Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin, që tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, disa ditë më parë.
Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të tyre mbrojtës, të cilët kërkuan masë më të butë sigurie.
Në një deklaratë për mediat, avokati i shtetasit ukrainas, Saimir Visha ngriti një shqetësim se klienti i tij nuk është pyetur në gjuhën e tij amtare, por atë ruse. Sipas avokatit kjo shkelje rrëzon të gjithë procedurën e marrjes në pyetje. Ai shtoi se policia dështoi pasi akuza ishte regjistruar për 5 vepra penale dhe aktualisht kanë mbetur në fuqi vetëm dy.
“Në lidhje me klientin tim që është Ukraina, është mohuar gjuha zyrtare e tij. Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, ndonëse e kupton këtë gjuhë. Personat nën hetim të tjerë kanë kërkuar të mbrohen nga avokatë të zgjedhur. Por gjykata ua ka caktuar.
Në lidhje me akuzat ju e dëgjuat edhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Kanë ngelur vetëm dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës dhe sigurimi i të dhënave. Nuk ka fakt penal që të bësh fotografi. I mbrojturi prej meje është shtetas ukrainas dhe nuk ka pasur lidhje shërbimet ruse”, tha avokati Visha.
a.m/dita

Avokar I pa pergjegjshem. Po avokati a di ukrahinisht. Ukrahina ka four perjete rusisht. Ku eshte shkelja ketu, more kokeqip!