Nga ARTAN DUKA
Botuar në Dita
Edhe pa pyetur orakullin, dihet si bitisen takimet e shtetarëve tanë me ata grekë, përfshi edhe atë së fundi tek Orakulli i Delfit. Kryetitull mbetet gjithnjë avazi grek i tё stisurave në kurriz të së vёrtetave historike nga Ҫamёria, arvanitasit, emigrantёt, ligji Luftёs, zhbërja e toponimeve etj.
Një zbythje e mefshtësi e shndërruar në normë e pudrosur edhe me “furça”, adhurim e servilizëm ndaj një fqinji historikisht hilanjos e zullumqar që sado nammadh në botë, mbetet idhnak i vogël në rajon.
Nёse justifikohet se e do puna me veton greke nëpër këmbë drejt BE, gënjejmë veten nëse pandehim se jemi më dinak se ta. Plot gjëra ngulen e nuk shkulen më ndaj avazi i kapter Ramiu “puna e komisarit ishte loja”, ёshtё tulatje vetpërçmuese humbësi.
Jemi shteti amё, me Dardaninё bёhemi dy tё tillё dhe respekti e dinjiteti shqiptar në Gadishullin Ilirik rri me tё vёrtetёn për sot e mot, me apo pa “teser” të BE.
Veto qё shtyn orёn pas
Qёndrimi kritik gjerman ndaj vetos nё BE ёshtё lajm ogurmirё kur mendon abuzimin me të e refrenin grek se rruga drejt BE kalon nga Athina. Por, edhe pa hequr veton, dinjiteti e do qё tё refuzohen tё paqёnat dhe tё kёmbёngulet pёr tё vёrtetat sepse edhe nёse Greqia vijon me avazin e saj, nuk bën gjё tjetër veçse i jep njё tjetër argument Gjermanisё për heqjen e vetos në BE.
Demokracia e vetoja nuk shkojnё bashkё e heqja e saj do tё ҫlirojё marrёdhёniet mes fqinjёve nё gadishullin Ilirik nga ato shqiptaro-greke, maqedonase-bullgare, dardane-sёrbe etj. E vёrteta e çliruar nga makthi i vetos nuk pengon por nxit integrimin sepse BE ёshtё shtёpi vlerash demokratike ku e vёrteta historike inkurajohet si fillesё e lёnies pas tё mёrive shekullore e miqёsisё e bashkёpunimit pakthim mes kombeve sikurse edhe marrёdhёnia franko-gjermane dёshmon.
Zbythja nёn presionin e vetos ndaj Greqisё nuk shkon edhe sikur ajo tё mos hiqet nga BE, vetёm nёse pёrdoret si alibi pёr tё justifikuar squllёsinё apo nёnshtrimin ndaj fqinjit e preҫedentёve deri mё sot! Nё kandar ёshtё dinjiteti i shtetarit e kombit bashkё ndaj “topi” i tё vёrtetave duhet hedhur nё oborrin grek se shkon vetë pastaj në Bruksel. Miqёsia e bashkёpunimi dy e shumёpalёsh sot në rajon e nesër në BE, mbeten të rreme në kurriz të dinjitetit e së vërtetës dhe vetë BE duhet të jetë një kontratë ku palёt duhet t’a meritojnё njёra-tjetrёn.
Binjak nga lashtёsia
Pёr mёse njё shekull shteti grek e sёrb vazhdojnë të shtrёmbёrojnё tё vёrteta historike nё Gadishullin Ilirik e Europa, nё mos mbylli njё sy, e ka bekuar e mbёshtetur dikur kёtё gjë. Partneriteti strategjik apo marrëdhënia e shkëlqyer me Greqinë mbetet iluzion sa kohë mbetet Ligji i Luftës dhe nuk ka reflektim ndaj tragjedisë në Ҫamёri (atё qё Sёrbia nuk e arriti dot nё Dardani e pёr tё cilёn Europa ende nuk bёzan), arvanitasve etj.
E megjithatё, ndryshe nga Sёrbia, me Greqinё marrёdhёniet duhet tё jenё vërtet tё shkёlqyera dhe vёllazёrore se fundja na bashkon historia e gjaku qё nuk bёhet ujё.
Jemi binjak nga lashtёsia dhe Greqia ёshtё shtet ku gёlon si shumicë gjaku kuq e zi qё nuk ka pasaportё dhe fe qё e zhbёn.
