Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ndalohet mbajtja e celularëve në Gjykata, avokatët paralajmërojnë padi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U ndalohet mbajtja e celularëve në Gjykata, avokatët paralajmërojnë padi
AktualitetKomunitet

U ndalohet mbajtja e celularëve në Gjykata, avokatët paralajmërojnë padi

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Gjykata Administrative ka miratuar rregullat e reja për të pranishmit në seancat gjyqësore, ku ka lëshuar një urdhër absurd që i ndalon avokatët të mbajnë celularët në sallën e gjyqit.

Në një kohë, kur celulari është kthyer në një mjet pune i rëndësishëm dhe bota po shkon drejt teknologjisë, në vendin tonë, Gjykatat bëjnë hapa pas. Në vendimin që mban datën 1 qershor thuhet se avokatët, por edhe gazetarët dhe të pranishmit duhet të dorëzojnë celularët para se të hyjnë në gjyq dhe nëse nuk i binden këtij urdhri, do u ndalohet hyrja në sallë.

Dhoma e Avokatisë është “ankuar” pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), teksa avokati Jordan Daci ka paralajmëruar se nëse ky urdhër nuk hiqet, atëherë do të ngrihet padi.

- Publicitet -

“Ky është urdhri zhargavinë i Gjykatës Administrative Tiranë që ndalon avokatët nga përdorimi i mjeteve të punës sikurse janë edhe telefonat e zgjuar ose smart siç e thonë këto që dinë anglishten, por jo siç duhet shqipen. Sot unë dhe shume koleg përdorim aplikacione mobile për kalendarin dhe shumë sisteme të tjera ndihmese të teknologjisë si mjete ndihmëse për punën. Në një gjykatë ku gjykohen çdo dite pavleshmëritë dhe paligjshmëritë e akteve administrative, vete gjykata bën aktin me flagrant absolutisht të pavlefshëm dhe kufizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me akte zhgarravina jo në përputhje jo me ligj dhe as me Kushtetutën e RSH duke cenuar lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit, por jo vetëm, në kufijtë e shkeljes së rëndë administrative e deri në shpërdorim detyre. Gjithë bota shkon drejt teknologjisë gjykatat tona kthehen mbrapa tek zhgarravinat e letrave te bakallit. Në ditët në vijim do kërkohet revokimi dhe nëse nuk pranohet do bëhet padi duke përfshirë angazhimin e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, nga e cila sapo m’u konfirmua që i është komunikuar KLGJ-se ky shqetësim. Ky rast tregon që në vendin tonë duhet të protestosh çdo sekondë të jetës, të bësh padi e ankesa çdo dite dhe prap nuk do mjaftonin që të zgjidheshin problemet e shëmtuari si ky… Çdo koleg është i ftuar t’i bashkohet nismës për të kundërshtuar këtë akt që njofton që akte të ngjashme dhe më të renda do dalin ne vijim”, shkruan Daci.

Ky urdhër vjen në një kohë kur avokatët prej ditësh janë ngritur në protesta për një tjetër problematike, kundër hartës së re gjyqësore,që shkurton numrin e gjykatave nga 22 në 13 gjykata të shkallës së parë, 1 Apel nga 6 që kanë qenë dhe 2 Gjykata Administrative.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • fati says:
    June 23, 2022 at 6:32 am

    Jo po mos eshte me mire qe avokatet te japin vendimet gjyqesore, ndersa gjyqtaret dhe prokuroret te bejne sehir.

    Reply
  • ppa says:
    June 24, 2022 at 8:57 am

    Keta nuk jane avokate, jane seksere; edhe ky kompetenti Daci qe perdor gjuhe te papershtatshme; sipas meje – pse duhet te mbash celular ne sallen e gjyqit ? Seanca regjistrohet ….!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Thirrje moderatorit on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. TRENI on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  5. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?