Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AUDIO: “Ku do ta bësh sh..rrën, po m..tin, ju jeni idiotë”! A është Rama në telefon? Banori i Tragjasit publikon telefonatën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > AUDIO: “Ku do ta bësh sh..rrën, po m..tin, ju jeni idiotë”! A është Rama në telefon? Banori i Tragjasit publikon telefonatën
KronikeLajmi i fundit

AUDIO: “Ku do ta bësh sh..rrën, po m..tin, ju jeni idiotë”! A është Rama në telefon? Banori i Tragjasit publikon telefonatën

Published: March 2, 2026
Shpërndaje

Orgen Peci – DITA

Një video e regjistruar nga një banor i Tragjasit po qarkullon masivisht në rrjetet sociale, duke rindezur debatin për çështjen e ujit dhe dyshimet e komunitetit se burimet e zonës po orientohen drejt investimeve turistike.

Në pamje është një bisedë telefonike mes banorit dhe kryeministrit Edi Rama – sipas banorëve të Tragjasit që kanë hedhur regjistrimin në rrjete sociale.

- Publicitet -

Qytetari i drejtohet me një pyetje të drejtpërdrejtë: Përse po ndërtohen kanalizime të reja, kur fshati i ka tashmë funksionale? Sipas banorit, ndërhyrjet e reja ushqejnë bindjen se po përgatitet infrastruktura për të marrë ujin nga zona drejt resorteve luksoze.

Gjatë bisedës, kryeministri e mohon kategorikisht këtë pretendim dhe reagon me ton të lartë, i acaruar nga dyshimet.

Në video dëgjohen shprehje përçmuese dhe nervozizëm i hapur ndaj pretendimeve të banorit, duke e konsideruar absurd dhe të pabazë aludimin se qeveria po i merr ujë fshatit për interesa private të rezidencave të luksit që po ndërtohen në bregdet nga investitorët strategjikë.

Në një moment, reagimi kalon në gjuhë të ashpër dhe ofenduese, çka është edhe arsyeja pse videoja u bë menjëherë virale.

Kjo përplasje nuk vjen në boshllëk. Çështja e ujit në zonë është diskutuar edhe më parë, ndërsa Rama, sa herë është pyetur publikisht për akuzat se burimet po përdoren për resorte apo investitorë të mëdhenj, i ka hedhur poshtë si spekulime dhe manipulime.

Megjithatë, pyetja e ngritur nga banori – “pse duhen kanalizime të reja kur ekzistojnë?” – mbetet thelbi i mosbesimit lokal.

Për një pjesë të komunitetit, investimet infrastrukturore pa transparencë të plotë ngrenë dyshime për prioritetet reale të projekteve.

Videoja e fundit ka thelluar ndarjen: nga njëra anë qeveria që mohon çdo devijim uji; nga ana tjetër banorët që kërkojnë garanci dhe sqarime teknike të detajuara.

Mbi të gjitha, një fakt politik mbetet i dukshëm. Sa herë që hapet tema e ujit dhe resorteve, reagimi i kryeministrit bëhet i ashpër.

Debati duket qartë që nuk është vetëm për kanalizime apo për burime natyrore. Është për besimin.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/03/69a560cecbad2.mp4

Qytetari: Kanalizimet, që ju do t’i bëni Tragjasit, për çfarë funksioni do na interesojë? Fshatit?

Rama: Kanalizimet që… Për çfarë funksioni do të interesojë? Po se do ta vazhdosh ta lësh shurrën në rrugë mo? Po m..tin? Nuk të duhen për shurrë, kanali për shurrë, do ta fusësh në kanal, do vazhdosh ta hedhësh në baçe?

Qytetari: Po ato janë bërë. Çfarë, do bësh prapë nga e para?

Rama: Kush, kush janë bërë, cilat?…Ore je në vete, ore je në vete apo jo? Ore jeni në vete ju mo? Çfarë njerëzish jeni ju? Jeni komplet…

Qytetari: O, zoti kryeministër, ato që po thua, ato janë bërë. Do t’i qepësh nga e para, do t’i bësh?