Aq sa jemi tё ndarё nё disa shtete, po aq dhe mund të thuhet se jemi shtete kuq e zi nё rajon me Greqinë një ndër to, njё e vёrtetё historike kjo qё politika jonё duhet t’a artikulojё se i bёn nder jo vetёm dinjitetit tё shtetit shqiptar por dhe se ҫliron tё tretё nga atavizmat e sё shkuarёs qё mbajnë peng emancipimin, identitetin e zanafillën reale historike.
Pёr BE, hapja e bashkёpunimi kanё si zanafillë trajtimin e jo arkivimin apo shtrёmbёrimin e sё vёrtetёs historike ndryshe bashkё me Ilirinё, nё BE do tё futet “kontrabandё” edhe “fuҫia e barotit” qё Europa sajoi me duart e saj me çorben e kufijve dje dhe që sot i ndruhet aq shumë sa e vë si kusht për integrim.
Europa, BE nё rradhё tё parё, duhet tё nxisё në emër të paqtimit frymёn e rishikimit objektiv tё sё vёrtetave nё Iliri duke reflektuar sadopak pёr padrejtёsinё historike ndaj kombit shqiptar qё mbetet “skelet nё dollap” për ndërgjegjen e BE.
Kaosi e tensionet nacionaliste, shovinizmi historik, zinxhiri i dramave e luftrave nё gadishullin Ilirik ka krijuar hendek tё madh mes kombeve nё rajon e kjo edhe pёr faj tё “vizatimit” tё kufijve nga Europa dje.
Nё gadishullin Ilirik, mё shumё kemi luftuar se punuar, ngritur mure se shtruar ura, trashёguar mёri e armiqësi se miqёsi e mirёbesim etj me pasojё nё shtetbёrje, kohezion, miopi nacionaliste etj dhe Europa e djeshme ka “gisht” nё tё.
Pёrpara se dikush nё BE tё shprehё shqetёsimin pёr sjelljen e shoqёrisё shqiptare ndaj korrupsionit, tё kuptojё se ёshtё politika ajo qё i bёn gjёrat ҫorap duke abuzuar e shijuar bollёkun nё “bllokun” e saj, me njё dorё edhe nga vetё BE!
Popujt nё BE nuk bёnё “vezёn e kuqe” pa janё nё BE por politika e tyre u fut nё hulli dhe shoqёria vetё nuk vuajti padrejtёsi shekullore me “firmёn” e Europёs me pasoja pafund pas.
Nuk kishte pse tё ndodhte lufta Rusi-Ukrainё qё BE tё motivohej pёr zgjerim; fundja jemi ata qё ishim edhe para kësaj lufte. BE duhet tё integrojё pa vonesa gadishullin Ilirik sepse “entropia” e uniformizimit e integrimit do tё ndodhё vetvetiu. Reformimi e demokratizimi, hapja ndaj tё tjerёve, rishikimi objektiv i historisё, bashkёpunimi pa doreza etj, vetёm pёrshpejtohen me Ilirinё brёnda nё BE, një pragmatizёm ky sikurse edhe NATO me pranimet nё tё.
Integrimi si borxh historik
Europa i ka plot borxhe historike popullit shqiptar dhe “karma” rёndon më tej kur shpёrfillen kontribute nga lashtёsia, Skёnderbeu etj apo mё keq, nёpёrkёmben kufijtё nё dёm tё shtetbёrjes pёr tё cilin BE drejton gishtin sot etj.
Kufijtё mbase nuk ndryshojnё por njё Ilirik nё BE do i zhbёnte ato duke bёrё tok sёrisht vetëm shqiptarёt nё rajon (sikurse edhe Ballkani i Hapur dje sepse Sёrbia edhe në BE do të mbetet aty ku është). Jemi i vetmi komb i ndarё nё rajon dhe Europa na i ka bashkimin borxh nё BE sa mё parё!
Integrimi i rajonit nuk ka pse ngelet peng i politikёs sё prapё qё spekullon me tё shkuarёn pёr pushtet e ndёrkohё vetё ёshtё nё “BE” e i leverdis tё jetё i pari i fshatit e jo i fundit i qytetit. Kjo “glasё” politike pёr tё cilёn BE qahet aq shumё, ia doli sepse njё dorё ia dha edhe vetё BE dikur kur i ҫerfikoi si “demokratё”. Nё mos i polli, i mёkoi aq gjatё sa i bёri “burra” qё ndukin dorёn qё i ushqeu dikur.
BE e ka partneritetin me shoqёrinё dhe jo me politikёn shqiptare qё ka marrё kot dhe ende nuk ka kapistall qё i vё fre, qofshim brёnda apo jashtё BE.
