Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AXHENDA: Rama viziton sot Kosovën, pritet takim me Presidenten Osmani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AXHENDA: Rama viziton sot Kosovën, pritet takim me Presidenten Osmani
AktualitetPolitike

AXHENDA: Rama viziton sot Kosovën, pritet takim me Presidenten Osmani

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Kosovë, me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema.

- Publicitet -

Në vijim të agjendës, Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Gjithashtu kryeministri do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • !!? says:
    June 11, 2024 at 6:38 am

    Armiku më i math gjer më sot i kombit shqipëtar, kusari kombçfarosës, zuzari Edi Rama, mbasi po përfundon spastrimin etnik të Shqipëris, është i vendosur që të çoj deri në fund të realizoj dhe krimin e spastrimit etnik të Kosovës duke komplotuar për të rrëzuar me grusht shteti qeverin Kurti, në bashkpunim në komplot me vëllaun siamez antishqiptar Vuçiçin, me Mc Gonigalët e rekrutuar prej tij si McGonigali i FBI, me para “borxh”, me biznese fitim prurëse në Shqipëri e me joshje në resortet luksoze ku konsumohen kënaqsi nga më të ndryshme njerzor, si McGonigalët Grenel, Eskobar, Varhell dhe na dualën edhe McGonigalë të thekur edhe Toni Bler dhe D’Alema, në sinkron e bashkpunim të plot me shërbimet sekrete të Putinit.

    Kjo vizitë e zuzarit antishqipëtar Edi Rama në Kosov, së bashku me McGonigalët e tij kanë synim të tërheqin në bashkpunim horra në radhët e politikanëve të Kosovës që, me izolim nga jashtë të Kurtit dhe Kosovës dhe me organizimin e komplotit nga brënda, të vendosin një Ramë-Paashiq-Zerva numër dy në Kosovë që edhe Kosovën si Shqipërin ta bëjnë si Sazani për t’ja shitur me para në dorë dhëndurrëve të presidentëve Trapa të globit dhe McGonigalëve të sojit Grenel,D’Alema, Bler, Meloni sikur trojet shqipëtare të ishin pron e trashguar Edi Ramës nga ndjes pastë gjyshja e tij enderuar…

    Të jeni të sigurt që, mbas kësaj “vizite” të luvgatit dinak antishqiptar Edi Rama dhe çakenjtë McGonigal të tij D’Alema dhe Toni Blair do të kemi rekrutim si bashkpunëtor në komplotin anti Kurti në radhët e Hajradinave të Kosovës dhe do të kemi zhvillime antiKurti në mjedisin politik dhe kuvënd të Kosovës për të sjelll sa më shpejt rrëzimin e qeveris së tij.

    Cili do të jetë Ram-Pashiq-Zerva sekond që si Edi Rama në Shqipëri do të bëj Kosovën si Sazani për t’ja shitur dhëndurrëve të presidentëve Trapa dhe kryministreve Meloni, investitorëve staratgjik si arapi Alabar dhe McGonigalëve si D’Alema dhe Toni Blair?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?