Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Askush si Guardiola, dy tripleta me skuadra të ndryshme dhe tekniku me më shumë tituj. Më i miri i historisë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Askush si Guardiola, dy tripleta me skuadra të ndryshme dhe tekniku me më shumë tituj. Më i miri i historisë?
AktualitetSoftSport

Askush si Guardiola, dy tripleta me skuadra të ndryshme dhe tekniku me më shumë tituj. Më i miri i historisë?

Published: June 11, 2023
Shpërndaje

A është Pep Guardiola më i miri i historisë? Përgjigja sidomos në sport, disiplinë emocionale dhe pasionante, është e ndryshme. Por po t’i referohesh të dhenave që s’gënjejnë, ai u bë tekniku me më shumë tituj. As Murinjo dhe as Ançeloti nuk paraqesin më rrezik… Dhe me skuadrën që ka ndërtuar, e milionat e sheikëve pas, s’ka më strateg që e ndalon në këto kushte dhe rrethana. Ndoshta në një të ardhme të largët. Gati 30 tituj të fituar, mes tyre 3 Champions. I pari trajner që fiton dy tripleta në skuadra të ndryshme. E kush nuk do e kishte zili! Pas Barcelonës 2008-2009, tani me Manchester City sezoni 2022-2023.

Dje rreth mesnatës së shtunë pritja mori fund, edhe pse mes drithërimave dhe një paraqitjeje zhgënjyese të anglezëve, që po të mos ishte për Lukakun dhe tersin e tij, edhe mund ta kishin humbur finalen e dytë në tre vite. Për herë të parë në historinë e klubit Manchester City është shpallur kampione Europe. Klubi i sheikëve i drejtuar nga Pep Guardiola arriti të mposhtte në finalen e Champions League të zhvilluar në Stamboll Interin me rezultatin 1-0. Italianët përkundër pritshmërive u paraqitën mjaft dinjitoz në fushë, ndërsa episodi që përcaktoi ndeshjen më të rëndësishme të futbollit europian ishte në minutën e 68 nga Rodri.

Edhe pse pati disa raste të mira, fillimisht me Di Marco-n dhe më pas me Lukakun, Interi nuk arriti ta dërgonte ndeshjen në shtesë, ndërsa vërshëllima e trefishtë e arbitrit bëri që të shpërthente festa e madhe te britanikët. Lot gëzimi te Manchester City, ndërsa trishtimi te italianët.

Më këtë triumf Guardiola u bë trajneri i parë në histori që fiton tripletën me dy klube pas Barcelonës, ndërsa për Interin kjo ishte finalja e 6 në histori. Pas ndeshjes trajneri spanjoll i City-t deklaroi ‘se më fund ia arriti ta fitojë këtë trofe të vështirë’, ndërsa me shaka i kërkoi Realit ta ketë frikë, pasi për pak vite do ti afrohet ndjeshëm.

Sakaq trajneri i Interit Simone Inzaghi tha se ‘futbollistët e tij u treguan të magjishëm’, ndërsa kërkoi vazhdimësi që këtë sezon ta përsërisin edhe në të ardhmen. As presidenti Zhang nuk e bëri dramë, duke deklaruar se ‘është krenar për ekipin’ dhe sa ‘ka nisur punë për të ndërtuar një Inter më konkurues sezonin e ardhshëm’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?