Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku: Furnizim të pandërprerë me energji natën e ndërrimit të viteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balluku: Furnizim të pandërprerë me energji natën e ndërrimit të viteve
AktualitetLajmi i fundit

Balluku: Furnizim të pandërprerë me energji natën e ndërrimit të viteve

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorët e OST dhe OSSH komunikoi sot planin e masave për menaxhimin e situatës energjetike në këto ditë festive.

Balluku theksoi gatishmërinë për ditën e sotme, ndërsa u shpreh se prodhimi duhet të jetë maksimal për shkak të kërkesës që parashikohet të arrijë në 25-26 mijë megavatorë për ditën e sotme.

“Ne kemi arritur që javës së fundit të prodhojmë edhe 29 mijë megavatorë në kaskadën e Drinit duke thyer një rekord”, tha ajo.

- Publicitet -

Balluku theksoi se “synimi është të shkojmë në zero difekte, megjithatë jemi të përgatitur edhe për të papritura pasi ngarkesa e rrjetit arrin kapacitete maksimale”.

“Por sigurisht i rëndësishëm është reagimi në kohë i skuadrave të terrenit që duhet të zgjidhin në kohë çdo problem. Sot është dita e testit. Sot vihen në provë pajisjet, teknologjia dhe skuadrat e gatshme që ndodhen në terren. Testojmë kapacitetet teknike dhe ato njerëzore”, tha Balluku.

Ajo theksoi se pavarësisht se ka qenë një vit në krizë energjetike të jashtëzakonshme, qeveria shqiptare ka injektuar në sektorin energjetik rreth 240 milionë për të blerë energji dhe për të mos prekur familjarët, duke rritur çmimet sërish.

“Një sërë investimesh janë bërë për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes. Gjatë këtij viti duke u mundur më shumë me punë se me investime, kemi ulur humbjet teknike me 1%, nga 20.7% në 2021 ky vit do të mbyllet me 19.7% humbje teknike me synimin tonë kryesor të arrijmë në 16% të këtyre humbjeve teknike”, tha ajo.

Balluku u shpreh optimiste që viti 2023 të jetë një vit më i mbarë për energjinë se sa 2022.

“Faktet tregojnë që do të jetë disi më i mbarë duke qenë se ne futemi me një rezervë energjetike 1200 gigavat, ndërkohë që vitin e kaluar jemi futur me një rezervë energjetike vetëm 800 gigavat në muajin janar. Kështu që shpresojmë që të fillojnë edhe reshjet mbas datës 8 janar dhe kaskada e Drinit të ruajë nivelet e saj në 292 metër në liqenin e Fierzës duke krijuar një rezervë energjetike konstante”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se qytetarët janë përgjigjur për sa i përket eficencës energjetike.

“Kemi vendosur një target 15% për të gjitha institucionet dhe administrata e ka ulur mesatarisht me 20% konsumin. Edhe qytetarët kanë bërë reagim shumë të mirë. Ky ka qenë çelësi i suksesit gjatë periudhës tonë të vështirë. Sot kemi prodhim rekord në kaskadën e Drinit. Ky prodhim përdoret për të plotësuar të gjithë nevojat e kërkesës për energji në vend. Gjithashtu kemi depozituar në KEK Kosova, në një marrëdhënie që ne shkëmbejmë energji dhe kemi eksportuar me çmime optimale të tregut, duke krijuar një optimizim financiar për KESH”, tha ajo.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:34 am

    Para 10 viteve gelonin gjeneratoret me nafte ne rruget e Tiranes. Progres ka dhe ai eshte i dukshem dhe i prekshem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?