Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK, kontroll në vilën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente në Ministrinë e Mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SPAK, kontroll në vilën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente në Ministrinë e Mbrojtjes
AnalizaKronike

SPAK, kontroll në vilën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente në Ministrinë e Mbrojtjes

Published: October 2, 2026
Shpërndaje

Burime mediatike bëjnë me dije se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar sot në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikano-izraelit Ron Yeffet dhe po ushtrojnë kontrolle.

Vila ndodhet në fshatin Pëllumbas.

GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK për kontroll personal të biznesmenit me tre shtetësi.

- Publicitet -

Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderave që lidhen me personin në fjalë. Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit që po kryen SPAK.

SPAK ka nisur hetimet pas audiopërgjimeve që publikoi ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj.

Në qendër është Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar si Igor dhe Sergei. Komunikimi prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audiopërgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri.

Çfarë publikoi Ahmetaj

Materiali ka në qendër izraelitin Ron Yeffet, ndërsa çështja lidhet me Delvinën dhe kompaninë KAYO. Sipas Ahmetajt, në qendër është një operacion që ai e përshkruan si përpjekje për t’ia kaluar atë Ron Yeffet përmes të njëjtit model të përdorur me kompaninë KAYO.

“Dhe këtu përmendet, bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës, së bashku me plaçkën, kanë më shumë se 9 muaj a 10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t’ia dhënë Ron Yeffet-it me konceptin KAYO. Çfarë do të thotë koncepti KAYO, do ta shpjegoj tek TIMAK Defense-i”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, bëhet fjalë për një model ku fillimisht krijohet një kompani shtetërore dhe më pas ndërtohen shoqëri të përbashkëta me privatët, ku shteti mbetet në minorancë.

“Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYO-n. Dhe pastaj këtu fillojnë joint ventures, me 80% dhe 20% shteti shkretë. Dhe devijohen paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbime, pa tender, në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYO-s, ku KAYO është 20% që nuk ekziston. Pra 20%. Dhe nuk hedhin asnjë cent. Do ta shikojmë tek TIMAK Defense. Vetëm thithin gjakun e shqiptarëve. Këto janë krijesa të Edi Ramës”, tha Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri tha se pikërisht këtë model sheh pas asaj që diskutohet në përgjim për Delvinën. Ai solli edhe një pjesë të bisedës që, sipas tij, dëgjohet në material, ku diskutohet për kontributin financiar dhe ndërtimin e pjesës teknike.

“Është influenca e Ron Yeffet-it, që ta dini. Dhe këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina. Madje diku që është aty thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se kështu do na duhet kontributi’. Se vetë s’ka hedhur asnjë cent. Do ta shohim te TIMAK Defense, që do jua tregoj pas kësaj kur të mbarojmë videopërgjimet”, deklaroi Ahmetaj.

Duke vijuar shpjegimin e asaj që, sipas tij, fshihet pas modelit KAYO, Ahmetaj e zgjeroi denoncimin edhe te sektori i shëndetësisë. Ai tha se një formulë e ngjashme po përgatitet edhe atje dhe iu drejtua deputetëve socialistë që kishin votuar ligjin për KAYO-n.

“I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën dhe të ngrenë dorën. Se po ju vjen ligji në shëndetësi. Është i njëjti koncept, KAYO concept, me izraelitin tjetër, Sani. Që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ministrja iku se nuk firmosi, po le ta mohojë po deshi, se nga brenda grupit më ka ardhur. Po ka thënë që ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin për në shëndetësi. Prandaj ka dhënë dorëheqjen ministrja”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj përmendi më pas edhe ministrin Ermal Nufi që del te përgjimi, duke e lidhur pozicionin e tij të mëparshëm në bordin e KAYO-s me zhvillimet që ish-zëvendëskryeministri thotë se do të shpjegojë më tej në fushën e mbrojtjes.

“Dhe sigurisht që Ermal Raketa (Ermal Nufi), që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYO-s, që përfaqësonte kreun e organizatës në bord, u bë ministër i Mbrojtjes”, deklaroi Ahmetaj.

Në fund të kësaj pjese, Ahmetaj paralajmëroi se do të publikojë edhe të dhëna mbi transfertat financiare, të cilat i paraqiti si pjesën që do të tregojë se ku përfundojnë paratë publike.

“Tani do shohim transfertat. Paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Çmenduri! Është për të vënë duart në kokë. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka çfarë të duash ti. Ka korrupsionist, antikorrupsionist, pseudo-antikorrupsionist. Nuk është ndjerë njeri për këtë, nuk është ndjerë njeri për plaçkitjen. Nuk është ndjerë! Votojnë këtë, po them unë brenda grupit parlamentar, Komisionit të Ekonomisë, Komisionit të Ligjeve”, tha Ahmetaj, i cili e quajti Ramën “qeliza alfa kancerogjene e Shqipërisë dhe PS-së”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Mashtrimi i Ramës says:
    October 2, 2026 at 12:41 pm

    https://sot.com.al/mashtrimi-i-rames-the-guardian-zbulon-skandalin-dy-kulla-iu-dhane-arkitektit-qe-projekton-kuzhina-i5186609

    Reply
  • demo says:
    October 2, 2026 at 12:43 pm

    SPAK po vepron si Cun Shuja.Po i vjen rrotull armikut,derisa te godase ne Qender.Taktika Mao Ce Dunit,Marshimi i madh kunder Guomindanit.

