Nga Shaban Murati
Në 30 tetor 2022 mbaroi mandati presidencial i presidentit 89 vjecar të Libanit, Mishel Aun. Një personazh, që ka qenë edhe më parë kryeministër dhe president atij shteti tragjik, të sakatosur nga luftrat e brendëshme, dhe presidenti, që sapo iku tani, është një nga protagonistët e asaj katrahure libaneze.
Ngaqë popujt kujtesëshkurtër dashurohen me shtypësit e tyre, në 2016 në moshën 83 vjeçare ai u rizgjodh prapë president i Libanit dhe e la tani postin në moshën 89 vjeçare.
Emri i presidentit libanez lidhet edhe me një element biografik timin, sepse për shkak të tij kam marrë paralajmërimin e parë për pushim nga puna, sepse artikulli im për sunduesit, që kthejnë dhimbjen e popullit në dollarë, botuar në “Zërin e Popullit” në 20 janar 1990, i kishte djegur shumë dikujt me shumë peshë në udhëheqjen e partisë.
Kryeredaktori nuk e kishte parë atë ditë faqen e katërt të çeshtjeve ndërkombëtare dhe përgjegjësi i faqes isha unë. Ndaj po e sjell për miqtë dhe lexuesit e mi shkrimin me titull:

– ATA QË KTHEJNË DHIMBJEN E POPULLIT NË DOLLARË
Pamjet tragjike të përnatshme, që vijnë në ekranet televizive nga Bejruti, shkaktojnë dhimbje dhe trishtim tek miliona e miliona spektatorë, që i përcjellin njëkohësisht në katër anët e globit. Revolucioni në fushën e informacionit bën që pamjet e ditës të kthehen, në të njëjtën kohë në një dhimbje masive tek njerëzit e thjeshtë. Ky është transformimi i parë.
Por ka edhe një transformim tjetër, që nuk e nxjerrin ekranet dhe ndodh prapa kuintave të pushtetit. Është transformimi i dhimbjes së popullit në dollarë. Natyrisht nuk kthehen në Bejrut, ku ndodh tragjedia, sepse atje baronët e luftës nuk janë të sigurt. Ato kthehen në bankat perëndimore në formën e depozitave private të siguruara.
E përjavshmja franceze <<Canard Enchaine>>, njoftonte se gjenerali libanez Mishel Aun, komandant i forcave kristiane libaneze, ka një depozitë personale mbi 15 milionë dollarë në Bankën Kombëtare të Francës. Paga e tij zyrtare si ushtarak, është mjaft larg, si shumë dhe si kohë, që të krijojë një depozitë kaq të madhe personale, e cila vetëm nga përqindjet sjell 100 mijë dollarë çdo muaj.
Ekspertë të Lindjes së Mesme thonë se gjenerali, i cili ka lidhje të ngushta dhe i shërben Izraelit, ka depozita edhe në disa banka të vendeve të tjera. Këto para, si gjithë paratë që vilen nga punë jo të ndershme, janë grumbulluar duke shfrytëzuar postin dhe pushtetin, duke akaparuar nga fondet e caktuara për ushtrinë dhe nga taksat e kontributet e tjera të popullsisë, duke bërë spekullime me ndihmat, që dërgohen në Liban për arsye humanitare e për rimëkëmbjen e ekonomisë, me trafikun e armëve dhe mënyra të tjera të ngjashme.
Mishel Auni kërkon t’i veshë kësaj depozite private një motiv <<zyrtar>>: ato i duhen partisë së tij për të vazhduar luftën në Liban. Specialistët deklarojnë se ky është një pretendim qesharak, sepse me këtë shumë mund të blihen vetëm tre tanke të tipit <<AMX 30>>, pa municion.
Nga ana tjetër shtypi francez e rrëzoi pretendimin <<zyrtar>> të Aunit me faktin tepër domëthënës që të drejtën për t’i tërhequr paratë e depozituara e ka edhe e shoqja e gjeneralit, mjaft që të paraqitet në sportelet e Bankës Kombëtare të Francës. Pra motivi <<zyrtar>> avullon dhe paratë dalin si pronë e familjes Auni.
Ç’janë këto para? Ato janë shpërblimi, që i jepet Mishel Aunit, si një nga protagonistët e tragjedisë libaneze, për të vazhduar luftimet, për të mbajtur gjallë vëllavrasjen, për të vrarë libanezë e për të mbjellë terror. Atij i intereson të vazhdojnë gjaku dhe lotët në Bejrut, sepse shtojnë depozitat e familjes së tij në bankat e huaja në dollarë. Kuptohet, i interesojnë dhe atyre që e financojnë dhe e mbajnë Aunin, si Izraeli, që kanë përfitime të mëdha nga vazhdimi i luftimeve në Liban.
Përballë realitetit të depozitave personale në miliona dollarë në bankat e huaja, humbet si vesa në diell retorika e baronëve të luftës se <<mendojnë për popullin>>. Në fakt, ata mendojnë për lëkurën e tyre, ndaj vrapojnë të fshehin depozitat në bankat e huaja.
Është një traditë e provuar e diktatorëve, mafiozëve, mercenarëve dhe trafikantëve të ndryshëm, që paratë e grabitura popullit t’i transferojnë në shtetet e tjera. E bëjnë këtë, sepse e dijnë që në tokën e tyre janë zotër të përkohshëm, mbi të cilët, sot a nesër, do të bjerë urrejtja e popullit. Kështu ndodhi me Reza Pahlevin, Markosin, Dyvaljenë dhe diktatorë të tjerë, të mëdhenj e të vegjël, të ditëve tona.
Nga rregulli nuk mund të bëjë përjashtim as Mishel Auni dhe baronë të tjerë të luftës, të cilët shtojnë depozitat bankare, duke shtuar dhimbjen e popullit.
