Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Babai i Martin Çeços rrëfen si i mashtruan të birin, nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Babai i Martin Çeços rrëfen si i mashtruan të birin, nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit
KronikeKryesore

Babai i Martin Çeços rrëfen si i mashtruan të birin, nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer për mediat momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit.

‘Molla e sherrit’ ishte Martina Pajollari, e njohur si Tina, tashmë në pranga pasi ka konfirmuar para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave.

Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2 milionë lekë të vjetra 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.

- Publicitet -

Ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni Potka, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Ndërkohë Nevzati tregon se ka takuar dhe motrën e Tinës, ish gruan e Xhoni Potkës para se të ndodhte biseda për mblesërinë sepse i kishte blerë një top djalit të Xhonit se po qante.

Për tu kthyer tek mblesëria e premtuar nga Xhoni, pas takimit në byrektore, ai i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.

“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit”, tha Nevzat Çeço.

Pavarësisht kësaj, Martin Ceco duket se e ka gjetur rrugën e komunikimit me Tinën ndërsa i ati tregon se cfarë dinte nga bisedat e tyre.

“Ky fliste shpesh, por kjo i bënte vjersha. I thoshte duhet të mendohesh mirë se bie në humnerë”, tha Nevzat Çeço.

Ndërsa për natën kur dyshohet se u ekzekutua, një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.

“Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.

Po atë natë, kishte dalë vetë të kontrollonte për të birin, madje i kishte shkuar në mendje menjëherë rezervuari por se kishte gjetur. Atij i bën përshtypje se si u gjet në të njëjtin vend pas 3 ditësh nga policia.

“Jashtë isha atë natë dhe unë. Sapo kontrollova, shkova nga rezervuari, as zhurmë, asgjë. Si ka mundësi? Asgjë nuk pashë. Derisa u gdhi, jashtë isha”, tha Nevzat Çeço.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?