Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatja rrëfen tmerrin gjatë pengmarrjes: Më tha se do më vriste, më kërkoi…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokatja rrëfen tmerrin gjatë pengmarrjes: Më tha se do më vriste, më kërkoi…
AktualitetKronike

Avokatja rrëfen tmerrin gjatë pengmarrjes: Më tha se do më vriste, më kërkoi…

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

Avokatja, Entela Dvorani, e cila u mor peng brenda zyrës së saj për 5 orë nga një 74-vjeçar tashmë i ndaluar nga Policia e Korçës, u shpreh për mediat se i gjithë konflikti kishte ardhur pasi klienti i saj i kishte kërkuar të bënte një kërkesë jo ligjore drejt Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohej dosja e tij. Ajo tha se Nikollaq Çango e kishte kërcënuar me jetë ditën e djeshme, me arsyetimin se kjo e fundit nuk po i përmbushte kërkesat e tij. “Ai kërkoi nga unë dje t’i bëja një kërkesë siç do ai diçka jo ligjore. Gjë që nuk mund ta bëja, se një avokat nuk e bën. Ai e kishte bërë vetë dhe e kishte dërguar tek gjykatësi i cili me të drejtë ma ktheu mua. Ndërkohë zotëria erdhi dje dhe më thoshte shkruaje si të them unë me armë në dorë. Më goditi në gjoks. Më thoshte unë do të vras, ti je kokfortë, ty nuk të mbushet mendja të bësh atë që të them unë. Por unë nuk mund të bëj një kërkesë jo ligjore. Ka qenë vetëm një vit klienti im, nga 2014 deri në 2015 më pas në 2016 çështja kaloi në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Dvorani.

Sa i takon çështjes gjyqësore të 74 vjeçarit, avokatja tha se pa të drejtë i kishin uzurpuar pronën dhe se i gjithë shpërthimi i tij kishte ardhur si pasojë e procesit gjyqësor të tejzgjatur nga Gjykata e Lartë. “Ndërkohë prona e tij është e uzurpuar, e kanë zënë njerëz të tjerë. Ai ka të drejtën e pronësisë. Koha e gjatë e pritjes në gjykatën e Lartë solli atë revansh nga ai. Ai ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka pyetur cili gjykatës e ka në dorë. Pas pandemisë është rënduar, bëri edhe një operacion në zemër. Mua për atë klient më vjen keq edhe për atë stres që ka kaluar më vjen shumë keq”, shpjegoi avokatja.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese
  • Masivitet nga MAGA dhe mesazhe të papritura: Pse fjalimet e Trumpit në fushatën e mes-mandatit po duken si tur lamtumire
  • Gjermani, protestat e rinisë për krizën e kostos së jetesës shpërthejnë në dhunë
  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  • Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?

Komentet e Fundit

  1. Lumi Vlorës on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  2. labi on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  3. Parruca on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  4. demo on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  5. PKSh on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?