Me paratë e grabitura popullit, ose të fituara nga gjaku i tij, diktatorët e mëdhenj apo të vegjël, mendojnë të krijojnë një oaz qetësie në vendet e tjera, në kohrat e stuhirave të parashikuara në vendet e tyre.
Por, edhe ata që i janë shmangur stuhive, nuk kanë shpëtuar nga urrejtja e popullit. As nga turpi, i cili merr dhe ka formën e këtyre depozitave bankare, të krijuara me dhimbjen dhe lotët e popullit.
Botuar 20.1.1990
(Libri “Hije në diplomacinë shqiptare”, 2012, fq.44)

Lind pyetja pse AMERIKA e ka lene kete pilitikan te shkoje e te provoje te gjitha postet me te larta ne vendin e tij.Ja pse duhen lobingjet ne senatin ose dhomen parliamentare te USA
Delfin i frances kurve në misionin e roberimit të popullit të Libisë
TE GJITHE DERRAT E BOTES NJE TURI KANE
ZANATI I TYRE I VETEM TE PIJNE GJAK E MUT TE HANE
Per diplomatin Shabani, Reza Pahlevi eshte negativ dhe regjimi i i Ayatollahut ne Iran eshte ai qe i duhet Iranit?
.Lexova per kete figure, i cili ka luftuar gjate kunder sistemit sirian te Asadit, ka qene ne azil ne France, eshte zgjedhur president ne 2016 dhe nuk më rezulton qe pushteti i tij te kete qene i gjate dhe i panderprere.
Kemi dhe ne ne Shqiperi ‘gjenerale’ qe pasurohen nga pushteti dhe behen milionere brenda vitit si dhendri i perbindeshit te Vicidolit S’jamarber Malltesi qe grabiti kompleksin Sportiv Partizani dhe ngriti kompleksin e pastrimit te parave te vjedhura nga korrupsioni i larte shteteror , Gerdeci, nafta e miloshevicit, armet e shitura , vjedhja e floririt ne krrabe, vjedhja e rruges kombit.
Puna se me këto që thua i theret dërrit dajo
Mesazhi i dhene nga Shabani,ne shkrimin e mesiperm te 90’s,gjendet ne tri rreshtat e fundit ! Kjo nuk eshte pelqyer ! pikerisht ajo qe ndodhi pak me vone.Tironci
Arben@: Libanit, jo Libise!
Artikulli i Shabes i janarit 1990 nuk ka te share, packa se dallon si vazhde e asaj panorame bardh e zi te gazetes ‘Zeri i Popullit’, ku tre diktatoret e permendur, Riza Phlevi, Markos dhe Dyvaljeja ndryshojne politikisht mjaft nga njeri-tjetri, por ne drejtim te xhepit jane te ngjashem! Nejse, nuk e di cfare ndryshimi kane keta te tre, megjithe kete -pak te njohurin- Mishel Aunin, me politikanet e sotem shqiptare e europiane?!?
Vallahi or ti, me duket se ai Rizai i Iranit ishte me mi mire se ata ajatollahet qe e rrezuan. Ne kohen e tij, te pakten vajzat e reja mund te dilnin me floke zbuluar dhe nuk i vriste njeri se u kishin dale pak baluket.
Vete e thote “katraura libanese” dhe ket e paska shkaktu plaku Mishel qe me te gjith e gjente gjuhen por jo me Asadin dhe Hisbollahun e Iranit ! Me siguri ky qenka strumbullari i dhimbjes se popullit libanes ! “Cudia” e madhe esht qe ca “komentuesa” e gjekan priher paralelizmin me vendin ton sot ! Pa le po zhaba na del pothujse i persekutum !
Allah Allah c’po na shofin syt !
Me milionat qe kishte rrinte edhe n’France plaku pse te rrezikonte te hidhej ne ere si koleget e tij ,apo se donte me shum miliona per ne boten tjeter ! O Hajdar zhab Murat po ta kishte pas emrin Mhamut ky plaku me siguri do e kishe bo hero te popllit libanes !
Zhabe ! Ti si” kam qef me qen diplomat i modh ” mso pak nga “palloshi ” si dhe kur ngrehet zoni ne arene nderkomtare dhe mos u merr mo me pacavuret qe ke shkrujt n’koh te qepes!
Shko e bleje nji kapele …..
Hahaha po se kupton more qe Shaba sulmon cdo njeri qe ka patur mbeshtetjen e perendimit? Nese ka sot nje udheheqes qe po ben dollare me vuajtjet e njerezve ky eshte Erdogani. Po skeni per te gjetur asnje shkrim te shokut Shaban per te se Erdogani eshte perfaqesues i islamit radikal dhe kjo eshte thelbesore per Shaben.
Komunisti Shaban i Zerit te Popullit ka qene kriptoislamik. Tani eshte islamik i hapur dhe kriptokomunist.
Shabe Libani dhe Bejruti ishin perla te Mesdheut deri diten qe erdhen islamiket. Sot s’kane buke te hane dhe po shqyejne njeri-tjetrin.
Ky eshte realitet qe duket e s’ka nevoje per shume mend. Ku shkel “turku” s’mbin bari thoshin gjyshet.
Une sa shikoj Shabanin dhe Agim Neshon, se ç’me kujtohet dhe nuk i dua ti shohe fare e jo ti lexoj; ky ka dhe nje çke pene e mend, po ai i biri Gaqos, fare idiot demokratik se keta u zbuluan sot qe ishin nen hijen e brekeplumbave qe mburreshi te tjereve kur ishin te vegjel
nqs të duket SHaBAni si komunist e paske ngron derrin keq