Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ti i dhe Bashës 500 mijë euro”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ti i dhe Bashës 500 mijë euro”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend
AktualitetPolitike

“Ti i dhe Bashës 500 mijë euro”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend

Published: November 26, 2026
Shpërndaje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të deputetit Agron Shehaj në Kuvend, lidhur me pasurinë e tij dhe pretendimet për një apartament prej 500 metrash katrorë.

Balla e sfidoi Shehajn që të provojë deklaratën e tij, duke u shprehur se nëse rezulton e vërtetë, ai do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe nuk do të kthehet më në Kuvend.

Ai tha se është subjekt i deklarimit të pasurisë që prej vitit 2003 dhe se apartamenti ku jeton me familjen është blerë me kredi, të cilën, sipas tij, do t’i duhet ta shlyejë deri në vitin 2044.

- Publicitet -

Gjatë replikës, Balla akuzoi gjithashtu Shehajn për pastrim parash dhe pretendoi se ai kishte blerë mandatin e deputetit, duke përmendur edhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Taulant Balla: Ke dalë nga papafingoja e pallatit tënd dhe ke thënë që Balla ka një shtëpi 500 metra katrorë. Nëse del e vërtetë, unë jap dorëheqjen nga mandati i deputetit, iki nga kjo sallë dhe nuk vij më.

Nuk jam unë maskara si puna jote, sepse unë jam përballur, kam 21 vite në këtë sallë. Sikur të kisha një fije floku keq, më kishte vrarë Sali Berisha para teje. Sikur të kisha bërë një gabim të vetëm, unë të sfidoj.

Unë jam subjekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2003. Për atë apartament ku jetoj me familjen time, do të më duhet të punoj deri në vitin 2044 për ta shlyer me kredi. Kam edhe 18 vite të tjera për ta shlyer. Ai apartament nuk është i imi, por i bankës. Kur ta shlyej atë kredi, do të jetë shtëpia e fëmijëve të mi. Ti je matrapaz, ti pastron para, Agron Shehaj. Paratë e call center-ave i ke pastruar me vila.

Sa i përket të tjerave, ore zotëri, ja ku e ke grupin e PD-së. Ti hajdutët i bëre të dhënat e PD-së dhe në zgjedhjet e vitit 2025 u dërgoje SMS anëtarëve të PD-së dhe u kërkoje votën. Për këtë çështje, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të ka dënuar. Më sfido dhe më thuaj që nuk je i dënuar për këtë çështje.

Sepse ty në atë parti të futi Luli dhe kjo shifra 500 që thua për shtëpinë time, tre herë më të vogël, ty të ka ngelur nga Luli. O Agron, ma ka thënë Luli, ‘Agron Shehajn e futa në listë për deputet se më dha 500 mijë euro Dhe ti ke ardhur në politikë duke blerë mandatin. Ti hyre me para, bleve vendin me para. Dil e thuaj që nuk ia ke paguar Lulzim Bashës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Reforma Zgjedhore, ekspertët e Komisionit të Venecias në Tiranë
  • Sherr për buxhetin 1.6 trilionë në Bruksel, Meloni dhe Mitsotakis refuzojnë të firmosin
  • “Ti i dhe Bashës 500 mijë euro”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend
  • 26 nëntori 2019: 7 vite nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima
  • Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Komentet e Fundit

  1. Deni on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  2. abdiaga on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  3. Emigranti on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  4. Anonymous on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  5. Kiu Fiu on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?