Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autoritetet italiane sekuestrojnë 250 milionë euro kokainë me flamurin e Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Autoritetet italiane sekuestrojnë 250 milionë euro kokainë me flamurin e Serbisë
AktualitetRajon

Autoritetet italiane sekuestrojnë 250 milionë euro kokainë me flamurin e Serbisë

Published: July 21, 2026
Shpërndaje

Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë, njoftoi të martën Guardia Di Finanza.

Në njoftim thuhet se në portin e qytetit Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë, u identifikuan 650 pako me drogë, me një peshë totale prej më shumë se 770 kilogramësh, për të cilat testet paraprake kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë me pastërti të lartë.

Policia italiane publikoi një video ku shihet se mbi pakot ndodhet flamuri i Serbisë. Në njoftim nuk specifikohet se për ku ishte destinuar kjo dërgesë me kokainë.

- Publicitet -

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë, Guardia Di Finanza nuk bëri të ditur nëse flamuri i Serbisë tregon për lidhje me grupe kriminale në Serbi, as nëse janë arrestuar shtetas të Serbisë.

Sipas njoftimit, ngarkesa me drogë ishte fshehur me kujdes mes dhjetëra paleta me banane brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një port i madh në Ekuador.

Ky operacion është rezultat i përpjekjeve të përqendruara në rrugët tregtare që lidhin Amerikën e Jugut me portin Vado Ligure, i cili cilësohet si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e flukseve tregtare evropiane dhe, rrjedhimisht, një objektiv tërheqës për aktivitetet e tregtisë së paligjshme.

Sipas, Guardia Di Finanza, sekuestrimi i afër 800 kilogramëve kokainë është ndër operacionet më të rëndësishme kundër kontrabandës së drogës të zhvilluara në portin e Vados në vitet e fundit.

Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar në tregun me pakicë arrin në rreth 250 milionë euro.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Komentet e Fundit

  1. TaRrasBulba on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  2. Teuta on Gjyqi i Historisë
  3. albi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. demo on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. L.H on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?