BE duhet tё ndёshkojё politikёn e prapё me nongrata dhe izolim e jo shoqёrinё me pritje “godoje” tek dera e saj. Korrupsioni luftohet duke drejtuar gishtin qartazi ndaj elitёs politike qё tjetёrson mundin e pasurinё e kombit, deri edhe pёr tё lobuar pёr imazh e blerё influencё nё BE. Merremi me kolaboracionistёt se ҫuan kurorёn pёrtej detit por sot politika po ҫon “kurorёn” nё Bruksel duke nёpёrkёmbur pasuri e dinjitet kombёtar.
E nёse BE nuk reagon e “lёkura” ёshtё e thёnё tё shitet, tё shitet shtrёnjtё! Integrimi nё BE duhet tё vuloset me referendum. Duhet t’ja vlejё si partneritet e jo vasalitet, ndryshe duhet tё hapemi e thellojmё bashkёpunimin me ata qё na vlerёsojnё. SHBA nuk ёshtё larg pёr njё planet qё sot ёshtё “fshat” aq mё tepёr sot me Trump tё interesuar pёr bashkëpunim.
BE nuk ka ҫfarё pret mё që tё ftojё aty popullin mё tё lashtё nё Europё. Politikanёt shkojnё e vijnё por shpirti e identiteti europian duhet tё bёjё bashkё pa vonesё tё gjithё kombet nё kontinent nga Iliria, Ukraina, Rusia etj, me tё fituar tё gjithё! Ndryshe, besimi tek BE do tё zbehet dhe politika e prapё do të vazhdojё tё abuzojё e t’ia dalё me lojёn nacionaliste me tё shkuarёn në rajon duke nanurisur popujt si gjithnjë me pёrralla me …BE!
DITA

Cfare shterngese ke mor artikull shkrues,qe te glorifikosh marredheniet shqiptaro-greke. Te pretendosh se pa Greqine,populli shqiptar nuk merr doot fryme eshte propogande shoviniste grekomadhe..Deklarimi:Jemi binjake nga Historia,ne Greqi gelon gjaku kuq e zi,,
Jemi shtete kuq e zi ne Rajon,lShteti shqiptar duhet ta artikuloje kete vellazeri gjaku,se i ben nder dhe e shpeton nga Atavizmat e te kaluares.,.Europa krijoi fucine e barotit ne Ballkan me kufijte(e ka fajin Evropa per kufijte!!!!!!!) Te gjitha keto hypokrizira grekomane jane antihistorike dhe antishkencore.
Se cfare qellimi ka autori qe hedh ne tregun mediatik te tilla bolle te dashurise greko-shqiptare,me bejne te mendoj se eshte perfshire ne vorbullen grekomane te dashurise grekoshqiptare te koheve te fundit,,kur shteti grek po ushqen Projektin e Autonomise se Associacionit te komunave greke,Po rremben ne Hage me dakordesine e Atdheshiturve qeverritare,Detin Jon;.
Genjeshtra e pare-Binjak nga Lashtesia. KJO NUK ESHTE E VERTETE.Gjenetikisht ADN Iliro Epirote ndryshon nga ADN e grekerve te lashte. Germimet Arkeologjike kane vertetuar se kultura,,varrimet,,Antropologjia,(permasat trupore dhe forma e kafkes)ndertimet,veshjet,orendite,armatimi Ilireve ndryshon kryekeputr nga ai i grekeve te lashte.
Gjuhesisht prej studimeve te thelluara te Joklit,Cabeut,Jorges,Krahes e dhjetra shkencetare evropiane te shek XIX,XX,Gjuha shqipe ka vellazeri gjuhesore me thrakishten e lashte(rumune vllahet e sotem).Ka kushurinj te pare popujt gjermanike dhe popujt latine,.Ka kushurinj te dyte popujt Baltike,Keltet,Armenet dhe Perset. KA TE BEJE ME GREKET E LASHTE.
Rruga e parardhesve Ilire ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dhe rruga e perhapjes se grekewrve te lashte nga Kaspiku ne brigjet e Egjeut,JANE TE NDRYSHME.
Sic shenon Cabeu,ne gjuhen shqipe ruhen shume pak greqizma te lashta,Gjiri Ambrakise(gjiri i Artes) ka sherbyer per 3000 vjet fqinjesi si nje humnjere e thelle midis dy popujve,
Ne Greqine e sotme ndodhen viset shqiptare te Epirit dhe Camerise te pervetesuara me masakra spastrimi etnik nga greket e sotem.Kjo nuk na ben vellezer me greket.Duhet ti qendrojme grekewrve,ashtu si u qendrojne kosovaret serbeve.Me gishtin kembez dhe pushken ne frengji. Kjo e shpetoi Kosoven nga fati Camerise.
