Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Asnjë hap pas”, Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të funksionojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Asnjë hap pas”, Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të funksionojë
Lajmi i funditPolitike

“Asnjë hap pas”, Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të funksionojë

Published: October 24, 2024
Shpërndaje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë të dhënë me rastin e ceremonisë së 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane ‘Il Tempo’, ndër të tjera foli dhe për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Meloni u shpreh se pavarësisht pengesave dhe po ashtu edhe pse një pjesë të politikës nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni është e vendosur që të eci përpara.

Fjala e plotë e Melonit

- Publicitet -

Do të punoj ditë e natë, por edhe do të jap përgjigjet që presin italianët. Më ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali – Shqipëri. Ndjej detyrim t’ju kujtoj se protokolli është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe nuk është normale që përfaqësuesit italianë të shkojnë në Evropë për të kërkuar dënimin e Italisë.

Nuk do të lejoj që të çmontohet një model që ne kemi identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar emigracioni. Jam e vendosur të eci përpara.

Asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm, sepse imigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Unë mendoj se edhe gjyqësori është dakord me mua. Vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë.

Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali -Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve.

Ai do të funksionojë, nuk lejoj të çmontohet. Çështja e Shqipërisë është instrumentalizuar. Protokolli Itali – Shqipëri është një projekt që realisht mund të ndryshojë temën e menaxhimit të flukseve migratore. Këtë e kuptojnë të gjithë. E kuptojnë vendet europiane që po na mbështesin. Ju kujtoj se tema për të gjetur zgjidhje të reja për trajtimin e çështjes së migracionit ilegal ishte dhe në konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian.

Ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Evropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhë të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. Është e qartë se kush do të ndalojë migracionin ilegal e kupton se ky mund të jetë një çelës kthese në anën pozitive dhe kush nuk do që kjo të ndalet e kupton se ky mund të jetë një kthesë negative.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    October 24, 2024 at 9:55 am

    Eee moj torobelle ,eee.More mente e show manyt,qe i ben petllat me uje.
    Do kalosh gjykatat italjane,,gjykatat e BE,Parlamentin Evropian,Keshillin e Evropes,,e ca te tjera.
    Edi Rama fluturon me pras ne bythe,..Po te ishte kryeminister me kembe ne Toke,,nuk do ti humbiste gjithe
    Gjyqet Nderkombetare. Nuk pyete pak daj Samin ti cfare kurdisi teveqeli me MCgonigallon.Bere gjithe ate investim kot,si ushtria e Musolinit,qe ngecen ne Lluce ne Frontin Italo-Grek.

    Reply
  • Detari says:
    October 24, 2024 at 2:40 pm

    tall bythen dhe kjo zhaba me skipfolsat e namazgjase!

    Reply
  • Ledina says:
    October 24, 2024 at 5:49 pm

    Po te kisha komunikim me ambasaden e Italise ne Tirane do t’u rekomandoja qe te sillnin ne Gjader emigrantet e denuar me burg ne Itali, qofshin keta edhe shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  2. Ethem Lalaj on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  3. durrsaku on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Flamur on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. protestus on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?