Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes”
AktualitetBotePolitike

“Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes”

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të rriste qëndrueshmërinë e rajonit.

Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera”

- Publicitet -

“Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera. Dhe nëse jam i sigurt për një gjë pas 45 vjetësh përvojë diplomatike, e di se kolegët, diplomatët dhe strategët rusë shumë të zgjuar, e dinë saktësisht se si dhe ku të eksplorojnë dobësitë, dhe nëse shoh dobësi përtej kufijve të vendit tim, e di se këto dobësi janë jo aq të shumta, të themi në Danimarkë ose Irlandë ose në vende të tjera të Bashkimit të Evropës, por ato janë shumë të dukshme në këtë pjesë të Evropës. Prandaj ne duhet të përshpejtojmë proceset për afrimin e vendeve të rajonit më afër, më shpejt nën ombrellën e BE-së”, tha ai.

Zoti Ischinger tha se duke pasur parasysh vështirësitë aktuale dhe të vazhdueshme që kalon Kosova, duhet një proces i përshpejtuar për anëtarësim në NATO.

“Hapi i parë i këtij procesi duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritet për paqe, ky është një hap i lehtë për t’u ndërmarrë. Unë mendoj se ky do të ishte projektimi i hapave për të ndihmuar në qëndrueshmërinë e rajonit dhe për të dërguar një sinjal të drejtë për Moskën dhe për ta bashkuar rajonin më afër”, tha zoti Ischinger.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola van Cramon, bëri thirrje për një marrëveshje

E shoh që ky dialog pa asnjë mëdyshje është gjëja e parë që duhet ta përfundojmë”

“Por ne duhet të marrim parasysh se kur bëhet fjalë për dialogun, ne kemi nevojë gjithashtu për një shkallë të caktuar të kompromisit nga të dyja palët dhe me të vërtetë shpresojmë se do ta arrijmë këtë sepse ne kemi nevojë që ky proces dhe dialogu të përfundojë për të kaluar nëpër gjëra tjera që janë në tryezë, qoftë në Këshillin e Evropës, qoftë në anëtarësim në Bashkimin Evropian apo qoftë në NATO, e shoh që ky dialog pa asnjë mëdyshje është gjëja e parë që duhet ta përfundojmë”, tha ajo.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi i qëndrueshmërisë në rajon.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është vitale për gjithë Evropën sepse mbyll disa çështje të hapura e të rrezikshme. Nëse ato mbyllen mendoj se do të mund të hapin një kapitull të ri të rëndësishëm për integrime evropiane por edhe ë paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, tha zoti Konjufca.

Diplomatët evropianë bën thirrje që Bashkimi Evropian të përshpejtojë proceset integruese për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të fitojë besimin e humbur gjatë këtyre viteve të fundit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ppp says:
    October 25, 2022 at 11:20 am

    Ti e thua drejte se diagnoza jane problemet historike ose me mire jane qe kur ju te medhejte moret hartat dhe filluat te vizatonit sipas aleateve ose oreksit te aleateve
    Por kur del te kurimi i problemit nuk jep nje ilac kurues pra te rishikoni gabimet por jep nje ilaç qetsues sa per te kaluar krizen
    Por me ilace qetsuese nuk sherohet dot ballkani apo nuk ju intereson sherimi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima
  • Bashkëpunimet e mira mund të hapin dyer të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?