Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ata panë vrasjen e Nikulajt, punonjësit e hotelit: Vrasësi, me dialekt nga veriu ose Shqipëria e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ata panë vrasjen e Nikulajt, punonjësit e hotelit: Vrasësi, me dialekt nga veriu ose Shqipëria e Mesme
KronikeKryesore

Ata panë vrasjen e Nikulajt, punonjësit e hotelit: Vrasësi, me dialekt nga veriu ose Shqipëria e Mesme

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Banakieri i lokalit ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj dhe një mik i viktimës, panë gjithçka nga ekzekutimi me 7 plumba që ndodhi në pak sekonda.

Miku i Nikulajt, siç shihet edhe në këto pamje, është fare pranë viktimës dhe vrasësit, i cili në një moment i drejton edhe armën, teksa largohet me shpejtësi për nga dera.

Ai ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia. Në dëshminë e siguruar nga Tv Klan, personi i identifikuar si Dëshmitari X, veç dinamikës, tregon disa karakteristika të fizionomisë së vrasësit.

- Publicitet -

“Isha te dera edhe isha me fytyrë nga lokali nga Ardiani, kur më erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.

Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.

“Rreth orës 12:30-13:00, unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.

Në kuadër të hetimeve janë pyetur dy persona, babë e bir, me të cilët viktima ka pasur një konflikt 3 vite më parë me Nikulajn. Që të dy kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasjen, ndonëse babai ka pranuar se biznesmeni 50-vjeçar i kishte rrahur të birin, ndërsa i biri e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Grupi hetimor po ndjek disa pista, kryesisht atë të konflikteve të mëparshme të viktimës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?