Te fajesojme Evropen per pushtimet greke,eshte nje hypokrizi qe i sherben grekerve.
Sa mbahet ujku pa mesyre stanin,aq mbahet greku pa mesyre tokat,detin,ajrin e Shqiperise.;Edhe ato kufij qe kemi me grekun i vendosi Evropa,Ajo Evrope i ruajti me sakrifice jete,se ne Durres do ta kishe grekun. Ndermadhi Tradhetar Ato kufij qe kane gjakun e Gjeneral Telinit,vete i dergon ne Hage ti cqyejne greket,qe s`kane te ngopur.,.vazhdon..
Mos vazhdo me demo,se nuk degjojne nga ai vesh,keta! Greku gaaa e keta naaaa!
Greqia eshte shtet shqiptar historikisht se shumica e popullit eshte nga pellazgjike si camet, arberor si arvanitasit e shqiptaret pas 90, problem mbetet shteti e politika greke qe ka futur pyken mes nesh, moren trojet e shpiken ‘popull’ por gjerat do shkojne ne vend se nuk mbulohet dielli me shoshe e futja ne BE do lejoje hyrje dalje e afrim mes vellezerve qe na ndane gjate. jemi te pakten 4 shtete shqiptare me emra te ndryshem dhe heret a vone do valvitet nje flamur. nje gjak ishte aleksandri maqedonas e teuta ilire ndaj kur te shkruhet drejt historia do celen me tej syte edhe matane kufirit
Nuk ka te reja po te vazhdosh me avazin dhe vesin e vjeter.Te drejtat dhe interesat e vendit tend nuk duhet t’i zhbesh cilido te jete perfitimi,e jo te veteofrohesh per shkaterrtimin tend.Ne 2026 te flasesh ende per leshime eshte marrezi,sepse fqinjet nuk jane aq te forte sa duken e thone,thjesht lexojne mendesine tende te dobet dhe mundohen ta shfrytezojne.Ne lagjen e botes ku jetojme,nuk jemi kaq te parendesishem sa mendojme,sepse duhet te kesh ndermend gjithe faktorin shqiptar.Ne nuk kemi me gje per te dhene e as duam te japim,tani eshte koha te rikuperojme humbjet dhe te sherojme plaget.Evropen e duam,por pa humbur veten.ndaj drejtuesit po nuk e kuptojne kete dhe nuk munden ndryshe te dorehiqen.Sa per popullin,qe behet shume fjale,ka zgjedhur perfaqesuesit qe kane pergjegjesine e plote dhe te patjetersueshme per ato qe bejne gjate mandatit te tyre.
Injoranca populloreeee! Harbutaria populloreee!Provinca,katundaree!Fshataresiaaaa,koprativisteee!Kokedaullja Skraparit Sazan Guri, dallkauku Permetit Agron Dalipaj,!Teoria e prejardhjes Pellasgjike,Atlandide,Neandertale te shqiptareve eshte jo vetem antihistorike,Antishkencore,por DERGON UJE NE MULLIRIN GREK. Shqiptareve u pret rrenjet Iliro-Epirote te vertetuara gjenetikisht,Gjuhesisht,Historikisht. Injorantet Provinciale,pa arsimim Gjuhesor,arkeologjik,Bio Genetik etj,duan te na presin Rrenjet. Te nalene pa rrenje keto PACAVURRE PORTALESH.
I dijme arvanitet,Camerit,shqiptaret e denatyruar te Epirit,por keta jane Ata qe ruajne ADN Ilire ne Greqine e sotme.Greket po e shtrengojne fort kete te dhene shkencore ,duke pretenduar,se iliret jane greke.Jo,or jooo,Jane shqipt6aret e GYreqise Ilire!
Po qe per popuj mbjelles korres,qe mesyne Evropen 10 mije vjet me pare(te ashtuquajturit pellasge),,Ata kaluan te gjithe nga Brigjet e Turqise dhe ngushticen e Dardaneleve. I bie qe me shume pellazge se shqiptaret,te jene greket.;Shkencerisht me pellasge se shqiptaret,jane grekerit.Keta nuk lane as shkrim,as nje fjale te vetme,qe te hulumtonte shkenca,.Po mjafton vetrem emri pellasge,(lene nga Herodoti),qe te shperthejne fantazite popullore te vulgut katundar,.se vulgu katundar jo vetem ka kaluar malin e detin me gomone,por edhe eshte paisur me Portale ku shperthejne vulgoshkencen.
O popull idjooot!Shko tek Doktorri,mos shko tek Shamani.