Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asambleja e PS, Veliaj: Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Asambleja e PS, Veliaj: Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s
AktualitetPolitike

Asambleja e PS, Veliaj: Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për detajet e organizimit të partisë për qarkun Tiranë të diskutuara këtë fundjavë në asamblenë e PS.

Ai u shpreh se PS ka nisur përgatitjen për betejën që po vjen, si partia më e madhe qeverisëse në vend. Veliaj theksoi se janë kaluar në sitë të gjithë organizmat e partisë, duke filluar nga organizata socialiste deri te niveli më i lartë që janë të deleguarit dhe të gjithë funksionarët që ndjekin punën.

“Ne jemi duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, të përgatitemi, stërvitemi dhe disiplinohemi për një betejë që po vjen. Beteja e vërtetë vjen në 2025. Në dallim me të gjithë partitë e tjera që janë kryesisht elektorale pa ideologji, pa filozofi, kryesisht të furnizuara me inate dhe pasione histerike ne jemi një parti që është e bazuar në ideologji, që ka qeverisur vendin prej shumë vitesh. Si partia jo vetëm më e madhe qeverisëse por edhe si partia më fleksibël për nevojat e komunitetit, dhe që është më e adaptueshme për ato që janë ekzigjencat e momentit kjo është një parti që gjithmonë kalitet. Ne kemi kaluar në sitë të gjithë organizmat e partisë tonë. Duke filluar nga ajo që quhet organizata socialiste që është te niveli i qendrës së votimit deri te niveli më i lartë që janë të deleguarit dhe të gjithë funksionarët që ndjekin punën. Dua të kujtoj që në qarkun e Tiranës voton 1/3 e popullsisë së Shqipërisë sepse banon më shumë se 1/3 e popullsisë së Shqipërisë. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do vazhdojë të rritet. Unë e kam marrë shumë seriozisht këtë detyrë. Kemi qenë në një fazë verifikimi të të gjithë strukturave tona. Pjesa më e madhe është e shëndoshë dhe ka akoma takat dhe fuqi dhe energji për të çuar betejën tonë përpara për 2025. Unë besoj ashtu siç ia prezantova asamblesë dhe kryetarit të partisë që ka disa vende ku ne duhet të bëjmë disa korrigjime që të bëhemi gati për 2025”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai sqaroi edhe diskutimet me kryeministrin Edi Rama dhe qëllimin e përbashkët për një rezultat sa më të mirë të PS në zgjedhje. Veliaj tha se sa herë PS ka takime të tilla, portalet e opozitës fantazojnë për një konflikt.

“E di që sa herë që kemi takime të tilla të gjitha portale e opozitës argëtohen me çështje të tilla. Janë të njëjtat portale që thonë si humbëm me një mënyrë kaq të tmerrshme. Dua t’i lë ta shijojnë fantazinë e tyre. Nuk kem, i asnjë konflikt. E di që ata luten përditë që të ketë një konflikt por nuk ka. Unë dhe kryeministri jemi gjithashtu kritikë të një pune që mund të bëjmë më mirë.

Në disa zona kemi mundësi të çojmë disa njerëz që mund të jenë edhe më të zhdërvjellët. Ankesa e portaleve të opozitës është pse nuk fitojmë 8 me 0, por fitojmë 8 me 2. Do sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë. Fakti që të gjithë portalet e Zenit dhe Saliut janë shumë të shqetësuar se sa e thellë është fitorja jonë, është në thelb një kompliment. Unë do sigurohem që t’ia plotësoj këtë kërkesë lapsave, stilolapasave, syrave, ciklopave që jeton duke u lutur ditë natë dhe i ka bërë gjunjët me kallo që të ketë një konflikt. Nuk ka asnjë mungesë dakordësie. Përkundrazi ka një zell se si mund ta çojmë fitoren më të thellë”, theksoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?