Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi
AktualitetPolitike

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër ka deklaruar se pranojnë çdo nismë që sjell progres, por theksoi se duhet dialog.

“Këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë si të bazuar në progresin ekonomik në biznes. Në mundësi më të mirë që të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe miqësi më të madhe. Kjo për mua është idea e Ballkanit të Hapur. Çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Duhet të kemi dialog, ky është hapi i parë. Të mos kemi frikë nga njëri tjetri dhe të krijojmë klimë progresi në rajon. Politikat e mosrespektimit e të theksimit të konflikteve të vazhdueshme kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani.

Porosia apo mesazhi pa marrë parasysh se të gjithë jemi anëtarë të Ballkanit të Hapur, shpresojmë që herën tjetër të jemi edhe 6 persona. 6 persona të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve. Jam e sigurt se mesazhi drejt BE do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është tani. Që të jemi anëtarë të familjes duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, mentalitetin tonë, të bëjmë ribrandim të ballkanit të hapur të dërgojmë mesazhe optimiste. Më pëlqeu ideja e green line. Që të gjithë vendet që në kohë krize të kenë një grup pune që ndërhyjnë”, tha ai.

- Publicitet -

Abazoviç nga samiti deklaroi se kjo nismë nuk duhet  të shihet si një ide e politikanëve, por si një ide për shtetasit dhe bizneset. Ai shprehu bindjen se personat që e mbështesin këtë projekt do të rriten.

“Duhet të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme se si mund ta ndryshojmë të ardhmen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të interesuar edhe për sezonet e zjarreve që së bashku me ju të bëjmë gjëra në ndihmë ët gjithë vendeve, jemi të interesuar që të bëjmë gjëra të përbashkëta turistike. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseradhur në Mal të Zi. Së bashku të ulemi dhe të flasim për nismat e përbashkëta. Besoj se kjo është mënyra, rruga e vetme se si mund të dëshmohemi para qytetarëve tanë, para Brukselit dhe Uashingtonit, faktin që ne dimë të bëjmë ndryshe. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk duhet të shikohet si një ide  e politikanëve, kjo është ide për shtetasit tanë dhe për biznesin, kjo është ide se si qytetarët mund të shfrytëzojnë shërbime më të lehta për realizimin e bizneseve të tyre. Nëse kjo nismë zhvillohet si e tillë, do të jetë shumë i vogël numri i atyre që i rezistojë dhe do të rritet numri i atyre që e mbështesin. Nuk ka rëndësi kush është në pozitë më të mirë të integrimit, jam i sigurt që dëshira e këtyre liderëve është ta shikojnë vendin e tyre në BE. Edhe BE nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova.

Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se mori pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?