Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokati Beqiri për kallëzimin në SPAK të trinomit Berisha-Meta-Bode: Shkelën ligjin, shkaktuan qindramilionë euro dëme!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokati Beqiri për kallëzimin në SPAK të trinomit Berisha-Meta-Bode: Shkelën ligjin, shkaktuan qindramilionë euro dëme!
AktualitetKronike

Avokati Beqiri për kallëzimin në SPAK të trinomit Berisha-Meta-Bode: Shkelën ligjin, shkaktuan qindramilionë euro dëme!

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Avokati Idajet Beqiri, i cili ka dorëzuar disa ditë më parë një kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Ridvan Boden për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. I ftuar sot në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se një pasuri kombëtar iu fal privatit që Meta dhe Berisha të kishin përfitime kolosale.

“Nuk ishte shitur ndonjëherë pasuri e tillë privatit. Dhe u bë në një moment kur prodhonte, ishte efecient, jepte fitim të madh. Ishte norma e fitimit dyfish krahasuar me të gjithë të tjerët. Pikërisht në këtë kohë , Qeveria e Berishës në presionin e Ilir Metës, arritën që t’ia shisnin kompanisë turke KURUM. Dhe vlera ende nuk dihet. U shiten këto hidrocentrale 1.6 mln euro më pak sesa u shit hidrocentrali i Lanabregasit, që e mori ujësjellësi i Tiranës.  Ky është abuzimi më i madh”, tha avokat Beqiri.

Ai u shpreh se këto ishin hidrocentralet nga më rentabël dhe prandaj u bë pisllëku. “Kompania pa bërë asnjë lloj investimi që vitin e parë fitoi 10 mln euro në vitin 2013. Për këto 10 vjet ka marrë 100 mln euro fitim dhe i ka dërguar të gjitha në Turqi”, tha ai. Duke folur për shkeljet ligjore avokati i njohur u shpreh se shkelja kryesore ishte fakti se ato pasuri kombëtare ndaloheshin me Kushtetutë dhe ligj që të privatizoheshin. “Shkelja kryesore ligjore kryesore ishte kategorikisht e ndaluar dhe e dënuar me Kushtetutë, pasi nuk lejohen privatizime të tilla. Këtë e ndalonin edhe VKM-të. 2 të tilla e ndalonin totalisht këtë. Ndërkohë që në tetor 2012 dolën dy vendime të tjera që i zhbënin këto të parat dhe me emër përcaktohej fituesi, pa nxjerrë asgjë në tender apo në ankand”, tha avokati.

- Publicitet -

Idajet Beqiri u shpreh se pret që çështje të përfundojë sa më shpejt me dënimin e përgjegjësve pasi sipas tij kjo dosje është e qartë. “Ilir Metës për ta bërë këtë aferë iu desh edhe Kryeministri. Bashkë me të iu deshën edhe specialistët të tjerë që janë të gatshme për të nëpërkëmbur ligjin. Unë jam i bindur se ka prokurorë në SPAK, ashtu sicc ka gjyqtarë që kanë integritet dhe këtë çështje do ta zbardhin. Populli thotë ‘nuk futet minarja ne thes’. Por kjo çështje kaq e pastër, kaq e qartë dhe pres t’i jepet drejtimi i duhur”, tha ai.

Kujtojmë se materiali kallëzues që mban firmën e avokatit Idajet Beqiri përpos Metës dhe Berishës, kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?