Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në Fushë Krujë/ Zbulohet pamja e makinës nga ku u qëlluan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata (FOTO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati në Fushë Krujë/ Zbulohet pamja e makinës nga ku u qëlluan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata (FOTO)
KronikeKryesore

Atentati në Fushë Krujë/ Zbulohet pamja e makinës nga ku u qëlluan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata (FOTO)

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Policia kriminale ka identifikuar fotografinë e automjetit të përdorur në atentatin e një muaji më parë në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë Briland Martinaj dhe dy shokët e tij. Makina rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe është pajisur me targa të një mjeti tjetër të vjedhur. Krerët e policisë kanë hartuar edhe një listë personash që duhet të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Mjetit i është fshirë numri i shasisë dhe kjo ka sjellë vështirësi serioze në hetim për identifikimin e pronarit të tij. Sipas verifikimeve të kryera makina ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova, duke përdorur pikën kufitare të Morinit dhe policia po punon, se kush janë njerëzit që kanë futur këtë makinë në Shqipëri.

Njëherësh është zbuluar, se mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L. Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

- Publicitet -

Foto të siguruara nga Abcnews

Si ndodhi atentati më 17 korrik?

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen 17 korrikut. Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vakës që konfirmuan se ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhën.

Ekzekutimi i të rinjve dyshohet se lidhet me dy ngjarje kriminale të kaluara. Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Vis Martinajt  dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020. Gjithashtu, Martinaj dyshohet se ka qenë autor i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.

I vetmi nga tre personat që ishte i dënuar në makinën e sulmuar me armë, ishtë Diklen Vata, të cilin gjykata e Tiranës e kishte shpallur fajtor, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërsa Besmir Hoxha, nuk kishte asnjë çështje të regjistruar në prokurori apo të ishte i skeduar nga policia. Edhe Briland Martinaj, sipas prokurorisë rezultonte i hetuar vetëm për vrasjen e policit të FNSH, Xhulio Prela (Dhjetor 2020) por çështja u pushua dhe për vrasjen u arrestuan Redion dhe Sokol Hysa.

Ndërsa burime pranë prokurorisë së Laçit dhe policisë së Lezhës, thonë se për ngjarjen e vrasjes së Xhelal Reçit ndodhur në vitin 2021, Briland Martinaj, nuk ka qenë asnjëherë i dyshuar dhe për këtë ngjarje ai nuk është marrë asnjëherë në pyetje.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Prec Doda says:
    August 17, 2022 at 5:45 pm

    Keta ishin ata qe mos qofshin. Djem te rinj, qe i kishin hypur kalit mbrapsht.
    Kali i hodhi ne humnere.

    Reply
  • TURIEMIGR says:
    August 18, 2022 at 4:54 am

    CTE MBJELLESH DO TE KORESH. NJE RRUGE QE KA VETEM NJE FUND , SIC KISHTE DEKLARUAR DHE I NDJERI MARTINAJ PARA SE TE VRITESH.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?