Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në “Don Bosko”/ Mbi 10 të shoqëruar, asnjë i ndaluar. Në momentin e sulmit, klientët e lokalit po shikonin ndeshjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati në “Don Bosko”/ Mbi 10 të shoqëruar, asnjë i ndaluar. Në momentin e sulmit, klientët e lokalit po shikonin ndeshjen
Kronike

Atentati në “Don Bosko”/ Mbi 10 të shoqëruar, asnjë i ndaluar. Në momentin e sulmit, klientët e lokalit po shikonin ndeshjen

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

Rindërtohet skema se si u larguan autorët e atentatit në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën pesë persona të tjerë, ndërsa mbesa e 58-vjeçares u lëndua nga xhamat e thyer në vendngjarje.

Mësohet se autorët kanë mbërritur nga zona e cila njihet si shinat e trenit, vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi krimi. Në momentin që automjeti është afruar përbri lokalit dhe dy vrasësit kanë dalë, të gjithë personat e plagosur kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli, ndaj dhe shumica e plagëve janë në pjesën e kurrizit. I vetmi person që ka qenë në këmbë ishte Mimoza Paja. Sipas dëshmive të dhëna në policia, autorët kanë qëlluar tri herë me breshëri, ndërsa plumbat kanë prekur edhe pjesë të sipërme të xhamave të lokalit.

Nga të shtënat humbi jetën 58-vjeçarja ndërsa menjëherë të ndihmuar dhe nga një person i tretë në rolin e shoferit. Ata u larguan nga vendngjarja në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë-Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe dogjën automjetin në fshatin Likmetaj. Policia ka sekuestruar një kamera sigurie disa metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Aty shihen dy persona që dalin nga automjeti, por për shkak të distancës nuk bëhet identifikimi i tyre.

- Publicitet -

Nga ana tjetër janë sekuestruar dhe kamera të tjera përgjatë itinerarit që ndoqën autorët por përgjatë gjithë lëvizjes së tyre ata kanë pasur të ulura pasqyrat e pasagjerit por edhe të shoferit, duke e bërë akoma më të vështirë identifikimin nëpërmjet pamjeve të tjera. Për shkak të vështirësisë policia ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ka informacione lidhur me identitetin e autorëve ndërsa deri më tani u sekuestrua pas më shumë se 10 orësh makina e djegur e autorëve dhe tre kallashnikovë. Deri në këtë fazë hetimore, konfirmohet se janë kryer mbi 10 shoqërime personash të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat, por nuk ka ende të ndaluar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?