Rama: More zotëri, atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë.

Qytetari: 15 vjet janë bërë tubacionet. Më fal..

Rama: Po çfarë do të të fal kur s’ke… kur flet budallallëqe? Si do të të fal? Po… kam kohë për të humbur me ty të dëgjoj budallallëqe se e di sa budallallëqe kam dëgjuar nga ju këto ditë apo jo? Jam ngopur, e kupton?

Se, ju jeni të çmëndur, po unë jam gjysëm të paktën, se kam një gjysëm andej nga ato zonat andej. Po jam gjysëm i çmëndur, ju jeni të çmëndur komplet mo burrë. Ju jeni njerëz komplet out. Po çfarë është kjo, ç’është kjo mënyrë mo? Si jeni kaq të çmëndur, kaq idiotë? Po si, po si mund të, si mund të mendoni…

Qytetari: Zoti kryeministër, më idiot nga ty nuk ka, që ta vdesësh një fshat edhe të thuash fshati është idiot…

Rama: Mos më bërtit mua se nuk i thashë idiot fshatit të Tragjasit, se po flas me ty dhe i thashë dhe vetes time gjysëm i çmëndur.

Qytetari: Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe nuk e shuan dot ti, zoti kryeministër.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Vlora 97 says:
    March 2, 2026 at 6:12 pm

    Pupupuu
    Sa turp

    Reply
  • [email protected] says:
    March 2, 2026 at 6:30 pm

    Akoma merreni me Ramushin
    Ai tani ka dal lakuriq e po perdhunon kombin

    Reply
  • [email protected] says:
    March 2, 2026 at 6:33 pm

    I HOQI BREKET DHE PACAVURJA E NDYRE DITKE PARA RAMES
    KUJTON SE NA PLASI SE NUK BOTON SHKRIMET 5OMA KUNDER TIJ
    TURPI ESHTE YTI
    DO VIJE KOHA TE RRAHESH GJOKSIN SE QE KUNDER DIKTATURES SE RAMES POR DO JETE VONE
    TURPI NUK AMNISTOHET KURRE

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    March 2, 2026 at 6:40 pm

    Po sakrifikon popullin per oligarket strategjike.Do ta psoje si ne Rrjoll.Lumi Vlores eshte nje vullkan i heshtur qe po u zgjua,do tja beje si Berishes ne 97.

    Reply
  • popull says:
    March 2, 2026 at 6:41 pm

    Tu lumte goja biri i Tragjasit!

    Reply
  • Veri F Kimi says:
    March 2, 2026 at 9:52 pm

    Muhabet koti:
    KM thotë se do bëjë kanalet e ujrave të zeza sepse ai pretendon se fshati përdor gropa septike.
    Tragjasjoti thotë se kanalizimet ekzistojnë.
    Ky problem zgjidhet kollaj, por jo në telefon. Dërgohet një specialist ta verifikojë.

    Reply
  • Pa vensure says:
    March 2, 2026 at 9:58 pm

    Ca merreni me kete funderrine Cifuto – Kabaliste. Kini veten nje gje parasysh, se nuk eshte aty per asnje nga ju dhe nuk perfaqeson interesat tuaja, por interesa te tjera qe nuk kane te bejne fare as me Shqiperine e as me Shqiptaret. Prandaj eshte dhe arrogant e mosperfilles, sepse e di mire qe eshte ne kryeminstri si nje agjent i pronareve te tij per axhenden e tyre. Lereni m….tin te bej monolog e mos ja varni fare. Koken e tij do haje ne ate batak ku eshte zhytur.

