Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokati shqiptar në Londër dhe ish-prokurori, tregojnë se si mund të bindet Britania që të ekstradojë vrasësit e Nikulajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokati shqiptar në Londër dhe ish-prokurori, tregojnë se si mund të bindet Britania që të ekstradojë vrasësit e Nikulajt
AktualitetKronike

Avokati shqiptar në Londër dhe ish-prokurori, tregojnë se si mund të bindet Britania që të ekstradojë vrasësit e Nikulajt

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Ekstradimi nga Britania drejt Shqipërisë i 4 autorëve të dyshuar të vrasjes së Ardian Nikulajt në Lezhë bëhet përmes vërtetimit të gjeneraliteteve, provave të arsyeshme se janë të përfshirë në krim. Më e rëndësishmja është bindja e gjykatës britanike se pala shqiptare do marrë vendim të drejtë. Kështu bëri me dije avokati shqiptar në Londër, Naim Hasani në një lidhje me skype për ‘Sot, live në Shqipëri’. Hasani u shpreh se ekziston mundësia më e madhe që të qëndrojnë në burg 4 personat e arrestuar pasi përballen me akuza të rënda.

“Nuk do të kisha menduar që gjykata ka refuzuar arrestimin. Kjo është në dorë të skuadrës së ekstradimit dhe është magjistrati i veçantë që vendos nëse arrestohet ose jo. pala shqiptare duhet të vërtetojë gjeneralitetet, dyshimi i arsyeshëm që janë të përfshirë në vepër kriminale dhe të bindin gjykatën britanike se do të marrin gjykim të drejtë. Vetëm kështu bindet gjykata britanike. Ata akuzohen për vepra të rënda penale dhe është e vështirë që gjykata britanike të vendosë liri me kusht. Mundësia më e madhe është se do të qëndrojnë në burg derisa të merret vendimi për ekstradimin ose jo”, tha Hasani në “Report TV”.

- Publicitet -

Ish-prokurori Eugen Beçi tha se nuk është e nevojshme të dërgohet dosja e plotë por mjafton të dërgojnë material plotësues që të bindin gjykatën britanike për ekstradimin. “Referuar marrëveshjes 2 palëshe, rruga ligjore është e hapur. Për këtë arsye duhet vetëm procedura për të realizuar procesin e ekstradimit. Duhet të marrin vendimin nga gjykata për të vijuar më pas me ekstradimin. Mbetet në dorë të autoriteteve shqiptarëve që të dërgojnë materialin plotësues që do të bindin gjykatën britanike për ekstradimin. Paraqitja do të bëjë të mundur hetimin e mëtejshëm të kësaj çështje. Hnë rastin konkret kemi marrëveshje që duhet zbatuar dhe të dyja palët kanë hequr dorë nga konventa për mosekstradimin e shtetasve të tyre në drejtim të një vendi tjetër. Në momentin e ekstradimit nuk shkon dosja e plotë. Pala shqiptare duhet të çoje disa dokumente si vendim gjykate, relacioni i prokurorit që parashtron provat, gjeneralitetet e të arrestuarve”, u shpreh ai.

Beçi shtoi se ‘nuk është fundi i botës’ nëse mbyllet procesi i ekstradimit, sepse nuk e pengon drejtësinë shqiptarë që të vijojë hetimet. “Po, në këtë rast procesi është i mangët por procedura penale shqiptare e lejon dënimin në mungesë. Nëse dënohet me burg, rishpallet në kërkim për veprën penale”, tha Beçi. Ndër provat kryesore janë pamjet filmike që korrespondojnë, disa materiale biologjike dhe ADN në dhomat që kanë qëndruar si dhe në makinën me qira të marrë nga Edmond Haxhia.

Përfshirja e 4 britanikëve dhe e shqiptarit me nënshtetësi britanike, Edmond Haxhia që dyshohet se ka organizuar dhe porositur vrasjen e biznesmenit dhe politikanit të njohur Ardian Nikulaj, ka sjellë në Lezhë hetuesit britanikë. Një grup prokurorësh anglezë u pritën nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, për të njohur më me detaje dosjen shqiptare të atentatit ndaj Nikualjt dhe provat e pretenduara ndaj britanikëve bashkëpunëtorë. Hetuesve britanikë u duhet të binden nga provat për t’i hapur ose jo rrugë ekstradimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?