Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
AktualitetKronike

Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë me sfond kriminal ka tronditur qytetin, ku 45-vjeçari Beqir Devolli humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse.
​Ngjarja ndodhi vetëm 10 metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë.

Beqir Devolli, 45 vjeç, i njohur në Gjirokastër me nofkën “Çilo Hunderri” ishte nisur nga Tirana për në Gjirokastër pasditen e së shtunes. Rrugës, pa hyrë në qytet, ka konsumuar një kafe me 26-vjeçarin Erigels Mela. Të dy bashkë vazhduan drejt qendrës por në bulevardin “18 shtatori”, përballë Drejtorisë së Policisë, vetem 10 metra larg saj, makina shpërtheu ne ecje.

Në pamjet që transmetoi media shihet se si nga shpërthimi i fuqishëm, “Mercedes Benz” në pronësi të Çilo Hunderrit” përfundoi në trafikndarëse. Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram TNT.

- Publicitet -

Menjëherë në vendngjarje mbërritën hetuesit, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spital. Mëngjesin e kësaj të diele u tentua transportimi i 45-vjeçarit drejt Spitalit të Traumës por ai humbi jetën në ambulancë.

Ndërsa miku i tij, 26-vjeçar është në gjendje të stabilizuar në spitalin e Gjirokastrës.

Ka dyshime të forta se në atentat janë përfshirë dy persona, të cilët kanë ndjekur shënjestrën nga Viroi deri tek Drejtoria e Policisë, ku realizuan shpërthimin e telekomanduar nga një distancë jo më shumë se 30 metra. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, që kane filmuar ngjarjen.

Lënda plasëse, që dyshohet tritol, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, që vërteton plotësisht se shënjestër ishte “Çilo Hunderri”. Fillimisht, hetimet u përqendruan tek 26-vjeçari Erigels Mela, në prill të vitit të kaluar i dogjën makinën “Range Rover”. Ngjarja asokohe nuk u zbardh, por dyshohet se ishte formë presioni. Erigels Mela ka pasur të atin prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori.

Tashmë hetimet janë përqendruar tek e shkuara e viktimës. Në vitet 2000 ka qenë i skeduar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike ndërsa në Shqipëri ka qenë i dënuar në 2012 për trafik të klandestinëve.

Ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me hakmarrjen. Ka dyshime të forta se Beqir Devolli mund të jetë përfshirë në atentatin e Sarandës, ku mbeti i vrarë, 20 ditë më parë, 44-vjeçari Artan Myrtaj, njohur si Tani i Ruzhdiut.

Burime të tjera thanë se viktima dyshohet se ka qenë shofer i një grupi kriminal dhe nga ana tjetër dyshohet se ka pasur edhe rolin e informatorit të policisë, ku ka cuar informacione mbi trafikun e drogës. Në këtë kontekst, shpërthimi pranë Drejtorisë së Policisë dyshohet se mund të ketë qenë mesazh i koduar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?