Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autoriteti i Konkurrencës gjobit grosistët e miellit: Fiksojnë çmimet, operojnë si kartel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Autoriteti i Konkurrencës gjobit grosistët e miellit: Fiksojnë çmimet, operojnë si kartel
EkonomiKryesore

Autoriteti i Konkurrencës gjobit grosistët e miellit: Fiksojnë çmimet, operojnë si kartel

Published: December 24, 2022
Shpërndaje

Grosistët e miellit kontrollojnë tregun si kartel duke fiksuar çmimet dhe duke mos ndjekur rregullat e konkurrencës. Për këtë arsye 4 kompanitë e mëdha duhet të paguajnë së bashku një gjobë me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Vendimi për të penalizuar këto kompani vjen nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili një vit më parë i toleroi për rritjen e pajustifikaur të çmimit të bukës e miellit në treg, duke u vënë kusht të mos bëjnë marrëveshje të bashkërenduara dhe të raportojnë periodikisht kostot për miellin.

Që nga shtatori 2021 deri në gusht 2022, Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja del që të kenë thyer këto rregulla.

- Publicitet -

Penaliteti për kompanitë është shoqëruar sërish më të njëjtën thirrje që imponon dhe ligji, me detyrimin e ndërmarrjeve që të mos bëjnë marrëveshje dhe praktika të bashkërenduara, të cilat shtrembërojnë konkurrencës në treg.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës, në përfundim të procedurës së monitorimit të zbatimit të Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 839, datë 29.09.2021 nga ndërmarrjet Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK, ka vendosur:
– Gjobitjen e ndërmarrjes Agro Blend SHPK për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I dhe II të VKK nr. 839/2021, në masën 5,774,395 Lekë
– Gjobitjen e ndërmarrjes Bloja SHA për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I dhe II të VKK nr. 839/2021, në masën 1,468,877 Lekë
– Gjobitjen e ndërmarrjes Miell Tirana SHA për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I të VKK nr. 839/2021, në masën 2,025,659 Lekë
– Gjobitjen e ndërmarrjes Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I të VKK nr. 839/2021, në masën 1,324,390 Lekë.
– Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktikat të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg vecanërisht:
a)  të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
b)  të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
c)  të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
ç) në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
d) të kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
Komisioni i Konkurrencës mori këtë Vendim në përfundim të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit të sjelljeve të ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të mielli, për të vlerësuar zbatimin e detyrimeve të vendosura në VKK nr. 839/2021, ku konstatoi se:
– Ndërmarrjet Agroblend SHPK, Atlas Mills SHPK, Miell Tirana SHA dhe Bloja SHA kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje edhe në periudhën shtator 2021 – gusht 2022, duke mos zbatuar detyrimin e dhënë në pikën I të VKK nr. 839/2021.
– Ndërmarrjet Agroblend SHPK dhe Bloja SHA, nuk kanë zbatuar detyrimin e dhënë sipas pikës II të VKK nr. 839/2021 lidhur me raportimet tre mujore mbi kostot e produktit miell.

 

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • ab says:
    December 24, 2022 at 6:33 pm

    tani qe eshte fushata do u vene nga nj gjobe ketyre. pas fushate pastaj do na kenaqin te gjithe keta

    Reply
  • Orkestra says:
    December 24, 2022 at 7:19 pm

    Kjo gjoba ankimohet dhe pastaj falet.
    Marreveshjet e fshehura jane te denueshme dhe veper penale njesoj si krimi i organizuar.
    Ne shqiperi cso treg eshte kapur dhe fiksojne cmjmet se bashku ne cdo fushe.
    Kushdo qe lufton keto marreveshje te fshehta persekutohet nga eproret dhe pushohet apo interrnohet.
    Shqiperia eshte kapur ne cdo qrlize nga krimi malinj i qelbesitave te pushtetit.
    E vetmja gje qe mund ta shpetoje ZOTI.

    Reply
  • Lisi says:
    December 24, 2022 at 10:07 pm

    PER BUKEN E GOJES
    KUR SPYET QEVERIA
    VETEM NJE POPULL IDIOT
    I JEP VOTEN E TIJA

    E PYETA NJE DITE RABIEN
    PER KE DO TE VOTOJ
    ME THA KY PIS MILET
    DO VRA ME BUKE NE GOJE

    POR KUR AS BUKE NUK KA
    PER CASTIN E FLIJIMIT
    KETE BREZ FUSHE NGA TRUTE
    PENG LERJA ASIMILIMIT

    Reply
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 3:08 am

    Shume mire me ne fund po ndihet era shtet.

    Reply
  • H Hyko says:
    December 25, 2022 at 12:39 pm

    Të gjobiten ata që sjellin mjell të skaduar dhe ata që importojnë pluhurin e zi për bukën.

    Reply
  • feridon says:
    December 25, 2022 at 1:47 pm

    fitimi realizuar nga fiksimi i cmimit (besoj miliona EURO) gjoba nje kaush fara lule dielli.

    Reply
  • Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc says:
    December 25, 2022 at 6:00 pm

    Po tallin bythen me 100 mije $ gjobe per 4 kompanite te cilat e kane nje qime bythe kete vlere.
    Keta matrapaze, mega-hajdute qe 50% te grurit nuk e zhdoganojne, duhet te ishin gjobitur me 100 milion $, t’a njohe qeni te zotin, apo qeni e ka blere te zotin dhe e ka kthyer ate ne qen.

    Reply
  • Ppsh says:
    December 26, 2022 at 4:01 am

    Qe mos qelbet fare shkrimi thone 4 kampanite e medha
    Doje te thoje 4 kompanite e vetme?
    Dhe me keto akuza gjoba llogaritet me 10% te xhiros totale vjetore
    Sa turp km po prodhon material parazgjedhor gjoja po ja tregon vendin te medhejve
    Meqe jemi ne teme keta 4 monopolistet po me miell rus nepermjet serbise importojne?
    Mir qe embargo kunder rusise dihet qe eshte vetem ne leter po serbet pse duhet ti paguajne si ndermjetes

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 26, 2022 at 4:55 pm

    keto 4 kompanite i kane Ilir Hoxha e Sokol Hoxha (djemte e Enverit). Te tera firmat e medha ne Shqiperi i kane Ilir Hoxha e Sokol Hoxha

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 26, 2022 at 4:55 pm

    Keto 4 kompanite i kane Ilir Hoxha e Sokol Hoxha (djemte e Enverit). Te tera firmat e medha ne Shqiperi i kane Ilir Hoxha e Sokol Hoxha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?