Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në “Don Bosko”/ Eksperti Rexhepi: Ngjarja do zbardhet, sepse Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati në “Don Bosko”/ Eksperti Rexhepi: Ngjarja do zbardhet, sepse Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt!
Kronike

Atentati në “Don Bosko”/ Eksperti Rexhepi: Ngjarja do zbardhet, sepse Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt!

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Atentati i bujshëm në “Don Bosko”, me një qytetare të pafajshme të vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur, ku shënjestra e sulmit nuk ndodhej në lokal dhe rivalët u treguan të pamëshirshëm, është komentuar edhe nga ekspertë të fushës së kriminalistikës. Një prej tyre, Artan Rexhepi, thotë se ngjarja e ndodhur do të zbardhet. Rexhepi tha në “Report TV” se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen, pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal.

“Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai. Nisur nga këto ngjarje kriminale dhe taktika që autorët përdorin, pra e njëjta skemë, që përfundon me një makinë të djegur dhe autor të zhdukur, Rexhepi thotë se ka ardhur koha që në oborrin e Policisë së Shtetit të ketë në oborrin e saj një helikopter me snajperë që të jenë gati sa herë që ka ngjarje të tilla. “Monitorimi duhet bërë nga ajri, me dron, ndoshta ka ardhur koha që duhet të ketë helikopter me snajper gati, në momentin që ndodh ngjarja atë ngrihet helikopteri” tha eksperti. Vrasja, thotë eksperti nuk ishte aspak nga autor profesional. E në këto kushte, sugjeron që në rastin e plagosjes së personave të pafajshëm, që nuk janë shënjestra, të ashpërsohet Kodi Penal.

“Nuk ka profesionalizëm në atë ngjarje nga ana e autorëve. Një plagosje e një personi që nuk është objektiv në Kodin Penal të dënohet si vrasje”, tha ai. Vrasja në ‘Don Bosko’ dyshohet se është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinajt, ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë-Krujë, më 17 korrik 2022, me 3 të vrarë, mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. Mimoza Paja, 58-vjeçe, u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar lëshuan në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja.

- Publicitet -

Murati rezultoi se ishte arratisur nga Shqipëria, edhe pse me masë arresti shtëpiak, vetëm pak orë para sulmit. Itinerari ishte Prishtinë-Turqi, vend edhe ku besohet se po fshihet. Ndihmën ia dhanë miqtë e tij Endrit Dokle dhe Gentian Reçi, të njëjtët persona me të cilët u kap më 8 tetor të vitit të kaluar, teksa ishte i shpallur në kërkim, për bazën e armatimeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?