Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
BoteKuriozitete

Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë

Published: October 3, 2026
Shpërndaje

Përpara përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Vjenë, aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn bën një premtim për shqiptarët: nëse bëhet president i Austrisë, do t’i kthejë ato në Krujë. Ai është kandidat i vetëshpallur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe zotimin e ka publikuar në një video në rrjetet sociale.

“Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot, më ndihmo ta përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, Austrisë dhe Shqipërisë”, shprehet ai.

Fehlinger-Jahn drejton Komitetin Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe është angazhuar prej vitesh për anëtarësimin e vendit të tij në aleancë. Me profesion konsulent biznesi, ai ka punuar në Bruksel dhe në Kosovë, ndërsa në vitin 2022 ndërmori një fushatë për mbledhjen e firmave kundër neutralitetit austriak dhe në mbështetje të hyrjes në NATO. Ai kërkon gjithashtu integrimin euroatlantik të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Ukrainës.

- Publicitet -

Si përfunduan në Vjenë përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut?

Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, bashkëshortja Donika dhe djali Gjoni u vendosën në Itali. Ata morën me vete edhe përkrenaren dhe shpatën e tij. Por se ku u ruajtën dhe në duart e kujt kaluan gjatë dekadave që pasuan, nuk është dokumentuar plotësisht.

Gjurmët e tyre shfaqen më shumë se një shekull më vonë në letrat e shkëmbyera me Ferdinandin II, arkidukë i Austrisë dhe sundimtar i Tirolit. Ai ishte pjesëtar i familjes Habsburge dhe koleksiononte armë e armatura të sundimtarëve dhe komandantëve të njohur, të cilat i ruante në kështjellën Ambras, pranë Innsbruckut.

Sipas të dhënave të përcjella nga Leo Alexander Freundlich, konsull i Shqipërisë në Austri gjatë mbretërimit të Zogut, një fisnik italian, Mario Sforza, i premtonte Ferdinandit se do t’i dërgonte armët e Skënderbeut. Në maj të vitit 1579, arkiduka e falënderonte për to.

Në inventarin e kështjellës Ambras të vitit 1593, përkrenarja dhe dy shpata renditen nën emrin e Skënderbeut. Në Vjenë u dërguan në vitin 1806, kur koleksioni u evakuua gjatë luftërave napoleonike. Aty ruhen edhe sot: përkrenarja dhe shpata ekspozohen në kompleksin Neue Burg, si pjesë e koleksionit të Muzeut të Historisë së Artit.

Në nëntor 2012, ato u sollën përkohësisht në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë duke iu dhënë shqiptarëve një mundësi të pashoqe për t’i parë nga afër. Për disa javë, ato u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar, përpara se të ktheheshin në Austri.

As President of Austria
I pledge to return Skanderbegs Helmet and Sword to Kruja Albania to honor King Skenderbeg https://t.co/HP9jgrSFG5

— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) October 2, 2026

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Aldrin says:
    October 3, 2026 at 2:02 pm

    Mbajini atje o mik. Po i morem, keto do ja falim Serbise.
    Me mire ti kete Austria, se te pakten do i quajne shqiptare

    Reply
    • Gimi says:
      October 6, 2026 at 11:25 am

      Jo more do t’ja falim satëme idiot me dy pare mend në kokë .

      Reply
  • demo says:
    October 3, 2026 at 2:07 pm

    Armet e Skenderbeut jane mire Atje ku jane.
    Armet e Skienderbeut jane te sigurta Aty ku jane.
    Po te sillen ne Shqiperi do te pesojne fatin e varrit te Skenderbeut ne Lezhe.
    Do te pesojne fatin e varrit te Fishtes,qe u hodh ne Dri.
    Do te pesoje fatin e mijra Monumente te Kultures dhe Historise,qe u rrenuan ne vitin 1967.
    Do te pesoje Fatin e muzeut arkeologjik te Butrintit ne 1997.
    Do te pesojne fatin e Muzeut Arkeologjik te Apolonise qe u grabit i gjithe gjate luftes I bot.
    Do psoje fatin e Muzeut Arkeologjik te Vlores qe u grabit nga trupat italjane gjate pushtimit ne 1939.
    Do te psoje fatin e Tempullit Dorik te Shtyllasit(i vetmi tempull i plote ne Shqiperi),i rrenuar nga Ibrahim bej Vrioni,per ti marre guret se do ndertonte sarajet ne Berat.
    Do te psoje fatin e Bibliotekes se Ardenices,(u dogj shkrum e hi),qe ruante dokumenta qindra vjecare per historine e Shqiperise.
    Do psoje fatin e Bibliotekes se Manastirit te Shen Gjonit,qe ruante dokumenta 1000 vjecare per historine e Shqiperise.
    Do psoje fatin e monumentit te Gjeneral Telinit etj, etj,.
    Sepse populli shqiptar nuk ka respekt,shenjteri,Shet edhe eshtrat e te pareve ne Kosine,per ushtare greke.
    Te gjitha kishat,manastiret,vendet e shenjta,vendet arkeologjike,jane vjedhur,jane zhveshur nga ikonat,jane bere rrokopuje nga brrakonjeret e thesareve,.Gur mbi gur nuk i ka mbetur keshtjellave antike.
    Prandaj o austriak NE VEND QE TE NA BESH NDER,DO NA BESH QEDER.
    LERI ARMET E SKANDERBEUT ATY KU JANE,se jane te sigurta.

    Reply
  • . says:
    October 3, 2026 at 2:20 pm

    Per kete te keqe te madhe,qe kerkon ti besh kombit shqiptar,,kurre mos u befsh President.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    October 3, 2026 at 5:12 pm

    I nderuar Günther Fehlinger-Jahn bën mire te hedhesh kandidaturen ti vete per President te Republikes se Shqiperise , se na mbyten pushtetaret hajdute, kriminele (S.B.) e mafiozet (E.R)

    Reply
  • Λέοναρντ Κοτσιμπέλι says:
    October 3, 2026 at 5:19 pm

    Bravo Aldrin, bravo demo bravo komentues me ‘ jam shume dakort me ju. Armet jane shume te sigurta atje ku jane. Te gjitha ato qe pershkruan komentuesi demo jane shume te verteta. Do ishte nje dem shume i madh per Shqiperine nese armet do khehen ne atdhe

    Reply
  • Otto says:
    October 3, 2026 at 7:49 pm

    Qenkan sulur te gjithe komentuesi te hedhin poshte propozimin e Gunther per president te Austrise qe shpatat e Skenderbeg te kthehen ne Shqiperi
    Une them te vijne ne Shqiperi dhe te behet Kryeminister i Shqiperise
    Ne kembim ne i japim Austrise Rami Surrelin me qeverine e tij te gjithe administraten shteterore ,deputetet dhe mediat pa integritet
    Nqse jeni dakort pune e bere
    Vetem keshtu ribehet Nena Shqiperi

    Reply
  • tarras says:
    October 4, 2026 at 9:03 am

    Ky kari ka marr rolin e nje Hitleri te vogel

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?