    Reply
  • xxx says:
    October 2, 2026 at 12:46 pm

    Dita -njemije o spak!

    Reply
  • Dursakja says:
    October 3, 2026 at 4:33 am

    Si duket nuk kemi dëgjuar dhe parë gjë akoma, sepse në duart që paska rënë Shqipëria shumë gjëma e presin! Thyefshin qafën dhe hëngërshin kokën
    armiqtë e saj!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 3, 2026 at 7:26 am

    VO:
    -SPAK,Me urdhër të SaliSërbit të vazhdoj kontrollet sa të dojë dhe kur të dojë dhe,nuk ka nevojë ta mari vesh BOTA për kontrollet që bën..
    ..Pasi kjo më ngjan sikur unë(ushtaraku) ti thoja rojes në objekt të veçantë..do të vij të kontrolloj në orën 24,00 dhe Ti zgjou nga gjumi 2e,50.!
    ..Ose kur KM Edi Rama që bisneset të lajmërohen më parë se të kontrollohen se mos u trëmbet gjaku..ndaj INFORMALITETIN E KA 90 % DHE PESIOET PËR FAQEN E ZEZË TI TIJ.?
    – Përderisa kontrollet bëhen objekt shpifjesh,Paraburginesh në medjet kazan,del sikur LAJMI DEL NGA SHQUPI NË MEDJE DHE SPAK PLOTSON DOSJET NGA ZYRA ME SMS DHE MANDEJ HIDHET NË SULËM PËR KONTROLLE E PARABURGIME PA FAKTE,DUKE I KËRKUAR FAKTET NË BURG,SIÇ NDODHI ME LIKEN,ERIONIN,BEQAJN..DHE PO NDODH ME B.BALLUKUN,VLORA HYSENIN,KU PËR KËTË DERI TANI NUK KA NXJERJE TË SEKRETIT SHTETROR,POR SMS DASHURIE TË TIPIT BABALE.
    UROJMË QË KONTROLLET E FUNDIT TU DALIN ME ” SUKSES “!
    Megjithat,Ajo që kërkon Saliu dhe SPAK nepotik-rrëzimin e Edi Ramës nuk do të ndodhi deri në 2037,41..nëse NON GRATA DO TË JETË NË PD,OPOZITË PËR TË KEQEN E SHQIPËRISË.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • demo says:
    October 3, 2026 at 7:47 am

    Tek ndryshimet ne Kodin penal mungojne vetem emrat e pervecem ,Rama,Ron Jeffget,Balluku,kodosherit brenda dhe jasht,qe kane rene ne kurthin e pergjimeve.,Duhet shkruar me qarte:Nuk lejohetr publikimi i pergjimeve dhe bisedave telefonike ne media,o ne rrjetet sociale te skandaleve korruptive te Rames me bashkepunetoret e tij,,Pervecse me vendim Gjykate.
    KA BERE LIGJE PER VETE.

    Reply
  • demo says:
    October 3, 2026 at 9:08 am

    Vetem ne burg nuk do t`ja hajne me dardhat pas shpine ketij.Atje do t`ja haje ky gardjaneve si Lali Veliu.
    Ruani celularet shoke gardjane,se do vije nje Hajdut i madh!

    Reply
  • Sehirxhi neutral says:
    October 3, 2026 at 8:09 pm

    SHQIPERIA ESHTE TOP PING-PONGU PER IZRAELITIN. ATA JANE AQ TE AFTE SA KANE BER HILEN EDHE AMERIKANEVE. KA DISA DEKADA QE POTENCIALET USHTARAKE, EKONOMIKE DHE POLITIKE TE AMERIKES JANE VENE NE DISPOZICION TE IZRAELITEVE ME NJE VENDOSMERI QE PO CUDITET GJITH BOTA DHE TRUMPI NGA KEJO KA HUMBUR MBI GJYSMEN E MBESHTETESVE TE TIJ. ME ATA POLITIKANE QE KA SHQIPERIA, IZRAELI DO TALLET ME SHQIPERIN SI TALLET MACOKU ME MIUN.

    Reply
  • Keneta e ethem buallices says:
    October 3, 2026 at 11:11 pm

    O Ethem Lalaj , idiot noterik. Si s’pushon se nxjerri gomarlleqe per dite. Ne c’keneta ka kullotur fisi yt qe ke dale me tru te kalbur! Po po hajvane si ky ka me mijera e shkreta Shqiperi, prandaj nuk Ben dot perpara!

    Reply
  • kolegu i SPAK says:
    October 4, 2026 at 6:02 am

    SPAK merr angazhim se nga sot e tutje pa lejen e Ethem Lalajt nuk do beje asnje kontroll, sekuestrim e as hetim madje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?