Është njeriu që ka përjetuar të gjitha sistemet dhe me siguri një nga më jetëgjatët në vend. Bëhet fjalë për profesor Ismet Elezin, i cilësuar si babai i kriminologjisë shqiptare, i cili këto ditë ka shënuar 106-vjetorin e lindjes. Një nga figurat më të shquara të jurisprudencës shqiptare dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore, këtë të mërkurë, ai u nderua me një titull të lartë mirënjohjeje.
I njohur si një prej themeluesve të mendimit penal shqiptar dhe kontribuues në hartimin e legjislacionit, Elezi mbetet një simbol i dijes, drejtësisë dhe përkushtimit ndaj shtetit. Në një ceremoni të organizuar me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura të jetës publike, akademike dhe politike, miq, kolegë dhe familjarë u mblodhën për të vlerësuar jetën dhe veprën e profesorit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk ishte i pranishëm, por ceremonia u kthye në një homazh të veçantë për kontributin e tij shumëdekadësh në arsim, shkencë dhe shtetformim.
Momenti kulmor i aktivitetit ishte akordimi i titullit “Nderi i Organizatës së Veteranëve”, një vlerësim për rolin e tij si luftëtar antifashist dhe si figurë madhore e shkencës juridike shqiptare. Dekorata iu dorëzua familjarëve, duke simbolizuar mirënjohjen institucionale për një jetë të tërë në shërbim të vendit.
Me mbi tetë dekada aktivitet dhe mijëra faqe studimore, profesor Ismet Elezi konsiderohet një nga arkitektët e shkollës shqiptare të së drejtës. Në 106-vjetorin e tij, ai vijon të mbetet një figurë frymëzuese me një jetë të jetuar mes dijes, integritetit dhe shërbimit ndaj shoqërisë.
j.l./ dita

Profesor i sukseshëm e shëmbull në gjithçka patriorike,shoqërore e akadmik i pa përsëritshëm një frymëzues për ne që patëm nder e fat që të kam patur profesor uroj jet të gjatë familiarisht.
Jo
Profesor i sukseshëm e shëmbull në gjithçka patriorike,shoqërore e akadmik i pa përsëritshëm një frymëzues për ne që patëm nder e fat që të kam patur profesor uroj jetë të gjatë familiarisht.
Figure e respektuar dhe e paperlyer. Urime profesorit dhe shume vite te tjera prane njerezve te te tij te familjes.
Nuk e kam degjuar keurre kete emer ne kohen e merhumt.
Klikoje ne net. Ky ka qene penalisti qe solli ligjin penal te Ukraines ne Shqiperine e 47s (sjam i sigurt per vitin). Ka punuar ne k.ministri. Hartuesi i kushtetutes se 1976s…
Bashkfajtor dhe bashkvuajtes.
Nese ka hedhur bazat e legjislacionit Shqiptar dhe duke menduar per moshen pra ai ka hedhur bazat e legjislaconit Shqiptar te komunizmit.
Babaj i kriminologjise ne komunizem kur quhej krim te flsije kunder pushetit, dhe kriminaliteti ordiner gjithmon perzihej me ate politik.
Ai te rroje edhe 100 vjet te tjera por ju lutem mos na e quani te paperlyer. Te githe ishin te perlyer me ate sistem dhe dhane kontirbutin per ate sistem. Pa keta “te gjithe”, sistemi vetem me byrone politike nuk mbahej dot.
Emer i panjohur. Profesor se di qe qen naj her. Si do qofte paska jetuar gjat me seguri shendetin e paka. Urime.
Vërehet që profesori ka bërë një jetë të rregullt dhe të sisiplinuar që është për ta lakmuar gjithësecili prej nesh. I urojmë jetëgjatësi tutje!
Profesor Ismet Elezi ka qene drejtor i Drejtorise Juridike ne Kryeministri dhe njekohesisht pedagog ne Universitet. Ka botuar shume tekste dhe libra. Prej shume vitesh jeton vetem me pensionin e thjeshte.
Profesor Ismeti, njeri i mencur, i empatik, i qete, i durueshem me ne studentet. Ju kujtojme me respekt te vecante se na keni percuar vetem vlera. Te uroj shendet☺️
Po ata pa shkolle skane si ta njohin profesorin e nderuar.jete te gjate profesorit repekte.
Per njeriun e mire,ka vetem fjale te mira.Le te marrim shembull figuren e ndritur te keti burri te thjesht modest qe fal vetem dashuri ,mirenjohje ne breza te pa numert.Jetofsh i lumtur me plote miq adhurues qe te respektojne dhe ndien nje fryme krenarie per jeten dhe vepren qe ke len si nje thesar te cmuar profesor.Edhe shume vite te tjera i nderuari profesor i te gjithe kombit.
Profesor Ismet Elezi eshte lapidar persegjalli i shkencës se te drejtes njerezore ne Shqiperi,. Respekt, përulje dhe shêndet i urojmë këtij njeriu shqiptar të mënçur e që kaloi shekullin për të na treguar me gojën e tij sepse sot, kujt ti besosh ?! Respekt !