Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla: Ish-spiunët të përfshihen në ligjin e dekriminalizimit, kërkojmë mbështetjen e opozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla: Ish-spiunët të përfshihen në ligjin e dekriminalizimit, kërkojmë mbështetjen e opozitës
AktualitetPolitike

Balla: Ish-spiunët të përfshihen në ligjin e dekriminalizimit, kërkojmë mbështetjen e opozitës

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Sot ka nisur punimet legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë, që është hapur me një fjalë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila renditi disa prej punëve të Parlamentit, si dhe renditi detyrat e reja.

Teksa mori fjalën në foltoren e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u ndal tek nisma e PD dhe PS për të ndryshuar ligjin e hapjes së Dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas agjendës, seanca e parë plenare pritet të jetë më tepër e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në Kuvend nga socialistët.

- Publicitet -

Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës, duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e Shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Ndërkohë Taulant Balla, kërkoj mirëkuptimin e PD-së për të gjetur një rrugë të mesme për t’i dhënë fund pjesëmarrjes në Kuvend të ish-sigurimsave.

“Duam të marrim mbështetjen tuaj tek ligji i dekriminalizimit. Të shtojmë edhe përfshirjen e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shteti. Kriminelë janë edhe ata. Është në nderin e PD-së që të mbështesë këtë projektligj. Të gjejmë frymën e bashkëpunimit. Është një nevojë urgjente edhe për të zgjedhur avokatin e popullit”, tha Balla.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben.T says:
    September 5, 2022 at 6:57 pm

    Është shum e turpëshme po të ketë “spiunë apo informatorë” që i kanë shërbyer rregjimit komunist per te terrorizuar popullin shqipetar.

    Por faktet pohojne:

    1. Shume individe, “informatore te sigurimit”, duhej te gjenin “trathtare” edhe “kur nuk kishte” Arrestimet ishte me racione, kuota te peracaktuara.

    2. Çdo vit duhet te arrestoheshin “armiq te partise” sepse sipas “HOXHES” lufta e klasave gjithmone ashpersohej.

    3. Djalin e Teme Sejkos dhe nje shokun e tij i akuzuan se tentuan të digjte Kombinatin e tekstileve ne Berat. Nje histori “plotesisht e fabrikuar”

    4. Te tjere jane burgosur se kane lexuar “libra te pa lejuar” qe nuk qene perkthyer ne gjuhen shqipe.

    5. Ketu po permend inxhinerin e talentuar, Z. Ismail Farka, qe kishte mare “Çmimin e Republikes” per projektimin e nje objekti te rendesishem industrial.

    6. Informatoret ishin ne radhet e kolegeve te tij me te cilet fliste per permbajtjen e ketyre librave.

    7. Pra kishte informatore, që e sajonin, e krijonin “nje fakt te rreme” per nje rroge te kënaqeshme dhe sigurin e vendit te punes, por edhe te terrorizuar per vehte, kur i kerkohej nje sherbim i tille.

    8. Shpesh dhe hajdutet i deklaronin si te “denuar politike” kur ja kerkonte “partia e punes” ose ” partia e mashtrimit” per te “terrorizuar, gjynjezuar popullin tonë”.

    9. Nuk kam degjuar te shkruhen libra, me “histori reale” per ngjarje te tilla.

    10. Shpresoj se z.Balla, do insistoje te kete botime te tilla.

    11. Kjo eshte nje kerkese e drejte sepse turpe, shpifje, sajime te tilla mund te perseriten ne kushtet e soteshme, ne menyra me te sterholluara.

    12. Jam ne dijeni te faktit qe ne gjendjen civile, ne hipotekee tjera, jane bere nderhyrje te tilla per te eleminur trashigimtaret reale, per ti pervehtesuar pasurin.

    13. Ne nje rast te veçante, tezja e nje personi, nena e te cilit ishte 86 vjeç dhe nuk mund te hecte e te shkonte ne Banke, ju dha leja te fuste emrin ne llogarine e zonjes M.S.

    14. Nga dukumentat e Bankes perkatese, rezultoi se ajo ndryshoj mbiemrin duke e zevendesuar me mbiemrin e motres, qe te dukej sikur ishte jo motra, por vajza e saje.

    15. Krimi u thellua duke nderhyre ne gjendjen civile dhe ne hipoteke, me shkresa te nje prokurori, qe djalit te zonjes M.S. te mos i jepnin asnje dokument kur djali i saje te paraqitej ne keto zyra.

    16. Qe para 3 vitesh, Banka dhe drejtesia mesoj per “Fallcifikimin e mbiemrit te Zonjes Sh.Sh. por problemi akoma nuk eshte zgjidhur nga gjykata e tiranes, per kthimin e pareve te pervehtesuar.

    17. I theksoj keto fakte se spiunet, informatoret, hajdutet me disa universitete, diplloma e gjuje te huaja, duhe pare si elemente te te njejtit grup qe vazhdojne punen e tyre te turpeshme pa i hyre nje gjemb ne kembe.

