Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balada befasuese në festivalin e Gjirokastrës 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Balada befasuese në festivalin e Gjirokastrës 2023
Kulture

Balada befasuese në festivalin e Gjirokastrës 2023

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Naxhi Kasoruho

 

Historinë e baladës së “Kostandinit dhe Doruntinës” e kam mësuar që kur isha nxënës në shkollën 7- vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër mbi 70 vjet më parë kur zonjusha e leximit nga tregonte për këtë ngjarje befasuese, të veçantë dhe të paperceptuar nga ne fëmijët e asaj kohe.

- Publicitet -

Nuk e kuptonim se çfarë ishte besa dhe fjala e dhënë që i kishte thënë nënës Kostandini se: “Edhe i vdekur do të ngrihej nga varri dhe do t’ia sillte Doruntinën motrën e tij kurdo që do ta kërkonte ajo.  Dhe ja besa e dhënë bëhet realitet.

Kostandini 3 vjet i vdekur ngrihet nga varri shkon tek shtëpia e motrës e merr atë e hipën në kalë dhe 3 male kaptuar i vdekuri me të gjallë dhe e sjell Doruntinën tek nëna e plakur që e priste ta shikonte të bijën.

Tani që po shkruaj këto rreshta nuk e përfytyroj dot se si e kuptonim ne fëmijët e shkollës këtë histori surrealiste. Kjo baladë përgjithësisht është kënduar në trevat e pjesës veriore të vendit por bën pjesë edhe në pjesën jugore madje është histori me shtrirje ndërballkanike me nuancat dhe identitetin e çdo vendi.

U zgjata në këtë rrëfim për të treguar se me këtë emocion dhe këtë përfytyrim e ndoqa këngën e vajzave të Zagories paraqitur në Festivalin e Gjirokastrës. Ishte një interpretim magjepës në motivin muzikor e strukturën tonalo – modale në timbrikën, harmoninë dhe intonacionin prefekt e komunikimin befasues të 3 korifejve që i përcillnin variantet melodike jo të ndara në tre marrëse por si një unifikim profesional të një kori “Acapela”.

Ky realizim befasues në skenën e festivalit e ka zanafillën në mesin e muajit maj kur ky grup polifonik u mblodh në Tiranë nën kujdesin dhe mbështetjen e bisnesmenit të njohur zagorit fisnik Andon Pango për të përgatitur këngën që këta këngëtarë do të përfaqësonin trevën e Zagories në skenën madhështore të kalasë historike të qytetit të gurtë.

Isha ftuar edhe unë për ta dëgjuar këtë grup polifonik dhe si studiues i trashëgimisë dhe dashamirës i grupeve të trevës së Zagories të ndihmoja me mendimet e mia modestisht në realizimin sa më mirë të këngës së tyre.

Ndonëse ishte hera e parë që e dëgjoja këtë variant muzikor dhe interpretimi ishte në fazën fillestare e ndjeva se ishte një këngë interesamte dhe siç e kishin menduar këta këngëtarë dukej se do të paraqiste interes në skenën e festivalit. Përpara se të analizoj në detaje motivin dhe strukturën e kësaj kënge po citoj fjalët që e përbënin atë:

Kostandin të ardhtë gjëma

Martove Dhoqinën larg

Larg e larg mërguar- o

Tre male patuar- o.

 

Besa jote gur i rëndë

Ditë e natë të pres në këmbë

Tre vjet pa dëgjuar-o

Shpirt i përvëluar-o

Bir o bir ku je.

 

U ça toka u drodh mali

Kostandini u ngrit nga varri

Nëpër natë porsi era

I gjëndet motrës tek dera.

 

Refreni: 

Trok e trok kali nën hënë

Mbi shalë mban fjalën e dhënë

Një i gjallë e një i vdekur

Amaneti i pa tretur.

 

Me kë erdhe moj Dhoqinë

Ç’thua ardhçë me Kostandinë

Kostandini më ka vdekur

Ç’bën ai tre vjet pa tretur.

 

Sa çel drita ndaj të gdhirë

Ngrijnë të dyja nën e bijë

Një në prag e një në derë

Plasën si qelqi me verë.

 

Vargjet e kësaj balade të përshtatur nga Androkli Nika i kthen në këngë këngëtarja e talentuar e këngës zagorite Drita Ballo e cila nga pasqyron historinë tradicionale në një këndvështrim interesant dhe emocionues duke i dhënë intionacion dhe individualitet trevës së Zagorisë.

Drita Ballo është edhe krijuesja e motivit muzikor të kësaj balade e cila përzgjodhi nga variantet e këngëve zagorite nektarin e kësaj tradite që pastaj i organizoi si një muzikante profesioniste këtë këngë që përbëhet nga tre pjesë siç janë pjesët e muzikës klasike që me tërësinë e saj ky krijim është i përkryer.

