Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Babai i telefonit celular thotë se një ditë do të kemi pajisje telefonike nën lëkurë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Babai i telefonit celular thotë se një ditë do të kemi pajisje telefonike nën lëkurë
EnciklopediLifestyle

Babai i telefonit celular thotë se një ditë do të kemi pajisje telefonike nën lëkurë

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Një ditë, telefonat do të bëhen pajisje të integruara në lëkurën tonë, në vend të pllakave të zeza drejtkëndore me të cilat jemi mësuar, sipas shpikësit të celularit.

“Gjenerata e ardhshme do ta ketë telefonin nën lëkurë,” tha Marty Cooper, i cili ka meritën për shpikjen e telefonit të parë në 1973, në një intervistë në Kongresin Botëror të Telefonëve Celularë (Mobile World Congress, MWC) në Barcelonë të hënën.

Pajisjet e tilla nuk do të kenë nevojë të karikohen, pasi “trupi juaj është karikuesi i përsosur”, tha Cooper. “Kur hani ushqim, trupi juaj krijon energji, apo jo?”

- Publicitet -

Vizioni i tij lë të kuptohet një fazë e mundshme e ardhshme për njerëzimin, ku trupat tanë do të pajisen me mikroçipa dhe sensorë të fuqishëm.

Disa startup-e po zhvillojnë teknologji që kërkojnë të kombinojnë kompjuterët me trurin e njeriut, për shembull Neuralink i Elon Musk.

Cooper tha se smartphone sot është bërë shumë kompleks, me aplikacione të shumta, dhe një ekran që nuk i përshtatet formës së lakuar të fytyrës njerëzore.

Tregu i telefonave inteligjentë ka ngecur gjatë viteve të fundit dhe duket se prodhuesit kanë veshtirësi të krijojnë dizajne të reja inovative.

Përhapja e telefonave celularë, ka rezultuar në një sërë problemesh, nga varësia nga mediat sociale deri te shkeljet e privatësisë.

“Privatësia është një problem shumë serioz, varësia është një problem,” tha Cooper, duke pranuar të këqijat e krijimit të tij.

Por, ai dha një ton optimist për të ardhmen, duke sugjeruar se ditët më të mira të teknologjisë mund të jenë ende përpara, në fusha si arsimi dhe shëndetësia.

“Kam besim të thellë te njerëzimi,” tha Cooper. “Unë shikoj historinë dhe të gjitha përparimet teknologjike, dhe disi njerëzit e kanë kuptuar atë.”

“Njerëzit janë më mirë tani. Dhe ata jetojnë më gjatë. Ata janë më të pasur, janë më të shëndetshëm se kurrë më parë. Kemi ulje-ngritje. Por në përgjithësi, njerëzimi po përparon.”

Cooper mori një çmim për arritje jetësore në MWC këtë javë, për të shënuar 50-vjetorin që kur bëri thirrjen e parë telefonike në Sixth Avenue. Duke përdorur Motorola DynaTAC 8000X, referuar në filmin e njohur “Wall Street”, ai i telefonoi konkurrentit të tij kryesor në AT&T Joel S. Engel.

Cooper thotë se nuk mund ta imagjinonte kurrë, që telefonat të bëheshin kompjuterët portativë që janë sot.

“50 vite më parë ishte një kohë vërtet primitive, – tha ai. – Nuk kishte internet, nuk kishte qarqe të integruara në shkallë të gjerë, nuk kishte kamera dixhitale.”

“Ideja që një ditë telefoni juaj do të bëhej një aparat fotografik dhe një enciklopedi, nuk na kishte shkuar kurrë ndër mend.”

Megjithatë, ai shtoi: “Ne e dinim se lidhja ishte e rëndësishme. Dhe ne treguam një shaka, se një ditë, kur njerëzit lindin, do t’ju caktohet një numër telefoni. Dhe nëse nuk përgjigjeshe në telefon, do të kishe vdekur.”

“Pra, ne thjesht e dinim se një ditë të gjithë do të kishin një telefon celular. Dhe pothuajse ka ndodhur.”

Tani ka më shumë abonime të telefonave celularë në botë sesa njerëz, sipas Cooper, ndërsa dy të tretat e popullsisë së tokës kanë telefona celularë personalë. “Telefoni po bëhet një zgjatim i personit,” tha ai. / CNBC

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?