    Reply
  • !!? says:
    September 5, 2022 at 7:44 pm

    Mirë spiunët e kohës së socializmit që do ti rregullojmë me ligje por çfarë do të bëhet me ushtrin e mijra spiunëve që quhen me djallëzi partronazhistë (por megjithëatë spiunë janë) të gestapos zgjedhore, ish ndjesë pastë PS, të Edi Ramës, që kanë zëvëndësuar SHISH dhe punojnë vetëm që të investigojnë fshehtazi në mënyrë kriminale antiligjore, antikushtetuese dhe të informojnë për çdo qytetar të dhëna për skedat sekrete antiligjore që Damjani i tërmeteve zgjedhorë të zbatoj modelin e tërmetit tejet kriminal zgjedhor të Dibrës, skanuar nga gazeta gjermane Bild, në të gjithë Shqipërinë si në zgjedhjet tërësisht të inkriminuara të 25 prillit të vjetshëm që Edi Rama të bëhej kryeministër për të tretën herë vetëm e vetëm për të vjedhur pa pikë mëshire bashkombasit e tij që

    në 2030 familja e tij të bëhet miljardere e nivelit global dhe ai të vetshpallet emiri Rama I Edi i New Dubait arap turistik të Europës, populluar jo nga shqipëtarët që po përzihen dhe këto ditë po marin me “sulm” Britaninë si dikur Italinë me të gjitha llojet e mjeteve , nga deti, ajri, posht detit me çdo mjet, por

    nga bagladeshasit që janë”profesionistë, jo thashethemexhinjë, jo dembela, që s’ kërkojnë rroga të larta”, madje shton me konseguencë e motivim antishqipëtar Edi Rama, bagladeshasit “nuk flasin shqip” si shqipëtarët që i kanë këto cilësi negative dhe biznemsnët duhet ti përzënë nga puna.

    Njerëz, duke kujtuar spiunët e neveritshëm të asaj kohe që vetëm për një fjal goje, “këtë bukë prej misri hibrid nuk e ha as qeni” që ka qën e vërtetë e trishtueshme, mbas spiunimit, arrestohej dhe dënohej për një fjalë goje me 7 vjetë burg njeriu i shkret,

    ruhuni nga spiunët aktual patronazhistë të gestapos zgjedhore të sundimtarit Edi Rama që gëlojnë si krimbat në çdo cep të vëndit, që përgjojnë, informojnë, provokojnë dhe po të jenë patronazhistët edhe “çuna problematik” të sulen me armë në dorë si banda e çunave problematik të Edi Ramës kryesuar nga psikiatri pastë ndjesë Xhuvani në Elbasan.

    Reply
  • ¿? says:
    September 5, 2022 at 7:58 pm

    Kishit prit edhe nja 30 vjet te tjera sa te kishin shkuar ne pi&ke te s’emes te gjithe spiunet e pastaj e nxirrnit ligjin. Shume shpejt jeni kujtuar.

    Reply
  • ANTI !!? says:
    September 5, 2022 at 8:14 pm

    Foli dhe ky psikopati me dy pikcuditese dhe nje pikpyetje , shkruan nga cmendia .

    Reply
  • demo says:
    September 5, 2022 at 8:44 pm

    Se eshte nje gjysh ne parlament dhe nje dajo qe kur ishte kalama ka denoncuar shokun per arratisje,,po bejne Ligj,.Gjyshi i ka provuar te gjithe pushtetet,edhe denoncuesi kusur nuk i ka lene.
    Beni edhe nje ligj kunder karrocave me kafshe,tani qe u zhduken kuajt dhe gomeret.

    Reply
  • !!? says:
    September 5, 2022 at 10:04 pm

    Ti “anti !!?” të ka grricur fjala “psikiatër” se si psikiatër që shtiresh se nuk je, në psiqikën tënde primitive nuk prodhohet argument , koment të mirfilltë por haleja jote mendore artikulon vetëm dy fjalë të shqipes sa her që nxjer feçkën tënde prej spiuni provokator në këtë faqe, vetëm “psikopat ” dhe “çmendinë” duke zhyer këtë faqe me fekalet e sharjeve të tua.

    Ti nuk je në gjëndje që të hedhësh poshtë faktin e frikshëm të ekzistencës së rrjetit antiligjor, antikushtetues të spiunëve patronazhistë punësuar si të tillë para zgjedhjeve të fundit të 25 prillit, rreth 12 mijë të tillë, që paguhen gjoja si punonjës të pastrim gjelbërimit ose ujsjellës kanalizimeve si patronazhisti i lagjes time që jooooo……kurr, as pastron as gjelbëron asnjëherë por paguhet se……. spiunon për llogari të kusarit Edi Rama, rrjet spiunazhi që është rrezik real , e jo spiunët e kohës së babaqemos që kanë patur kohë dhe mundësi të fshehin e zhdukin dosjet kompromentuese. Ti nuk je në gjëndje se nga fjalori i shqipes di vetëm dy terma të psikiatrisë, psikopat dhe çmendin asgjë tjetër. dhe më vjen keq për nivelin tënd, bëhu më dinjitoz dhe trego se je diçka dhe ke ndonjë gjë me vlerë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?