Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave
KurioziteteLajmi i funditShendetesi

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

Published: April 30, 2024
Shpërndaje

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena.

Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik.

Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie).

- Publicitet -

Ky komplikacion i listuar si një efekt anësor i vaksinës, është etiketuar më parë si “trombo-citopeni e nxitur nga vaksina”. Pranimi i bërë nga AstraZeneca mund të çojë tashmë në dëmshpërblime individuale të çdo rasti, shkruan Daily Mail.

Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024.

Një prej atyre që kërkojnë kompensim është babai dy fëmijëve, inxhineri IT, Jamie Scott, i cili ka mbetur ia paaftë për punë prej lëndimeve të përhershme në tru, pasi mori vaksinën në prill 2021.

Ai është një nga 51 rastet e padisë që llogaritet të arrijë në 100 milionë paundë.

Bashkëshortja e tij Kate Scott, tha: “Shpresoj që ky pranim të sjellë një zgjidhje tani edhe pse është vonë. Kërkojmë të na kërkojnë ndjesë, të japin kompansimin për ne dhe familje të tjera të prekura, ne nuk heqim dorë.”

Dokumente të reja tregonin një ndryshim të gjuhës së përdorur nga AstraZeneca në sesione të kaluara, kur kompania insistonte se efekti i rëndë anësor nuk mund të ishte shkaktuar nga vaksina e tyre “në nivel gjenerik”.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë identifikuar raste të efektit në gjak nga vaksina e AstraZeneca në Evropë prej marsit 2021, vetëm dy muaj pas lëshimit të vaksinës në treg.

Deri në prill provat u bënë të qarta dhe vaksina nisi të kufizohej, shkruan media.

Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Dembabadem says:
    April 30, 2024 at 12:06 pm

    Kurse Greqia I dergoj “ndihma” ne Shqiperi.

    Reply
  • dyshuesi says:
    April 30, 2024 at 3:07 pm

    Po po e kapin ndonjë lek këta ankuesit. Në 10 mulion vaksina 51 vetë qenkan dëmtuar ? Luftojnë për të kapur ndonjë lek mir e kanë , ka lekë kompania.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 30, 2024 at 7:43 pm

    Cudi e madhe kjo. Nga 2021-in e deri sot, Doktora e Profesora, Eksperte dhe super-Eksperte, studime shkencore e jo shkencore, media serioze e jo serioze, qeveri ne Lindje e ne Perendim, kishin te gjithe nje emerues te perbashket. Te gjithe ne Kor e si papagaj te bezdishem, perserisnin vetem fjalen, vaksine e sigurt dhe efektive. Si ka mundesi gjithe ky koordinim Global ne Mashtrim? Ndoshta ky artikulli qe shkruan Dita me siper eshte nje Teori Konspirative.

    Reply
  • Saramati Mirjan says:
    May 7, 2024 at 4:15 am

    Gruaja ime i ka mar keto astra vrasese e tashi ka po kete Problem nese eshte keshtu ateher duhet te ju drejtohem edhe un avokatit time me nje shkres per keto vrasje ata duhet te mbajne pergjegjsi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?