Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asfaltohet rruga “Jashar Erebara” në Tiranë, Veliaj: Dikur rrugë që përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Asfaltohet rruga “Jashar Erebara” në Tiranë, Veliaj: Dikur rrugë që përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës
Shoqëri

Asfaltohet rruga “Jashar Erebara” në Tiranë, Veliaj: Dikur rrugë që përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës

Published: March 25, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes punimet për asfaltimin e rrugës “Jashar Erebara” në Njësinë 8. Ai risolli në vëmendje faktin se, kur përmendej emri i kësaj rruge, mendja shkonte te përmbytjet, por tashmë situata ka ndryshuar dhe falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës në zonë është rritur ndjeshëm.

“Rrugën ‘Jashar Erebara’ e dëgjoja sa herë merrja raportime për përmbytje sepse uji i lumit kthehej mbrapsht nga kanalizimet. Sot do të njihet si rruga paralel me “Bulevardin e Ri” të Tiranës. “Bulevardi i Ri”, si rrugë dhe arterie kryesore e qytetit, do pësojë zhvillimet më të mëdha. Aty planifikojmë të kemi edhe Muzeun e Artit Modern, por edhe një qendër të konventave. ‘Pallati i Kongreseve’, laj – thaj, është i zënë gjithë vitin, prandaj na duhen më shumë hapësira të tilla. Duam që te ‘Bulevardi i Ri’, përveç ndërtesës së re të bashkisë, të çojmë edhe këto dy hapësira. Në fund të bulevardit po bëjmë lagjet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, ndërkohë tashmë, që në fillim të rrugës “Jashar Erebara”, dallohen ndërhyrjet e reja të urbanistikës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se në Tiranë po punohet në çdo orë të ditës dhe të natës. Sipas tij, asfalti shtrohet natën sepse punohet më kollaj për shkak të qarkullimit më të pakët të mjeteve. Ai u bëri thirrje banorëve që të jenë mirëkuptues, teksa shtoi se po punohet me të njëjtën cilësi në mbi 100 kantieret e hapura në kryeqytet.

- Publicitet -

“Janë punë që i kursyem nga viti i kaluar, duke qenë se shumë prej komponentëve, si betoni, çeliku dhe asfalti, pra shumë prej artikujve pësuan një kërcim në çmime për shkak të luftës. Tani që çmimet janë stabilizuar, jemi duke rikuperuar ato investime që arritëm të kursenim nga sjellja nikoqire e bashkisë. Pra, ne po punojmë edhe te Kopshti Botanik, edhe te Liqeni i Thatë, jemi duke punuar në Dajt, në Tufinë apo te “Freksu”, ashtu edhe në “Astir” dhe në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se puna do të vazhdojë me rrugët që lidhen pingul me “Jashar Erebarën” dhe “Bulevardin e Ri”. “Kështu sigurohemi që shkolla “Sevasti Qiriazi” dhe “Kiço Blushi” nuk ngelen vetëm një ishull i urbanizuar, por urbanizohet e gjithë zona. Në qoftë se më përpara thoshin: ‘Jo, po, këta janë tanët. Këta s’janë tanët’, – të gjithë janë tanët! Fëmijët nuk kanë as parti, as bindje politike, as nuk votojnë. Për hir të tyre lipset që Tirana të jetë bashkë dhe punët të mos pengohen”, nënvizoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?