Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi te koshi i mbeturinave”, vrasja e 67-vjeçarit në Fier, shoqërohen 15 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi te koshi i mbeturinave”, vrasja e 67-vjeçarit në Fier, shoqërohen 15 persona
KronikeKryesore

“Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi te koshi i mbeturinave”, vrasja e 67-vjeçarit në Fier, shoqërohen 15 persona

Published: June 12, 2022
Shpërndaje

Vrasja horror e 67-vjeçarit Petraq Gjika vijon të mbetet ende pa autor, ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale

Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika, me të cilën autori ka kryer krimin, edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Gjithashtu gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e Fierit ka shoqëruar 15 banorë të zonës në Komisariat.

- Publicitet -

Detajet nga krimi

Ndërkohë detajet që dalin në dritë janë edhe më të rënda. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë lëvizje. Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për t’u mbrojtur 67-vjeçari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë.

Pasi është siguruar që 67-vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plastmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak.

Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar. Autori ka fshehur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje të njohur të 67-vjeçarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67-vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe çobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

Më shumë se 15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë. Nga ana tjetër, sekuestromi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë.

Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67-vjeçarin Gjika.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Moisi Golemi says:
    June 12, 2022 at 10:33 am

    E ka vrarë roja tjetër.

    Reply
  • mirel says:
    June 12, 2022 at 3:33 pm

    Autori eshte larguar bashke me thikrn. Dhe jo vetem kaq, po pasi e ka marre me vete dhe e ka lare. Dhe jo vetem
    Po ka fshehyr dhe rrobat

    Reply
    • Liridona says:
      June 12, 2022 at 7:43 pm

      Dhe me e keqja,ne fund eshte fahehur dhe vete.

      Reply
  • Edi Rama, lideri global i vllaut Vuçiç says:
    June 13, 2022 at 5:00 am

    Mos u mërzitni moreeee……….kudo në botë ndodhin këto gjëra…….dhe vrasjet nuk po ndodhin shpesh tek ne , madje janë paksuar në krahasim me 2013 ….. një vrasje për çdo tre ditë dhe me statistik jemi brënda kërkesave për luftën kundër krimit që të hapen negociatat dhe

    unë, vetëm unë, të futem dhëndërr kollovar në gjirin e nuses BE vetkuptohet si këpush mbrap bythës së partneres tonë në Open Ballkan, Bullgarisë së Veriut se ndryshe nuk futem sepse gojët e liga më kanë hapur namin deri te nusja BE se jam kusar por

    Sicilia….më falni …….Shqipëria …..prap u ngatrrova……unë Edi Rama kam nevoj për Europën , Europa ka nevoj për mua Edi Ramën !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
  • Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  • Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?