Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autori i masakrës flet për ‘një xhiro me Maserati’, që italiani i bëri gruas së tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Autori i masakrës flet për ‘një xhiro me Maserati’, që italiani i bëri gruas së tij
AktualitetKronike

Autori i masakrës flet për ‘një xhiro me Maserati’, që italiani i bëri gruas së tij

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Mëngjesin e së mërkurës pritet të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Taulant Malajn, 45-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet se natën mes të shtunës dhe të dielës masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis, 51-vjeç, të cilin e akuzonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonin çifti Malaj dhe De Santis, në Torremaggiore të Foggia-s. Sipas asaj që shkruan ANSA, bashkëshortja e autorit të dyshuar, 39-vjeçarja Tefta Malaj, ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Megjithatë hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende dëshminë e saj për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Dëshminë ata pritet ta marrin pas të premtes. Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes është parashikuar kryeja e autopsisë në trupin e dy viktimave. Nga të dhënat e para, ANSA shkruan se vajza është goditur rreth 10 herë me thikë, ndërsa De Santis të paktën 20 herë.

Arma e krimit, një thikë kuzhinë, u gjet në makinën e Malajt, i cili dyshohet se kishte si qëllim të arratisej. “Një ditë, Massimo i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij”, mësohet të jetë shprehur Malaj para hetuesve. Ndërkohë, ANSA mëson detaje të reja nga dëshmia e 45-vjeçarit Malaj. Ai ishte i bindur që mes të shoqes dhe De Santis kishte një lidhje të fshehtë që vijonte prej më shumë se 1 vitit. Lidhja sipas autorit të dyshuar kishte ndodhur pas një incidenti. Sipas tij, Tefta dhe Massimo ishin njohur nga ai moment dhe kishin nisur të flisnin. Malaj është shprehur se shpesh gruaja dhe italiani hanin bashkë dhe se me telefonin e tij u kishte bërë edhe video teksa drekonin.

- Publicitet -

Sa i përket videos makabre që filmoi pas krimit, ai mësohet të ketë thënë: “Kështu e bëra, nuk ka një motiv të veçantë”. Taulant Malaj, sipas ANSA, ka rrëfyer po ashtu se menjëherë më pas kishte marrë në telefon vëllain e tij për t’i treguar krimin, por ky i fundit mbërriti në vendngjarje vetëm pasi kishte ardhur ambulanca.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
  • Minstri Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 33 vatra, 8 ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Keta jemi ky eshte niveli on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  2. Konfuzion si popull on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  3. Ela on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. demo on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. demo on Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?