Në strukturën e ndërtimit të këngës ndihet përbërja e tre motiveve të ndara nga njëra- tjetra e të kënduara nga tre marrëse të këngës që përfaqësonin nënën e Kostandinit dhe dy marrëset e tjera, rrëfimtaret e kësaj historie të veçantë dhe vlerë në folkloristikën tonë kombëtare.

Përshkrimi letrar është tashmë i njohur dhe i shprehur dhe analizuar nga mjeshtra e studiues të trashëgimisë tonë kombëtare por ajo që dua të evidentoj se kjo baladë në interpretimin e grupit polifonik të trevës së Zagorisë ishte befasues, i bukur në zërat brilantë të tre këngëtareve që emocionuan gjithë publikun në sheshin e kalasë së festivalit që u duartrokit me shumë dashuri.

Nëse e krahasojmë ndërtimin e kësaj kënga me ato të kënduara më parë nga grupet polifonike të Zagorisë por edhe më gjërë në gjithë trevat e polifonisë së jugut kjo baladë ishte e paekspozuar më parë të kënduar nga tre marrëse dhe të treja gra.

Duke u nisur nga teksti kënga fillon me fjalët: “Kostandin të ardhtë gjëma,/ Martove Dhoqinën larg”, që i këndon marrësja Anila Pina e cila përfaqëson nënën e Kostandinit në një monofoni monostrofike deri elegjiak me zë të dridhur që mbaron me fjalët: “Bir o bir ku je”, që duket si një piskamë që nëna i dërgon djalit të vdekur që t’i sjellë vajzën e martuar shumë larg në një mbretëri tjetër dhe të mbajë fjalën e dhënë- Besën.

Kjo paraqitje e këtij motivi nga këngëtarja Anila Pina ishte emocionues, i dhimbshëm dhe prekës. Marrësja e dytë Drita Ballo si krijuese e tekstit dhe motivet muzikore të kësaj kënge si këngëtare e këngës zagorite me një zë melodioz plot emocion na paraqiti motivin kur Kostandini ngrihet nga varri dhe shkon të marrë motrën për ta çuar tek nëna e saj.

Ky motiv që ngjan me këngët zagorite dhe rritmet e valles sustë apo çalthi siç i quajnë ata në kohën 2/4 shpreh  udhëtimin e Kostandinit: “Nëpër natë porsi era/ I gjendet motrës tek dera. Një moment ky suralist që këngëtarja Drita Ballo e përcolli me një interpreim të bukur dhe me zë brilant.

Ndërsa motivi i tretë këndohet nga marrësja Florika Suli e cila me një zë të fuqishëm të karakterit epiko- deklamativ e të rrokëzuar me një rritëm allegro, paraqet trokun e kalit që mban mbi shalë: “Një  të gjallë e një të vdekur”.

Kjo baladë u paraqit nga grupi polifonik miks i Zagorisë që përveç tre marrëseve gra kishte edhe dy djem: Kthyesin Sotir Ballo dhe hedhësin Llambro Ballo që mbështeteshin nga isua e unifikuar. Të dy këngëtarët Sotri dhe Llambrua janë vëllezërit e motrës Drita Ballo që si fis e familje përbëjnë një dukuri pozitive të kalimit të traditës në breza dhe brenda familjes.

Sotiri në rolin e hedhësit ishte një zë gurgullimë që ngjasonte dhe pasonte këngëtarët veteranë të traditës si Sotir Mekshi duke i qëndruar besnik atij interpretimi që tashmë është simbol në këngën zagorite.

Sotiri ka mbaruar shkollën e mesme të Muzikës në Gjirokastër gjë që ka ndikuar në edukimin e tij që dallohej në mënyrën e të kthyerit të këngës.

Ndërsa Llambrua në rolin e hedhësit me pritjet e motivit muzikor të parashtruara nga marrëset dhe kthyesi i jepte një ndërhyrje therrëse duke i lidhur korifejtë e këngës në një atmosferë që në tërësinë e saj kënga me ison stërgjatur të krijonte përshtypjen e një moto-perpeto që i sillte rrotull gjithë motivet e baladës.

Me këto emocione e ndoqa këngën e grupit polifonik të Zagorisë që në tërësinë e interpretimit të saj ishte një risi si një krijim muzikor folklorik i veçantë nga këngët me dy marrësa që janë në traditën e polifonisë së jugut si tek grupi i Bënçës, i grupeve të Pilurit e Himarës dhe në trevën e Labërisë.

Nëse do të kishte çmime në festival balada e “Kostandinit dhe Doruntinës”, e këngëtarëve të Zagorisë do të merrte çmimin e parë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?