Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku inspekton punimet në aksin Shijan-Ura e Gajdarit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balluku inspekton punimet në aksin Shijan-Ura e Gajdarit!
AktualitetLajmi i fundit

Balluku inspekton punimet në aksin Shijan-Ura e Gajdarit!

Published: June 11, 2022
Shpërndaje
Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur.  Punimet, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment, janë drejt përfundimit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve, ku po punohet paralelisht me asfaltimin, ndërtimin e tombinove dhe shtratin e rrugës, për të bërë të mundur përfundimin në afat.

“Kemi të bëjmë me një zgjerim të rrugës ekzistuese, nga një rrugë që ishte 6 metra e kemi në një rrugë me 10.5 metra, për t’ju përshtatur kategorisë së që është edhe rruga Kardhiq-Delvinë. Gjithashtu, përveç kësaj kemi bërë edhe rregullimin e kthesave dhe devijimin e disa pjerrësive të mëdha që kemi në zonën para se të hyjmë në Qafë Gjashtë në Sarandë”, bëri të ditur kreu i ARRSH.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i segmenteve rrugore, Ura e Gajdarit-Ura e Kranesë dhe Ura e Kranisë-Qafë Botë, duke bërë të mundur përmirësimin e aksesit me pikën kufitare të Qafë Botës.

Ministrja Belinda Balluku tha se është e rëndësishme jo vetëm ndërtimi i akseve rrugore kryesore, por edhe lidhja e tyre me segmentet e tjera për të bërë të mundur lidhjen e të gjitha zonave.

“Të gjitha veprat e mëdha, të cilat ne po ndërtojmë në të gjithë vendin, kanë gjithmonë dhe një pjesë të mirë studiuar përsa i përket lidhjeve, qoftë me fshatrat apo zonat e tjera rurale, për shkak të zhvillimit të agrobiznesit kohët e fundit, ose edhe me pikat kufitare shumë të rëndësishme për t’u dhënë mundësi të gjithë vizitorëve për hyrje të shpejtë në Shqipëri apo edhe udhëtarëve shqiptarë që dalin nga territori. Kështu që çdo projekt i madh, ashtu siç është ai i Kardhiq-Delvinës ka edhe pjesët plotësuese për ta bërë funksionale në të gjithë territorin”, u shpreh Balluku.

Ashtu siç është vepruar edhe me akse të tjera të rëndësishme për sezonin turistik, edhe segmenti Shijan-Ura e Gajdarit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve brenda muajit qershor, ndërsa shtresa e fundit e asfaltit dhe elementët e tjerë të sinjalistikës do të përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • XXXL says:
    June 12, 2022 at 1:20 am

    Kjo ministre ka nje vite e kusur qe endet si pordha neper breket e Ed Droges, shkon neper tunele, neper ruge, neper ura qe nuk kane mbaruar dhe na i shet per mega projekte te Qeverise.
    Kostot e ketyre investimeve jane me te larta se ne Zvicer, grabitje dhe vjedhje haptazi te parave publike, qeshin duke treguar “bemat”: dhe as nje gjemb ne kembe nuk u ka hyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
  • Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, avokati: Asnjë prej tyre nuk i përket Veliajt
  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  2. ¿? on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  3. 1thundrak on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?
  4. ¿? on Përse u largua Ministrja e Shëndetësisë? Zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  5. ¿? on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?