Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Atentat me armë zjarri në Vlorë, vriten dy persona brenda makinës në ecje, plagoset një i tretë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Atentat me armë zjarri në Vlorë, vriten dy persona brenda makinës në ecje, plagoset një i tretë
KronikeKryesore

EMRAT: Atentat me armë zjarri në Vlorë, vriten dy persona brenda makinës në ecje, plagoset një i tretë

Published: August 18, 2022
Shpërndaje

Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë, ku dyshohet se janë vrarë dy persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë nënkalimit të Panajasë, ndërsa raportohet se personat janë vrarë brenda në makinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine, ku dyshohet se udhëtonin viktimat dhe i plagosuri.

- Publicitet -

Njëri prej viktimave njihej si “Shpati” në zonën e Vlorës. Shpati Lena nga Vlora, 37-vjeç dhe Haki Xhezo, 34-vjeç janë dy viktimat e atentatit. Shpati Lena ka qenë i përfshirë në një ngjarje për të cilën ka kryer disa vite burg dhe dyshohet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Një makinë e djegur është gjendur në Levan-Tepelenë, e cila dyshohet të jetë e autorëve.

Ndërkohë, mësohet se autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat dhe më pas i janë afruar paralel duke qëlluar me breshëri plumbash. Pas plumbave makina e viktimave  përfundoi në kanal.

Kujtojmë që një ditë më parë, Madrit Ulqinaku u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të Elbasanit.

Ndërsa dy vëllezër i morën jetën nga goditjet me thikë 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas sherrit banal për një vend parkimi.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur
  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla

Komentet e Fundit

  1. demo on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  2. Precizim on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. demo on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  4. Humoristi on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  5. Abc on Tkurrja e Bujqësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?