Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albania-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albania-n
AktualitetEkonomi

Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albania-n

Published: December 10, 2025
Shpërndaje

Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liçencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.

“Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albanias do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.

- Publicitet -

Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe çdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim.

Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.

Air Albania nuk ka operuar fluturime që nga 7 dhjetori

E ardhmja e kompanisë flamur të shumë trumbetuar nga qeveria tani duket gjithnjë e më e pasigurt. Të dhënat e FlightAëare tregojnë se prej datës 7 dhjetor kompania nuk ka operuar asnjë fluturim dhe vazhdon të anulojë në seri rrugë të planifikuara për në Milano dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

E themeluar në vitin 2018 pasi qeveria shqiptare ia revokoi licencën Albanian Airlines, Air Albania ka qenë krenaria imagjinare e Shqipërisë për shtatë vitet e fundit.

E financuar pjesërisht nga Turkish Airlines, fati i Air Albanias duket se u vulos përfundimisht pak javë më parë, kur Turkish njoftoi daljen nga kompania shqiptare dhe shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronin në këtë kompani.

Ndërsa linja ajrore kombëtare e Turqisë nuk dha shumë detaje mbi arsyet e shitjes së Air Albania, ajo finalizoi një marrëveshje për të shpenzuar 300 milionë euro për një aksion minoritar në linjën ajrore spanjolle me kosto të ulët, Air Europa, e cila është më e njohur gjerësisht.

Male me borxhe dhe faliment i pashpallur

Muajt e fundit Air Albania është përballur me një seri padish në gjykatat ndërkombëtare për mosshlyerje të detyrimeve. Kompania ajrore është paditur të paktën nga dy shoqëri të huaja për mospagesën e qirasë së avionëve, ndërkohë që borxhet e saj vetëm sa shtohen.

Shifra reale e borxheve të Air Albania mbetet e panjohur pasi kompania nuk publikon asnjë bilanc financiare. Por mali i detyrimeve vlerësohet në dhjetra milionë euro duke përfshirë borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, aeroporteve dhe punonjësve.

Por pavarësisht se është praktikisht e falimentuar, Air Albania vazhdon të mos e shpallë falimentin zyrtarisht. Pezullimi i liçencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil duket se është goditja finale, që do të hedhë në tokë përfundimisht krenarinë imagjinare të qiellit shqiptar, e cila më shumë se krenari për vendin u themelua për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit.

Ky i fundit është akuzuar nga opozita si shkaktari kryesor i falimentimit të Air Albanias për shkak të udhëtimeve me Ismailin personal, që iu vu në dispozicion nga Air Albania./Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    December 10, 2025 at 3:21 pm

    Zagare te disInformacionit kamikaze te informacioni!
    ‘Armiku me i rrezikshem eshte ai qe nuk duket!’-thote Populli
    Sot e 20 Vjet armiku me i rrezikshem i Shqiptareve nuk eshte SS- Serbi Sali edhe PSE vazhdon te kete antishqiptari me i fuqisheme si individsrpse e ndjekin mbi 500 MIJE mercenarie,xhihadiste Hajdare e koqeVare…por eshte djalit i tij adoptiv Bojaxhi integralisti SS- Skuthi i Surrelit qe nuk i mer ilacet!
    ‘Nuk kini pare gje akoma…!’

    Reply
  • Skypion says:
    December 10, 2025 at 3:30 pm

    Ja prape…
    Autoriteti i leshit pezullon Air Albania!
    Ate e ka “pezulluar” me kohe Kryehajduti Rama, or mik a mike, qe ke shkruar kete lajm!
    Ate e ka falimentuar Kryeqenefi Rama, me udhetimet e tij te pafundme te luksit, anekend botes, ku ka pasur ahengje dhe orgjira!

    Reply
  • fjala says:
    December 10, 2025 at 3:48 pm

    Armiku me i rrezkshem nuk eshte ai qe nuk duket, por ai qe harrohet-thote populli shqiptar. Dhe kete shrehje ja deformuat ketij populli? Mire kurrizin dhe çdo dite po e gerryeni qe nga 1992 e deri me sot sa e bete qe te mos zere as emrin ne goje, ju dobiça qe keni lindur si fare e Sali kriminelit dhe vazhdoni akoma ta geryeni ate vend qe u a lame te lire bashke me prokuroret dhe gjykatesit e plepave qe po rriten; Dikur populli ka thene dhe nje shprehje tjeter qe “jane bere si plepat e komunales” se ata nuk benin kokrra veçse mbushnin rruget me gjethe dhe ju te tille jeni. Nuk dua kurre te mbroj Edi Ramen se ai hengri buken dhe e permbysi kupen me popullin, prandaj duhet edhe te denohet nga ky popull, por jo nga plepat qe veterinerin Gjin Gjoni e beri juirst-gjykates , u perjashtua nga vetingu duke ikur me vrap dhe nga ligj zbatues e bete prape ligj venes tani-deputet. te tille jeni kalbesira te atij vendi qe s’late gje pa i marre e pa e vrare !

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 10, 2025 at 3:52 pm

    Falimentim do te thote detyrim i popullit shqiptar te paguaje “Invesitoret”
    Falimentimi ishte qellimi, sic eshte qellimi i ngritjes se Aeroportit te Vlores, qe eshte nje pagese e gjate perkundrejt “investioreve”
    PEr cfare behen tere keto projekte?
    Per te vjedhur me taksa ndaj qiptareve
    Rrnofte Mreti lakuriq

    Reply
  • xxx says:
    December 10, 2025 at 6:42 pm

    Nuk ka me kuptim “per te vjedhur” shwiptaret (me breza). Flitet haptaz, per ta xhvatur. Te vret i joti para se te shtypi huaji. Si gjithnje qysh nga koha e Sali vicidolit. Asgje ska ndryshuar.
    Jo rastesisht Turku shiti aksionet e veta, si nga airalbania, si nga Aeroporti Vlores. Huligani Edvin luan me zjarrin ujin gjithcka. Komardare per mos u mbyt personalisht i ka mbet BE te cileve po u lutet ne menyre te peshtire.
    Do ishte mire por problemi nuk eshte vetem te borxhet me breza, qe ky na 10eu per trashegimi…
    …..
    7 ore e pritem airalbanian ne Rinas dy dit para se aksionet e turkut u shiten.. Informacioni inegzistent, black out.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 11, 2025 at 6:47 am

    E falimentoi Edi Rama,se nuk paguante varravingot Charter.
    -Jam kryeminister Une,nuk paguaj.Kam mik Erdoganin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?