Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit
Ekonomi

B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Finalistët e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit paraqitën idetë e tyre para jurisë, në formatin “Demo Day”, dhe tre prej tyre u shpallën fituesit, të cilët programi B4Students do t’i ndihmojë drejt realizimit në praktikë.

Plani i biznesit “Pi Center 3.14” nga Marjolin Jahja, student në Universitetin Politeknik të Tiranës, synon krijimin e një platforme për kurse dhe trajnime në shkencën e matematikës, duke përgatitur të rinjtë për certifikime kombëtare dhe ndërkombëtare si SAT, IGCSE, etj.

Ideja “Re-Work” nga Eriselda Gjipali, studente në Tirana Business University College, ka në qendër një platformë online ndërmjetësimi për punësimin e të rinjve, me qëllim përputhjen e nevojave të kompanive me mundësinë e të rinjve për angazhim me kohë të pjesshme apo projekte të veçanta.

- Publicitet -

Ndërsa Mario Dine, student në Universitetin Polis, dha idenë e krijimit të një hapësire për artin urban, me produkte për artistët e muraleve, personalizim të objekteve dhe aktivitete artistike me talente të reja.

Projektet fituese “Re-Work” dhe “Pi Center 3.14” përfituan grante prej 5,000 eurosh për të nisur sipërmarrjet, ndërsa “Designer” mundësi për përfshirjen e produktit në rrjetin SPAR në Shqipëri, krahas promovimit të aktiviteteve artistike në mjediset e qendrave TEG dhe QTU. Fituesit do të kenë edhe këshillimin e ekspertëve të Grupit BALFIN gjatë zbatimit të planeve të tyre të biznesit.

Anëtarët e jurisë, Ervin Kajno, Drejtori i Projekteve të Korporatës në Grupin BALFIN, Elona Hametaj, Drejtoreshë Ekzekutive në SPAR Albania, dhe Aida Velaj, Drejtoreshë Ekzekutive në On Solutions, vlerësuan vullnetin e të rinjve për të trajtuar shqetësimet e brezit të tyre dhe shprehën besim tek aftësitë e tyre për t’i vënë në jetë idetë.

Nxitja dhe mbështetja e sipërmarrjes nga studentët është një nga aktivitetet kryesore të programit B4Students, pjesë e nismave të përgjegjshmërisë sociale në fushën e edukimit, krijuar nga Grupi BALFIN, me vëmendje të veçantë të presidentit të tij, Samir Mane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ETJ ETJ says:
    December 12, 2022 at 10:29 am

    DHERPO ME RAJGON!
    1. ARTI URBAN FSHIHET NGA ZBARDHUESIT E BASHKISE…APO E KENI FJALEN PER PIKTORET E PAGUAR TE BASHKISE?
    2. LABORATORE MATEMATIKE… HIDHINI NJE SY SE SA STUDENTE U RREGJISTRUAN NE KURSIN E MATEMATIKES KETE VIT…VETEM 1 KUOTE! KJO DEGE DO TE MBYLLET SHUME SHPEJT NESE NUK KA KERKESE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?

Komentet e Fundit

  1. rapsodi popullor on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. TemO on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  3. demo on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale
  4. Opinionisti on Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  5. demo on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?