Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në Vlorë, vizita në burg çoi në kurth Shpati Lenën, kush ishte shënjestra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati në Vlorë, vizita në burg çoi në kurth Shpati Lenën, kush ishte shënjestra
Kronike

Atentati në Vlorë, vizita në burg çoi në kurth Shpati Lenën, kush ishte shënjestra

Published: August 20, 2022
Shpërndaje

Një ditë pas atentatit të bujshëm në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona, gjithnjë e më shumë përforcohet ideja se shënjestër e eliminimit ka qenë Shpati Lena, me njohje shoqërore me të arrestuarin për vrasje.

Automjeti që udhëtonte nga qyteti i Vlorës në drejtim të Fierit, fillimisht është qëlluar me breshëri kallashnikovi në krahun e shoferit. Sipas burimeve nga organi i hetimit, mjeti i bërë shoshë nga plumbat drejtohej nga Shpati Lena, i cili njihej edhe si Geno Lena, dhe për pasojë ai është ekzekutuar i pari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej Hakim Xhezo, gjithashtu i vrarë në atentat.

Për ngjarjen, të premten mbrëma ka zbarkuar në Vlorë edhe kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano.

- Publicitet -

HETIMET

Hetuesit po analizojnë me kujdes çdo të dhënë në vendin e ngjarjes, dëshmi, apo pamje filmike që mund të çojë në identifikimin e autorëve të ekzekutimit mafioz të Shpati Lena dhe Hakim Xhezo paraditen e 18 gushtit në aksin FierVlorë.

Por, identifikimi i autorëve mund të jetë i vështirë, pasi siç mëson “Panorama” nga burime pranë grupit hetimor, autorët kanë qenë të kujdesshëm dhe kanë përdorur kapuç në kokë për të mos u dalluar. Gjithashtu, makina e autorëve mësohet se ka qenë me xhama të zinj.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë deri ne momentin e daljes në autostradë për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat, por edhe të mjetit tjetër tip “BMW”, i cili u gjet i djegur pak minuta më vonë në një zonë të pabanuar.

VIZITAT NË BURG

Shpati Lena i druhej një atentati dhe zakonisht qarkullonte me një automjet të blinduar tip “Audi A8”. Megjithatë, gjatë ditës së enjte kur ra pre e breshërisë së plumbave dhe për pasojë humbi jetën, ai udhëtonte me një makinë të zakonshme. Viktima udhëtonte për në Burgun e Kosovës në Lushnje, ku kishte shkuar edhe dy herë të tjera për të takuar Eduart Xhezon, shokun e ngushtë, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Vizitat bëhen gjatë të enjteve dhe vrasësit e kanë ditur këtë fakt dhe për pasojë, kanë kryer porosinë e tyre në dalje të fshatit Panaja në aksin nacional Vlorë-Fier. Nga ana tjetër, Hakim Xhezo merrej me një aktivitet privat dhe nuk ruhej në qytetin e Vlorës.

Nga mënyra se si është kryer krimi, dyshohet se bëhet fjalë për vrasës profesionistë, pasi i gjithë atentati është realizuar në më pak se dy minuta dhe atentatorët e kanë pasur të qartë se çfarë duhet të bënin. Kjo bazohet edhe te fakti i precizonit me të cilën është kryer vrasja dhe shpejtësia e kryerjes së krimit.

PËR ÇFARË U VRANË?

Pista kryesore e hetimit, është ajo e hakmarrjes dhe që lidhet me vrasjen e ndodhur në fillim të gushtit të vitit 2019 të biznesmenit, Arben Beqiraj. Shpati Lena ishte në vendin e ngjarjes kur u vra 50- vjeçari, pronari i një lokali në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë. Lena u arrestua në mars të këtij viti, si i përfshirë në këtë ngjarje, por Gjykata e Vlorës e liroi atë nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Megjithatë, edhe dy pista të tjera nuk përjashtohen nga ana e hetuesve, ajo që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike apo ndonjë konflikt i mundshëm kohët e fundit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mali says:
    August 20, 2022 at 5:19 pm

    QEVERI PO NA LENDON
    CURG PO.SHKON GJAK I HQIPTARIT
    MOJ PS TE BEFSHA NENEN
    PSE NUK.KTHEHESH PER SE MBARI

    RAMA .KA FALIMENTUAR
    MERRET VETEM ME PISLLEQE
    DJEM ME KOQE TI KE PLOT
    DHE ME SHKOLLE DHE ME KELLQE

    KA VAJTUR THIKA NE PALCE
    BOLL ME ME KALIN E NGORDHUR
    KU SHKOI TRADITA JOTE
    THIRRI MENDJES JEMI LODHUR

    VIDHET MUNDI DJERSA JONE
    NE ANKAND IU SHIT VATANI
    RINIA..PO AVULLON
    NENES PO I DIGJET XHANI

    MBATHJA BEJ ME KOHE TE MIRE
    KA PLOT ME TE MIRE SE TI
    BOLL ME PROFKA LIGESIRA
    SE KE MARRE ME TAPI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet e vdekur e ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?