Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Babai i Martin Çeços akuzon Tinën për vrasjen e djalit: I çonte në foto varr me lule, e unë se kuptoja…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Babai i Martin Çeços akuzon Tinën për vrasjen e djalit: I çonte në foto varr me lule, e unë se kuptoja…
AktualitetKronike

Babai i Martin Çeços akuzon Tinën për vrasjen e djalit: I çonte në foto varr me lule, e unë se kuptoja…

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Babai i Martin Çeços ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e djalit të tij. Një ditë pasi u vu në pranga Martina Pajollari e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në momentin që ka ndodhur krimi, Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin, por që ajo e kishte refuzuar.

Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit, ndërsa shton se ajo i dërgonte foto të një varri me lule. Për të arrestuarit, Nevzat Çeço thotë se nuk i njihte.

“Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por nuk e kuptova mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina. Natën kur ndodhi ngjarja, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person që s’e njihnim. Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini iku e më tha, jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia me shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. E kërkova gjitha natën sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas kërkova edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë,”- thotë ai. 

- Publicitet -

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç’ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar nga një fshat i Pogradecit, Bleti Angjo. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Angjo, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?