Kryeministri Edi Rama, i cili u nis sot pasdite drejt Ohrit për të marrë pjesë në Samitin e radhës së Ballkanit të Hapur bëri një ndalesë në pikën doganore të Qafë Thanës, për t’u njohur nga afër me lehtësitë e krijuara, në kuadër të kësaj nisme, të cilat janë:
Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë; Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor; Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli që shoqëronte kryeministrin në këtë vizitë tha se nisma ka sjellë një ndikim shumë të madh për biznesin, duke lehtësuar ndjeshëm procesin.
“Nisma e Open Balkan ka sjellë realisht një ndikim shumë të madh për biznesin, duke lehtësuar procesin, ndërkohë dhe njohjen reciproke të operatorëve ekonomik të autorizuara. Kjo linjë qe njihet si korridori i gjelbër, është pikërisht për operatorët ekonomik të autorizuar. Ndërkohë, duke u njohur nga BE dhe sekretarati i CEFTA-s bëjmë dhe të gjithë operatorët ekonomik shqiptarë, të cilët do të bëjnë tregti në vendet e CEFTA-s janë teresisht te facilituar në proçeset doganore.” – u shpreh Gazheli.
“Ne kemi firmosur marreveshje në dhjetor në kuadër të Open Balkan, për njohje të ndërsjelltë të operatorëve ekonomikë të autorizuar të tre vendeve. Në Maqedoni aktualisht janë 22 operatorë, të cilët tregtojnë me Shqipërinë dhe do të hyjnë nëpërmjet kësaj linje të gjelbër në korsi preferenciale duke mos kaluar të gjithë procedurat doganore. Është lehtësi e madhe si për tregtarët shqiptarë, po ashtu dhe për tregtarët e Maqedonisë së Veriut,” tha lidhur me këtë proces ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se proceset lehtësuese për bizneset, të konkretizuara më së miri në praktikën e tyre të përditshme janë përgjigja më e mirë për dobinë e nismës së Ballkanit të Hapur, falë së cilës, po krijohet një hapësire europiane e ndërveprimit.
“Kjo është shumë e rëndësishme për faktin se kështu bëhet dhe konkrete për shumëkënd që pyet “Çfarë është ky Ballkani i Hapur” dhe për t’i dhënë përgjigje shumë të thjeshtë të gjitha fantazive, konspiracioneve imagjinare, paranojave dhe patjetër, intoksikimit të propagandës që shkon kundër bashkëpunimit, që shkon kundër paqes, që shkon kundër zhvillimit, që shkon kundër gjeneratave të tjera.
Nga ana tjetër, besoj shumë që sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve dhe në veshët e njerëzve, aq më e qartë bëhet gjithçka. Është fantastike që ne po arrijmë të lehtësojmë kaq shumë dhe do vazhdojmë të lehtësojmë ata, që prej shumë vitesh në fakt, bëjnë tregti me këto tre vende dhe prej vitesh torturohen në ato format më barbare të rrugëve të vjetra të burokracive dhe të komunikimeve që nuk kanë asgjë të përbashkët me hapësirën europiane të ndërveprimit. Këtu po krijohet një hapësire europiane e ndërveprimit,” u shpreh kryeministri Rama.
a.m/dita
Të kundërshtosh “Ballkanin e Hapur” e quan propagandë, fantazi, paranoj,etj. Po përse more z.Rama, Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën, nuk bën asnjë autokritikë për krimet e Milosheviçit, po armatoset me armët ruse, nuk bashkohet me sanksionet kundër Rusisë, etj. Argumentat e tua janë foshnjarake. Propaganda e jote është perversitet dhe je i rrezikshëm për Shqipërinë. Serbia duhet të bëjë politikë të sinqertë me fqinjët dhe pas kësaj mund të bëhen këto veprime të tua. Të fyesh të tjerët duke i quajtur paranonjakë dhe ti “trimi me fletë” të luash me fatet e Shqipërisë, që nuk t’a ka lënë si pasuri tët atë, nuk t’a fal kush. Serbia, deri tani është një me Rusinë. Hapi sytë dhe mos këput broçkulla, si një kungull i papjekur. Nuk mjafton që nuk pyet asnjë, por edhe ofendon ata që mendojnë ndryshe!
Po te kalosh ne maqedonine e veriut nga Shqiperia,si qytetar shqiptar duhet te paguash 45 apo 50 euro ,vetem sa te kalosh…..atehere cfare lehtesie ju sjell ballkani i hapur?!
Se kush eshte dhe kujt i sherben “Ballkani i hap[ur” e tha qarte Lavrovi rus se “Ai eshte nisme e Serbise qe mbeshtetet nga Rusia”!
Kaq mjafton per t’ia perplasur Rames ne fytyre tradhetine ndaj Kosoves!
Duroni dhe pak sa te ikij Arben Kraja dhe ti mbush breket Saliu se pastaj s’do kene me probleme as ata qe i mbane trasten e bajgave kalit e as ata qe duan vetem rremujen dhe nga goja e tyre del helm, urrejtje poshtersi si kane origjinen e gjakut reptil. Pastaj do shikojme “tradhetin” e madhe e konet e shurrosura me pseudonacionalizmat e tyre do fshihen neper zgeqe hendeqesh si neperka.
