Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpret sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump. Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova që do të përfaqësohet nga Vjosa Osmani. Në Uashington po mbërrijnë edhe liderët, ndërsa sipas axhendës, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama. Ky i fundit do të firmosë dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatë me statusin vend anëtar themelues.
I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Nuk dihet nëse vendi ynë ka kontribuar me ndonjë shumë dhe as shifra lidhur me vendet e tjera, pasi do të jetë vetë Trump që do t’i shpallë, sipas postimit të tij në Truth Social. Deri më tani, dihet që në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare.
Gjithashtu, shtetet anëtare janë angazhuar të dërgojnë trupa për një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza. Trump thotë se Bordi do të kthehet në “organin ndërkombëtar më me ndikim në histori”. “Do t’i kemi të gjithë liderët botërorë,” tha ai.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministri Ervin Demon në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes krah presidenti Donald Trump. Ka qenë ministri Demo që ka ndarë një foto me Ramën, krah së cilës shkruan “Krenar për Shqipërinë, Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.”
AXHENDA E PLOTË
Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes
E enjte, 19 Shkurt 2026
Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”
06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)
08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)
08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)
09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara
Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore
1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
Ndërhyrjet
Rendi:
1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto
5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9. Emiratet e Bashkuara Arabe – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub
Prezantim video nga FIFA
Rezoluta & Votimet e Bordit
Lista e plotë e pjesëmarrësve që do të priten në Institutin e Paqes:
- FIFA
- Bashkimi Europian
- Gjermania
- Koreja e Jugut
- Japonia
- Zvicra
- Polonia
- Bullgaria
- Norvegjia
- India
- Tajlanda
- Mbretëria e Bashkuar
- Finlanda
- Holanda
- Austria
- Meksika
- Mongolia
- Greqia
- Bjellorusia
- Kuvajti
- Izraeli
- Sllovakia
- Turqia
- Qipro
- Kroacia
- Omani
- El Salvador
- Arabia Saudite
- Maroku
- Republika Çeke
- Italia
- Jordania
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Kamboxhia
- Katari
- Armenia
- Shqipëria
- Hungaria
- Vietnami
- Rumania
- Indonezia
- Argjentina
- Paraguai
- Uzbekistani
- Kosova
- Kazakistani
- Azerbajxhani
- Bahreini
- Pakistani
- Egjipti
j.l./ dita

Pordhe,pordhe,moj Dervishe
Pordhe veshet na gervishe
Ti me mire te kishe dhjere…..
Veshet mos na kishe cjerre…!
HAHAHAH U permbyt Albanistani. Do permbytet edhe bota.
Po arrestohen princa mbreter,presidenta te Shteteve me peshe ne Bote,,Kkane imunitet ca lavire Tirane,,zhgarravina te fshatit me te humbur dhe me te korruptuar te Botes! Dhia zgjebosur,bishti perpjete.leshon kakerdhia.
Kthehu neser paradite
se te presin ca me shishe.
me kokteil e me dolli,
Qe ti plasin ne Turi!
‘lideri global’ po rrinte si MUT kur u afrua TRUMP , po lëvizte Kēmbët si XHERXHEBIL dhe po lëvizte sikur i kishte hyrë HURI !
I kishte mbushur BREKÈT PLOT me HALE dhe po i dridhej gjithë trupi nga Frika , sidomos kur shikonte Susie Willes
Qerratai Trump, ne krye te Bordit tij ka vene … FIFA! Tjeret pastaj me poshte jane lojtaret e stoli rezervave.