    Reply
  • Pa censure says:
    March 2, 2026 at 9:59 pm

    Ca merreni me kete funderrine Cifuto – Kabaliste. Kini veten nje gje parasysh, se nuk eshte aty per asnje nga ju dhe nuk perfaqeson interesat tuaja, por interesa te tjera qe nuk kane te bejne fare as me Shqiperine e as me Shqiptaret. Prandaj eshte dhe arrogant e mosperfilles, sepse e di mire qe eshte ne kryeminstri si nje agjent i pronareve te tij per axhenden e tyre. Lereni m….tin te bej monolog e mos ja varni fare. Koken e tij do haje ne ate batak ku eshte zhytur……

    Reply
  • nje shqiptar says:
    March 2, 2026 at 9:59 pm

    Prisni ju se skeni pare gje akoma ! S’kane dale akoma te diskutojne e t’ju ofendojne bijte e partise si Dashua , si fjala , chp , Artani dhe ai …… e po guzuat jepini pergjigje . a me falni se harrova Humoristin , kasapin dhe mutngrenesin .

    Reply
  • Pensionisti says:
    March 2, 2026 at 10:01 pm

    Se mos vetëm Tragjasi….një pjesë e ujit të ujësjellësit të Tiranës pas mait të Dajtit,nga tubacioni kryesor devijohet për në fabrikën Selitë të Kastratit dhe në vend që të furnizojë qytetin,furnizon Kastratin që na e shet me para…këta janë qeveritarët tanë që mos qofshin…

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 2, 2026 at 11:24 pm

    O PSIKOPAT KRYEMINISTER ANTISHQIPTAR. SI NUK TE VJEN TURP, MOR REZIL, MOR MAFIOZ ???
    KUSH JE TI DJALLI, QE KERKON T’U HEQESH DHE UJIN E BURIMIT SHQIPTAREVE TE TRAGJASIT ???

    Nuk thahet askund ne Europe nje burim i vogel uji natyral, per te lare wc-te e resorteve turistike,
    MOR PSIKOPAT.
    Nuk thahet nje burim i vogel uji monument natyre, per te lare wc-te e hoteleve te oligarkeve te tu,
    MOR ANTISHQIPTAR.

    Ne Europe, zonat turistike masive sigurojne ujin e çezmave dhe wc-ve, jo nga nje burimi natyral uji qe edhe po teperoi
    futet ne shishe uji burimi; sepse zonat turistike masive e sigurojne ujin e rrjetit te shperndarjes nga lumenjte, nga digat
    ne lumenje, nga grykederdhjet e lumenjeve, dhe nga fabrikat qe bejne desalinizacion masiv (shkripezim te ujit te detit).

    TI JE PA ASNJE DYSHIM, NJE PSIKOPAT KRYEMINISTER, NJE ANTISHQIPTAR, TI JE KAPOBANDA E OLIGARKISE AKTUALE.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 2, 2026 at 11:27 pm

    Nuk diskutohet keshtu, meqense Berisha ka fajet e tij perpara 2013, o burra hajdeni shfajesojme Edvinin nga fajet e tij.

    Shqiptaret, me njohurite konkrete qe kane te japin kontributin per me te miren per çdo çeshtje dhe pavaresisht partive politike. Burimi i Izvorit eshte nje burim i vogel qe del poshte malit te Lungares, malit te Tragjasit, nuk ka ndonje lartesi
    relative ne lidhje me detin, me gjirin e Vlores (Orikum, Pashaliman), krijon vetem nje kanal natyror uji 3 km pa ndonje
    shpejtesi ujore qe derdhet ne det, prane ures se Orikut.

    Ky burim i vogel natyror dhe shume piktoresk i Tragjasit nuk mund te perdoret kurresesi, nga te gjitha kendveshtrimet
    per furnizimin e rrjeteve ujore shperndarese te resorteve, hoteleve te Oligarkise, sepse do te ishte masaker, do te ishte
    krim ndaj natyres, dhe ndaj njerezve te atij fshati.
    Ne ditet e sotme dhe te ardhmen kur shfrytezimi i ujit eshte me i madh, neqoftese keta fshatare zot te vendit do kene
    nga 2 ore uje ne dite ne 24 ore, pjesa e ujit neqoftese do te mbetej duhet te perdoret (bottle up) pra, per te mbushur
    shishe me uje burimi natyror.

