Një 55-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se është asfiksuar në një hotel ku po qëndronte në qytetin e Maliqit.
Sipas burimeve dyshohet të ketë pasur rrjedhje gazi në dhomë e për këtë arsye ka pësuar asfiksim.
Nuk ka ende të dhëna nëse është turist vendas apo i huaj, por pritet të zbardhen informacione të tjera në vijim.
55-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës.
Nga ana tjetër, policia ka filluar hetimet mbi rastin.
j.l./ dita