Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet nga janari në shtator 2022, mbi 1 miliardë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet nga janari në shtator 2022, mbi 1 miliardë euro
EkonomiKryesore

KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet nga janari në shtator 2022, mbi 1 miliardë euro

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

 

Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve.

Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

- Publicitet -

Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekë. Në këtë dëm peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë, tek Doganat 846 milionë lekë, në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat:

“Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor, ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj”, thuhet në publikimin e KLSH.

Në total , për periudhën janar – shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre , nga të cilat: 26 opinione financiare për auditimet financiare, 315 opinione përputhshmërie për auditimet e përputhshmërisë dhe 40 janë opinione financiare dhe përputhshmërie.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • taksidari i qeverise says:
    November 23, 2022 at 10:58 am

    Tani pritet te dale para mediave ajo Biba-ministre e financave e te mburret me kete “arritje” te qeverise Rama!

    Reply
  • Patriot says:
    November 23, 2022 at 12:45 pm

    Kjo shuma si deme ekonomik perkthehet para te futura ne xhepat e oligarkeve ne bashkepunim deputet-qeveritare. Rrofte skenderbeu yne do te bertase Spiropali.

    Reply
  • Bir Selmani i nënës, kë të qaj më pare, says:
    November 23, 2022 at 2:21 pm

    E ku qëndron problemi këtu???!!!

    Nga viti 2000′ e mbrapa, bazuar në raportimet e KLSH, Hubjet në buxhet fal këtyre që qiverrisin, kanë qenë 700 milion deri në 1.2 miliard euro, për cdo vit.

    Psh. ., në 10 vitet e fundit, dëmi i përafërt ka qen 8-10 miliard euro në total…

    E çfar mund të bëhej në Shqipëri me ato 10 miliard euro të qelbura??

    Do mbilleshin nja 20 mijë peme tek Liqeni..

    Do riparoheshin nja tre a katër shkolla….

    Do bëheshin ca kilometra udhë…jo ndonjë gjë e madhe..!!!

    Ja do financohet dhe bujqësia….

    Ja do ringrihej sistemi shëndetësor dhe Arsimor….etj….etj…

    Por …poooor nuk do kishim ministre e drejtoresha kaq të bukura, dhe të veshura firmato, që na e ka zili gjith bota, po qe se nuk do kishte “firo” të tilla buxheti!
    Nuk do kishim këta liderra global; Nga Salihi tek Edvini; Nga spridhia tek Dadume Greta, nga mul noka tek gjëkundi, nga Balluke tek Monika; nga Tallash palla tek iliri i palyri…që duan të na i marri “bota” për me drejtue institucionet ma prestigjioze…

    Reply
  • Hasani nga Kucova says:
    November 23, 2022 at 5:36 pm

    Ekipi i KLSH-se eshte nga me te paaftet e institucioneve shqiptare.Vetem te them qe nga vlonjatet qe futi Bujar Leskaj aty, asnjeri nuk ka punuar financier i mirefillte, por polica tatimore, polica bashkiake etj.KLSH nxjerr detyrime 1 miliarde euro, dhe perfundimisht nuk arketohen as 1% se nuk jane ne gjendje ti mbrojne ne gjykate ( se nuk qendrojne ).

    Reply
  • mali says:
    November 23, 2022 at 8:05 pm

    Asgje nuk kuptohet ketu.Vetem demi 1 miliard euro .Ku shkuan keto 1 miliard euro?KLSH-ja nuk na thote gje.Vetem thote :Iken keto o popull dhe tani fshini buzet.Kaq eshte detyra jone.Moj KLSH pa iu futur ti kesaj pune populli e ka bere llogarine me kompiuter dhe nxjerr me shume abuzime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?