    NUK LAN BANJOT DHE WC-TE E RESORTEVE TURISTIKE MASIVE ASNJE VEND TURISTIK I EUROPES ME UJE BURIMI.
    KJO ESHTE MARREZI E AUTOKRATIT RAMA QE NUK PJERDH ASNJE SPECIALIST, ESHTE KAPOBANDA E OLIGARKISE.
    UJI I KANALIT NATYROR TE IZVORIT VETEM NE GRYKEDERDHJE, MUND TE PERDOREJ VETEM PERKOHESISHT NGA
    RESORTET E ORIKUMIT QE E KANE ATY PRANE, PA KOSTO, NE MENYRE EFEKTIVE, INSISTOJ VETEM PERKOHESISHT.

    NDERSA, TA VJEDHESH, TA PAKESOSH, TA MINIMIZOSH, TA THASH NJE BURIM TE VOGEL UJI POSHTE NE TRAGJAS,
    PER TA PERDORUR PER RESORTET E SAMIR MANES, PER TURIZMIN MASIV, MATANE LLOGORASE, ESHTE ME SHUME,
    SE ÇMENDURI, ESHTE FANTAZIA E PIKTORIT EDI RAMA, QE KETU VEPRON SI FARAONI MONARK RAMSES I EGJYPTIT.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 2, 2026 at 11:28 pm

    SHUME HERET NE MENGJES,
    DERGOI 100 POLICE DHE FADROMAT, DIREKT MU NE BURIM, FARAONI RAMSES,
    SI KUÇEDRA, SI DJALLI, I PASHPIRT ME FSHATARET, NE SHERBIM TE OLIGARKISE.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 2, 2026 at 11:31 pm

    Ka nje vjershe te oratorit partizan heroit Memo Meto, ne Luften e Dyte Boterore, per trimerine e Tragjasjoteve,
    nje vjershe aktuale per fshataret e Tragjasit edhe te gjithe shqiptaret qe ende jane kokeulur perballe Oligarkise.

    SOT ME KUJTOHEN VETEM 2 STROFA NGA LIBRAT PER HERONJTE TANE “YJE TE PASHUAR”

    ATJE PERPOSH NE TRAGJAS,
    Ç’U SHQYE FSHATI NE GAS
    ME NJE BATALION TE BALLIT (Batalioni me Polica)
    QE PERROIT IZVOR U PERPLAS

    KOMANDANT AZIZ STRATEGU (Timonieri)
    QE ISHTE FSHEHUR PAS NJE BREGU
    FLUTUROI FRIKAMANI ME TE POSHTE
    NUK GJENTE DOT KU ISHTE SHTEGU.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 3, 2026 at 12:03 am

    Ka nje vjershe te oratorit partizan heroit Memo Meto, ne Luften e Dyte Boterore, per trimerine e Tragjasjoteve,
    nje vjershe aktuale per fshataret e Tragjasit edhe te gjithe shqiptaret qe ende jane kokeulur perballe Oligarkise.

    SOT ME KUJTOHEN VETEM 3 STROFA NGA VJERSHA E MEMO METOS, LIBRAT HERONJTE TANE “YJE TE PASHUAR”.

    ATJE PERPOSH NE TRAGJAS,
    Ç’U SHQYE FSHATI NE GAS
    ME NJE BATALION TE BALLIT (Batalioni me Polica)
    QE PERROIT IZVOR U PERPLAS

    KOMANDANT AZIZ STRATEGU (Timonieri)
    QE ISHTE FSHEHUR PAS NJE BREGU
    FLUTUROI FRIKAMANI ME TE POSHTE
    NUK GJENTE DOT KU ISHTE SHTEGU.

    BOBO MOS U QOFTE THENE,
    SEPSE NUK ESHTE PER TE THENE,
    NJE PJESE E BATALIONIT BALLIST (Ramist)
    KARABURUNIN ME VRAP E KISHTE ZENE.

