Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla fton ish-drejtorët e Policisë së Shtetit që të bashkëpunojnë për luftën ndaj kriminalitetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla fton ish-drejtorët e Policisë së Shtetit që të bashkëpunojnë për luftën ndaj kriminalitetit
AktualitetEnciklopediKronike

Balla fton ish-drejtorët e Policisë së Shtetit që të bashkëpunojnë për luftën ndaj kriminalitetit

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti sot takim me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite.

“Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër.  Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile, tha Balla gjatë bashkëbisedimit. 

Ministri i njohu ish-drejtuesit e lartë me disa nga propozimet për ndryshime në legjilsacion, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave. Takimi i kreut të Ministrisë së Brendshme me ish-drejtorët në vitet të Policisë, u iniciua nga Shoqata e Policisë ‘IPA ALBANIA’.

- Publicitet -

Duke iu kthyer çështjeve dhe shqetësimeve të ditës, prioritete të punës së tij, Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një plan për vendosjen e sigurisë së plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti. Në këtë pikë, ministri vlerëson si fenomen me shqetësim shpërndarjen e substancave narkotike, armëmbajtjen pa leje, aktet e dhunës, apo veprimtaritë e paligjshme në aktivitetet tregtare në perimetrin rreth shkollës.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ai propozoi si me dobi aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi shtet – qytetar për promovimin e sigurisë në komunitete.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia. Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke  sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?