Lavrovi që po kërcënon botën me Stanain bërthamor që do të pjek së gjalli të gjithë njerzimin,të gjithë ne , edhe Edi Ramën që është goxha burr 2 metrosh, në qoftë se do të pengohet që të pushtoj Ukrainën, mos do të vinte vall në Serbin e Open Ballkan si ëngjëll i paqës, joooooo……..
luvgati i zi i luftës Lavrov do të vizitonte që të kolaudonte Vuçiçin, detonatorin e fuçis së barutit rus në Ballkan, Serbis. Njerëz, nuk është Ballkani fuçi baruti sikurse thuhet gabimisht, joooooo….. Po të shikosh me vëmëndje historinë, është Serbia fuçia e anatemuar që si rregull mbushet me barut nga Putinët e marrosur rus që mbajnë gati në dorën e tyre fitilin për ta shpërthyer fuçin e barutit Serbi, kur u interson atyre, duke i vën flakën viktimës Ballkan dhe pse jo, edhe Europës dhe gjithë botës. Jo, fuçia e barutit ka qën dhe është Serbia dhe Ballkani ka qën viktimë.
Vllau Vuçiç, mos vërtet është ëngjëll i paqes së Open Ballkan kur pret që të puthet e të përqafohet me satanan e zi të luftës, Lavrov, që mbasi i ve flakën Ukrainës, breth me pishëtar në dor që ndez vatra flake kudo në botë , edhe në Ballkan?
Kur satanaji Lavrov deklaron haptazi që mbështet Open Ballkan dhe Vuçiçin si krijues i tij, nuk i bën përshtypje dhe të reflektoj Edi Rama, këto ditë që jo ushtarët mjeran rusë që po ktthehen në kërma në stepat e Ukrainës, por Lavrov dhe Putini po vrasin pa mëshirë ukrainasit edhe rusët që zvarriten me mitroloz pas shpine që të vrasin ukrainasit. Lavrov dhe Putin janë dy herë vrasës, të ukrainasve dhe rusve të detyruar me zor që të luftojnë.
Si mund të puthet Edi Rama me vëllan e tij Vuçiç, mbasi ky do të puthej, përqafohej dhe lëpihej me vrasësin fytyrsterrosur Lavrov?
Kryeministri ynë
ose është marrosur plotësisht nga kusaria dhe nuk i punojnë mikroçipet nervore të trurit,
ose është nga bindjet tradhëtar i betuar i kombit shqipëtar,
ose pse jo, duke filtëruar me armikun e betuar të shqipëtarëv Vuçiç që akoma s’ ka hequr dhe kurr s’ do ta heq uniformën ushtarake të Millosheviçit përgjakur në luftën e Kosovës, deri sa ta bëj atë pjesë të Sërbisë, simbas kushtetutës serbe që i betohet,
mos vall në filtërim e sipër me Vuçiçin është futur në ndonjë zyrë të vllaut Vulin dhe ka dal nga zyra patronazhist?
Njerëz, nga çdo anë ta shqyrtosh, Edi Rama është armiki betuar i shqipëtarëve bashkë me lukunin e patronazhistëve biznesmenë që po ven miljardat duke ushhqyer shqipëtarët me kalbësirat që marin duke pastruar produktet e skaduara nga depot e biznesmenit Arkan Arkaaniç serb dhe i fusin pa kontroll doganor që është hequr në mënyrë kriminale nga Edi Rama qëllimisht në kuadër të Open Ballkan krim që nuk mund të mbulohet nga shou mediatik gebelsian i një vizite në doganë.
Sipas kësaj palo deklarate (për shtyp apo trushplarje?), ballkani i hapur duket qartë se synon favorizimin selektiv dhe dubioz kryesisht të pisnesmenëve, e përmes tyre paraprakisht dhe të piskuriqërve me kollaro. Në pisnese të fëlliqura, tipike kjo për vende ku mungon dukshëm shteti i së drejtës ligjore, ka zakonisht një grusht grykësish të fituar dhe qindra mijëra konsumatorë të humbur.
Dyndja e mallrave e sidomos atyre të konsumit nga njëri vend në tjetrin varet kryesisht nga aftësia prodhuese e sejcilit, dhe si e tillë, përfituese qysh në startim është vendi me potencial më të fuqishëm ekonomik.
Nga ky këndvështrim, dizavantazhi i më të dobtit dhe roli i lypsarit përkundrejt më të fortit është i paraprogramuar, pavarësisht se çfarë dokrash me bisht hedhin për konsum grykësit përmes zagarëve të tyre të dezinformimit.
Proçesi ka gjasa të shoqërohet me rritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve jo vetëm për shkak të “konkurencës zero” midis të fortit dhe më të dobtit, por edhe të kostos gjithnjë e në rritje të transportit.
Sa për të ashtuquajturën lëvizje më e lirë, përgjigjen ta jep shprehja ramaduce “më pak kontrolle fizike”, çfarë në thelb nënkupton pak a shumë “shtrëngim selektiv”