    Reply
  • capi says:
    March 3, 2026 at 12:25 am

    Po mire o kumandar, kaq injorant, ose idiot sic thua ti, i konsideron njerzit qe nuk jane ne gjendje as te dallojne kanalet e ujrave te zeza nga tubacionet te ujit te pishem.
    Diku token, diku kullotat, diku shtepine, ketu ujin. Nuk di kan ndonje gje me bazike per njeriun. Harrova ajrin, po ate nuk ke mundesi ti gjeshe xhixhiven.
    Ky fshatari paska qene i duruar. Duke pare cfare mendje ke dhe cfare justifikime foshnjarake ben, te shkonte tek fjalia e fundit e te mbyllte telefonin. Dergo policine si ke zakon per te displinuar njerzit ku do bejne kaken.

    Prite kur te dali ndonje e te thote se eshte nje Babale tjeter.

    Reply
  • Ujë ka plot, por s'ka mend qeveria says:
    March 3, 2026 at 12:47 am

    Vetëm 10,% e prurjeve të burimeve të Tatzatit mjaftojnë për gjithë zonën e Bregut, nga Palasa në Piqeras.

    Reply
  • xxx says:
    March 3, 2026 at 5:06 am

    Shikoje taktikat qe perdor ky qen bir qeni

    Reply
  • Futja kot says:
    March 3, 2026 at 7:08 am

    Idiotlleqe……….. Fshatrat qe kane kanalizime te ujrave te zeza numurohen me gishtat e dores ne shqiperi, dhe ky eshte nje turp qe e kritikojme shpesh. Tani… i kuptoj kritikat per “investimet strategjike”, po ky muabet me duket kot,…

    Reply
  • realisti says:
    March 3, 2026 at 7:48 am

    Po perse nuk e shihni nga nje kendveshtrim tjeter? Keni pare ndonjehere ne Shqiperi qe nje kryeminister te flase ne telefon me qytetaret e vet per problemet qe i shqetsojne ata? Po Rama tregoj se eshte dhe ai popull…

    Reply
  • Detari says:
    March 3, 2026 at 8:00 am

    Ta votojne prape

    Reply
  • Katiu says:
    March 3, 2026 at 12:11 pm

    Kur një qen terbohet , e vrasin .
    Këtë e mbaj mend që kur isha femije.
    Sot , që jam plak , nuk di te them , ç’duhet bërë kur terbohet kryeministri ?
    Them se duhet vepruar si me qenin e terbuar . Apo jo?!

    Apriori e falenderoj ate që do shprehë mendimin e tij !

    Reply
  • Zhani says:
    March 3, 2026 at 12:33 pm

    Personi qe komunikon eshte Florian Binaj

    Reply
  • info analitike says:
    March 3, 2026 at 4:17 pm

    Bisedë e Kriekaqolit në kuadër të dialogut me bazën!

    Reply
  • Fshatari says:
    March 3, 2026 at 9:16 pm

    Shume mire tja u beje. Keni 36 vjet qe votoni dhe koke ulur pranoni ofendimet e elitave gjoja te shkollura me diploma fallco apo te blera. Sa here keni degjuar nga keta njerez ( qe kepucet i kane akoma me balten e fshatit por diplomne e kane blere nga shkollat e qytetit) “Ik mor katunar, ik mor fshatar. Ti nuk di. Ti je injorant etj ej etj” te kesaj natyre.
    Tani politikane qe paguhen nga taksat tuaja dhe qe jane ne pushtet me voten tuaj, duke pare sa te duruar jemi ne fshataret na e thone hapur ate qe e thonin neper banketet e hoteleve apo shtepite luksose me parate tona te vjedhura.
    SHUME MIRE BRAVO KM, ne e meritojme kaq edhe me shume

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Komentet e Fundit

  1. Enxhi Sulo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Kokpalari 21 janarit on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. POSHTE HAJDUTAT on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?