Nga Petrit Ruka (1954-2021)
Baba, ne ikëm… Shtëpinë e braktisëm,
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si kyç, një palë lot vendosëm tek porta…
Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
në metropole u mblodhëm si punë e iriqëve,
E ke parasysh kur e vjelin një pemë
dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!
U ngjeshëm këtej ndër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka është gati në dyqane luksoze,
dyqan-psikologu, të kallais dhe zemrën…
Ne ikëm dhe varrin ta futëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vëmë lulet, dy lot, një cigare, Jetojmë me simbole… Botë me manual.
Në fshat nuk shkojmë.. E kemi me vete,
tani gjithçka e mbajmë në kuti,
Kjo kuti baba e ka emrin kompjuter,
në xhamin e tij takon çdo njeri…
Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasmë,
puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent
Dhe nënën e qan nga mijëra kilometra tek e fusin në varr, me video – konferencë.
Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
qëllova i dobët dhe mbytem në lot
Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot tërë bota,
Ah, ik edhe thur kanistra pikëllimi…
Botuar sot në DITA

Gjithë jeta në kaq pak vargje!
test komenti
Poet i madh.
Respekte
No comment
gazeta keni nderhyrje hakerash ne gazete.Eshte spostuar shenja-Post Coment
Po te ishte gjalle do t’i thoja që shoqëria e gaxhojve sot është pikërisht antipodi i asaj të arixhinjve që jetojnë në komunitet, shumë më pranë natyrës dhe të lirë sidomos nga shoqeria e konsumit.
Ndoshta e ka për rrënjët (nisur nga ilustrimi i Agim Sulajt), si popull shëtitës, por ajo i bën arixhinjtë të lirë.
Por, përsëri dhe ndryshe nga ne gaxhojt, arixhinjtë i kanë prej shekujsh “rrënjët” me vete.
Ngushëlluese për ne gaxhojt eshte se edhe arixhinjtë po marrin nga të këqijat tona.
Ky poeti paska vdekur ne 2021, prandaj une s’kam kujt t’i mar leje per te shtuar edhe dy vargje te tjera:
>
Shyqyr o Baba qe kemi vdekur
E nuk rrojme me ne kete vend plot me hajdute te thekur!
Vetem Ballukja nuk iken
Me SKLLAVERIS dhe LIRISE ,patjeter do te zgjithnja lirine me cfardo cmimi njerezor dhe jetesor.Kujtoj fshatin socialist (GULAKE) skllever te nje diktature kriminale,nuk kishte leje vjetore,puna shtate dite ne jave,shperblimi mesatar i pagave te koperativisteve 40-50 lek te vjetra per ditepune (e barabarte me nje pllake buke).Taksative do te vdisnje ku kishe lindur,80%perqint e bashkefshatareve te mij kane vdekur pa e pare kure Tiranen.Kriminelet komuniste Shqiperine e thurem me klon. Mallkuar kush ka nostalgji per sistemin skllavopronar feudalo-komunist
KUR THONE SE QEME KEQ
PASKEMI QENE MIRE
VIJME NE MEMEDHE
SOT SI MYSAFIR
MBETUR PLEQ E PLAKA
IKEN GJITHE TE RINJTE
TE NA RROJNE LIDERET
NE HESFEL PARTITE
Të mjerët ne që ngelëm rrugve të botës e zhdukën dhe fshatin tani ska më vatan