Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Auditimi i ri zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Auditimi i ri zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë
InvestigimLajmi i fundit

Auditimi i ri zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë

Published: February 6, 2026
Shpërndaje

Auditimi i fundit mbi kontratat PPP në sektorin e shëndetësisë nxjerr në pah rritje të vazhdueshme të angazhimeve buxhetore dhe tejkalime të parashikimeve fillestare, duke ushtruar presion të shtuar mbi financat publike.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, analiza e kontratave tregon mospërputhje mes vlerave të parashikuara në dokumentet standarde, financimit real vjetor dhe mbështetjes buxhetore të planifikuar në PBA 2023–2025.

Për kontratën PPP “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit me set të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe disinfektimin e sallave kirurgjikale”, vlera e parashikuar në dokumentet standarde, konkretisht në Aneksin 1, Kapitulli IV.1.1, është rreth 9.6 miliardë lekë pa TVSH.

- Publicitet -

Referuar ecurisë së zbatimit të kontratës dhe planifikimit të mbështetjes buxhetore, sipas PBA 2023–2025 rezulton tejkalim i parashikimeve për mbështetjen buxhetore.

Konkretisht, për vitin 2022 janë parashikuar 1.7 miliardë lekë nga buxheti vjetor dhe për vitin 2023 1.75 miliardë lekë, ndërsa për vitet 2024 dhe 2025 janë planifikuar përkatësisht 1.77 miliardë lekë dhe 1.79 miliardë lekë, çka tregon një tendencë të qartë rritjeje të financimit për këtë kontratë.

Një tjetër kontratë problematike sipas auditimit është PPP “Shërbimi i hemodializës”, për të cilën vlera e parashikuar si mbështetje buxhetore për një periudhë 10-vjeçare arrin në 7.2 miliardë lekë në total.

Shpenzimet faktike për financim kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në vitin 2021, faturat e pranuara kanë qenë në shumën rreth 750 milionë lekë, në vitin 2022 ato janë rritur në 807 milionë lekë, ndërsa për vitin 2023 shuma ka arritur në rreth 852 milionë lekë. Këto shifra janë mbi mbështetjen e parashikuar fillimisht në kontratë, e cila për vitin 2021 ishte 734 milionë lekë, për vitin 2022 786 milionë lekë dhe për vitin 2023 835 milionë lekë. Sipas auditimit, mënyra e likuidimit të kësaj kontrate ka pasur efekte negative, pasi ka sjellë angazhimin e fondeve shtesë për mbështetje buxhetore.

Rritje e ndjeshme evidentohet edhe te PPP “Shërbimi laboratorik”. Nga auditimi rezulton se plani dhe fakti i shpenzimeve për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, shënojnë rritje në shumën rreth 136 milionë lekë ose 111 milionë lekë më shumë.

Kjo rritje nuk lidhet me ndryshime të çmimeve referuese, por me kryerjen e ekzaminimeve me tarifa më të larta në krahasim me ato me tarifa të ulëta, duke reflektuar drejtpërdrejt në rritjen e shpenzimeve buxhetore. Koncesioni i laboratorëve për vitin 2023 është financuar me 6.9% fonde shtesë krahasuar me vitin 2022.

Referuar të dhënave për shpenzimet e kryera në vitet 2020–2023, shumat respektive janë rritur nga 1.1 miliardë lekë në 1.7 miliardë lekë, duke treguar se koncesioni i laboratorëve vijon të kërkojë rritje të financimeve në mënyrë të vazhdueshme, edhe në kushtet e kufizimeve në ofrimin e shërbimeve për të gjithë pacientët apo vetëm për analiza urgjente.

Auditimi konstaton gjithashtu se është kryer rishikimi i përmbajtjes së paketës vetëm për shërbimet e dializës dhe vendosjes së fistulës së thjeshtë dhe të graftit, nga komisioni teknik duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse.

Ndërkohë, për paketat e tjera, kostifikimi vijon të përcaktohet nga VKM nr. 308, datë 21.5.2014, e ndryshuar me VKM nr. 102, datë 5.2.2020, dhe që prej vitit 2020 nuk është kryer rishikim i përmbajtjes dhe i çmimeve të tyre.

Në rekomandimet e auditimit theksohet se FSDKSH, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të marrë masa për ngritjen e grupeve të punës me qëllim rishikimin e përmbajtjes së të gjitha paketave, përfshirë vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore, si dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse, në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme nga viti 2020 deri në 2024.

Po ashtu, kërkohet monitorim më i fortë i kontratave PPP për të ndjekur dhe disiplinuar shpenzimet, duke përdorur efektivitetin e fondeve, të cilat po rezultojnë me tendencë rritjeje nga viti në vit, jo vetëm si pasojë e rritjes së rasteve, por edhe nga rritja e kostos së shërbimit për pacient./ekofin.al

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pensionisti ishekonomist says:
    February 6, 2026 at 10:39 am

    Per cdo ekonomist dihet mire se pp-te,qe financohen nga shteti jane vjedhje te pastra te pasurise pyblike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Komentet e Fundit

  1. Enxhi Sulo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Kokpalari 21 janarit on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. POSHTE HAJDUTAT on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?