Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autonomia financiare dhe menaxheriale, si do të vlerësohen me pikë spitalet publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Autonomia financiare dhe menaxheriale, si do të vlerësohen me pikë spitalet publike
AktualitetShoqëri

Autonomia financiare dhe menaxheriale, si do të vlerësohen me pikë spitalet publike

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

 

Spitalet publike do të mund të aplikojnë tashmë për të fituar autonominë menaxheriale dhe atë financiare. Dikasteri i Shëndetësisë ka zyrtarizuar formularët që çdo strukturë spitalore publike do të duhet të plotësojë për të marrë secilin nga këto statuse, teksa ka miratuar edhe skemën e vlerësimit me pikë të treguesve që do të përfshihen në procesin e vlerësimit.

Urdhri i miratuar përcakton se në secilin rast, komisioni për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë menaxheriale, apo asaj financiare do të bëhet me sistemin e pikëzimit prej 100 pikësh. Për secilin tregues është konfirmuar edhe totali i pikëve me të cilat do të bëhet vlerësimi për çdo spital.

- Publicitet -

Lidhur me vlerësimin për dhënien e autonomisë menaxheriale, gjashtë janë treguesit që do të përfshihen në procesin e vlerësimit. Referuar skemës së pikëzimit për secilin tregues, bëhet e ditur se akreditimi i spitalit vlerësohet maksimalisht me 5 pikë, strategjia 3-vjeçare për zhvillimin e shërbimit spitalor do të vlerësohet me 15 pikë, raport i aktivitetit spitalor dhe indikatorëve të performancës për çdo shërbim për 3 vitet e fundit do të vlerësohet maksimalisht me 20 pikë, treguesit spitalorë do të vlerësohen me 30 pikë, protokollet dhe udhërrëfyesit mjekësorë 10 pikë, raporti mbi shfrytëzimin e kapacitetit spitalor do të vlerësohet me 10 pikë, teksa po kaq do të jetë vlerësimi me pikë edhe për treguesin e fundit që është propozimi për përmirësimin.

Ndërsa për autonominë menaxheriale vlerësimi do të bëhet duke u mbështetur në tetë tregues. Sipas skemës së përcaktuar për këtë rast, aplikimi i autonomisë menaxheriale për 2 vjet vlerësohet me 10 pikë, strategjia 5-vjeçare e zhvillimit të spitalit, menaxhimit financiar dhe investimeve me 15 pikë, indikatorët e performancës për mbulimin e shërbimit mjekësor për 3 vitet e ardhshme me 25 pikë, rregullorja ekonomiko– financiare 25 pikë, paketat bazë shëndetësore të kostifikuara 10 pikë, plan veprimi për optimizimin e kapaciteteve për të gjeneruar të ardhurat dytësore 5 pikë, mbulimi i mbi 70 për qind të nevojave për kujdes shëndetësor në territorin që ai mbulon 5 pikë si dhe  raport i situatës së qëndrueshme financiare për 3 vitet e fundit 5 pikë.

Komisioni i posaçëm vlerëson dokumentacionin e kërkesës së paraqitur brenda 60 ditëve nga dorëzimi i saj. Në rast të konstatimit të përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë rregullore, i propozon ministrit dhënien e kartës së autonomisë me fushën përkatëse.

Në rregulloren e zbardhur më herët janë përcaktuar edhe rastet në të cilat do të propozohet shfuqizimi i autonomisë së fituar. Konkretisht bëhet e ditur se ministri përgjegjës për shëndetësinë, me propozim të komisionit të posaçëm shfuqizon kartën e autonomisë spitalore kur: konstatohet mosplotësim i kritereve, për të cilat i është dhënë karta e autonomisë. Konstatohet që spitali nuk ka përmbushur aktivitetin spitalor, sipas indikatorëve të performancës për veprimtarinë klinike, për të cilat financohet Konstatohet që nga ana e spitalit, që ka përfituar kartën e autonomisë, janë shkelur akte ligjore e nënligjore në fuqi. Pas këtyre konstatimeve dikasteri i shëndetësisë njofton me shkrim spitalin autonom për fillimin e procedurave për shfuqizimin e kartës së autonomisë spitalore, duke shprehur qartësisht arsyet e shfuqizimit, respekton të drejtën e spitalit autonom për dhënien e shpjegimeve, kontestimeve, sqarimeve me shkrim, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për fillimin e procedurave për shfuqizimin e kartës së autonomisë spitalore. Me qëllim mbrojtjen e interesit publik kur është rasti, komisioni përgjegjës për autonominë mund t’i japë spitalit autonom 30 ditë kohë, pas përgjigjes së tij me shkrim, që të veprojë në përputhje me kushtet e kartës së autonomisë spitalore dhe të shmangë shkakun për shfuqizimin e saj. Në rastin kur spitaleve u shfuqizohet karta e autonomisë, spitali kthehet në statusin e mëparshëm.

 

 

 

 

p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?