Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
EkonomiLajmi i fundit

Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Published: October 12, 2026
Shpërndaje

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë, pavarësisht se nuk marrin asgjë në këmbim.

KESH mbylli zyrtarisht tenderin për operimin dhe mirëmbajtjen e Tigrave të Vlorës për dy vitet e ardhshme.

Kontrata gjigante me vlerë totale prej 1.67 miliardë lekësh pa TVSH ose 18.6 milionë euro i është besuar kompanisë “RENCO Spark sh.p.k.”, e cila është pjesë e grupit italian të inxhinierisë “Renco Spa”.

- Publicitet -

Por shifra prej 25.5 mijë eurosh në ditë nuk është e gjithë fatura që do të paguhet. Ajo parashikon vetëm mirëmbajtjen dhe operimin. Ndërkohë miliona euro të tjera do të paguhen për të blerë karburantin. Furnizimi me lëndë djegëse (Heavy Fuel Oil – HFO dhe Light Fuel Oil – LFO) sigurohet dhe paguhet tërësisht nga KESH sh.a.

Renco ishte pjesë e konsorciumit bashkë me amerikanen Excelerate, që solli dhe mirëmbajti këto asete për dy vitet e kaluara kundrejt faturës marramendëse prej 70 milionë dollarësh.

Shpërdorim masiv i parasë publike
Dy anijet konsiderohen si një nga rastet më flagrante të shpërdorimit masiv të parasë publike. Ato u sollën në Shqipëri në vitin 2022 me argumentin për të forcuar sigurinë energjetike.

Sipas marrëveshjes me Excelerate, Korporata Shqiptare pagoi 94 mijë dollarë në ditë për një periudhë dy vjeçare për qiranë e këtyre dy anijeve, ndërkohë që nuk dihet sasia e energjisë së prodhuar prej tyre.

Në total për periudhën dy vjeçare marrëveshja kishte një vlerë prej rreth 70 milionë dollarësh, dy të tretat e të cilës ishin pagesë qiraje, ndërsa pjesa tjetër kosto mirëmbajtje.

Si përfundim, KESH pagoi 70 milionë dollarë për të marrë dy asete jo rentabël, të cilat kanë një kosto jashtëzakonisht të lartë të prodhimit të energjisë.

Kjo është dhe arsyeja që në periudhën e qirasë ato u përdorën shumë pak, pavarësisht se paratë u paguan plotësisht – shkruan Kapital.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 12, 2026 at 5:28 pm

    Merr plerat e botes per favoret e koreanes se degjeneruar dhe korruptuare Yuri Kim,.Paguaj shqiptaret per qera,per mirembajtje,,Keto gerdalla mesjetare nuk prodhojne asnje wat energji.Kane mbetur si kadavra kanceroze Edi Rama,,sepse shqiptaret nuk kane dy kallepe dinamit ti hedhin ne vere.I ruajne per te vrare njeri tjetrin.
    Ku eshte Komisjoni Ekonopmik i Opozites?Perse nuk kerkon seance plenare per keto kadavra,qe po i kushtojne nje apartament ne dite popullit shqiptar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  • “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri” – Britania kërkon të dërgojë një familje siriane në Tiranë
  • Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë
  • Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit

Komentet e Fundit

  1. demo on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Valon on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Vl on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?