Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
KronikeLajmi i fundit

Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit

Published: October 28, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e të mërkurës, rreth orës 08:30, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.

Prania e saj në ambientet e SPAK-ut ka ardhur me qëllim që t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e fazës së hetimeve paraprake dhe transferimi i dosjes penale për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Publicitet -

Ndaj ish-numrit dy të qeverisë rëndojnë një sërë akuzash të rënda, të ngritura pas një periudhe të gjatë hetimesh. Balluku është marrë e pandehur për një spektër veprash penale që përfshijnë: Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, e kryer në nëntë raste. Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsion i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë. Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave privatë, i kryer në dy raste. Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Pavarësisht rëndësisë së funksioneve që ka mbajtur dhe natyrës së rëndë të akuzave me të cilat përballet, procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministres do të zhvillohet me atë në gjendje të lirë. Ndaj saj nuk është caktuar ndonjë masë shtrënguese paraburgimi.

​Ky epilog procedurial ngre pikëpyetje të thella mbi ekuilibrin e sistemit. Opinioni publik nuk mund të mos bëjë krahasimin e pashmangshëm me qytetarët e thjeshtë apo zyrtarët e niveleve më të ulëta, të cilët për shkelje shumë më të vogla, si ndërtimet pa leje apo raste të shkeljeve ekonomike (kemi patur edhe rastin e “një arke me peshk”), kanë përfunduar menjëherë pas hekurave me masën e paraburgimit. Pse për funksionarët e lartë shtetërorë liria është rregull, ndërsa për shtetasit e zakonshëm ajo bëhet përjashtim?

Përgjigjja e këtij kontrasti duhet kërkuar te mburoja e fortë politike. Që prej nisjes së hetimeve ndaj Ballukut,  kryeministri Edi Rama ka ndjekur një linjë të qartë mbrojtjeje institucionale dhe retorike.

Kjo mbështetje e hapur politike krijoi një mesazh të dyzuar në shoqëri. Nga një anë, pranohet ekzistenca e SPAK-ut si një produkt i reformës, nga ana tjetër, trajtimi me “doreza kadifeje” i Ballukut në listat e të pandehurve dëshmon se pushteti politik ruan ende mekanizma ndikimi ose mbrojtjeje.

Nëse drejtësia e re dëshiron të fitojë besimin e qytetarëve, ajo duhet të garantojë se pesha e ligjit është e barabartë për të gjithë, qoftë ky një qytetar i thjeshtë pa mbrojtje politike, apo një ish-zëvendëskryeministre e mbuluar nga ombrellat lajle lule kryeministrore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Minushja says:
    October 28, 2026 at 10:03 am

    Gjynah qe e hoqen edhe nga pozicioni si zv-k/ministre dhe te vidhte akoma se nuk ka arritur ti mbushi te gjitha bankat me llogari bankare me parate qe i ka grabitur popullit dhe nuk ka blere akoma vila ne te gjithe shtetet e botes. Ne flasim per drejtesi, drejtesi eshte kjo? Kjo qe po bene drejtesiam SPAK-u, eshte nje maskarallek dhe tregon me se miri kapjen e tij nga politika dhe eshte i korruptuar plotesisht TURP per kete trupe te SPAKUT qe paguhen me taksat e nje populli qe zvarritet rrugeve te tiranes per ndryshimin e fukarallekut dhe keta i lene hajdutet te livadhisin neper kembet tona dhe te vazhdojn normalisht grabitjen e asaj cfare ka mbetur akoma.

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2026 at 10:20 am

    Sa bukur i thote Ato llafet:Autoriteti Aero Portual,Systemet fotovoltaike.
    Vilat e kesaj (kur ishte drejtoreshe,jo kryerministre),jane kusure,qindarka,bakshishi,.,Shifni tunelin e Llogarase,Nuk ka hekur,,Ja ka plasur ne sy supervizori grek.Tuneli Murrizit nuk ka hekur,.Ja ka deklaruar me shkrim ne kete gazete,inxhinjeri,qe po kryente punimet dhe u arratis nga frika Pronareve Mafioze.Sa Lote ka unaza Tiranes,aq Pronare Mediash gjen brenda.
    Ato,qe i ka bere kjo Edvinit,nuk ja ka bere asnje burre.

    Reply
  • ANA says:
    October 28, 2026 at 10:21 am

    Dhe pavaresisht akuzave te renda-ajo do te gjykohet e lire dhe do te vazhdoje te jete deputete,sepse keshtu vendosi politika,e jo drejtesia.Megjithate,presim qe gjykata ta trajtoje ceshtjen me seriozitetin dhe ashpersine e duhur qe i mundeson ligji;heret a vone,e verteta del ne shesh,sado qe ish zevendeskryeministrja dhe koleget e saj ne grup perpiqen ta erresojne ate.

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    October 28, 2026 at 10:39 am

    Do gjykohet e lire…ajo vetem ne tenderime i ka ato te shkreta shperdorime,
    e ato shkojne shume-shume ne afro 1.1 miliard Euro kudo ku kane firmen e saj.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 28, 2026 at 10:49 am

    Po s’i mos gjykohet e lirë
    Gjithë kjo ëmbëlsirë
    Me fytyrë mjalti
    Me shpirtin e dlirë?

    Demo mund ta shajë
    Ashtu edhe unë
    Si dhelprat me rrushtë
    Ajo: Më hëngshi munë!

    Kur më shihni në foto
    Ti Demo e Fjala
    Thoni të vërtetën
    Nuk iu ngrihet ngjala?

    Thoni të vërtetën
    Ju qena me jargë
    Shihni kofshën time
    Apo ndonjë targë.

    Kur dëgjoni zërin
    Timin-sigurisht
    Thotë-Belinda ime
    Këtu në Ziçisht.

    Reply
  • Martin says:
    October 28, 2026 at 11:08 am

    Perfundimisht Korrupsioni po bashkejeton edhe me Sistemin e Drejtesise. Me vjen keq se pas 20 vjet ne emigracion pata shprese te kthehesha ne Shqiperi.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 28, 2026 at 11:21 am

    Monolog i Belindës

    Ju milet i çartallosur
    Shpirtzinj e injorantë
    Kujtoni se s’jeni minj
    Por iu duket vetja: Elefantë!

    Jua ka treguar historia
    Po ju jeni tutkunë
    Kur ju bëheni bashkë
    Jeni më keq se majmunë.

    Kur jini në turma
    Ju o fundërrina
    E tregoni veten
    Sa iu vlen lëkura.

    Gjyshi im i urtë
    Beqiri besnik
    I dha shpirtin Enverit
    Si një qukapik.

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2026 at 1:01 pm

    Eshte njeriu,qe e ben edhe SPAKUN,edhe Shtetin,edhe Institucionin.Ishte Altin Dumani ,qe hapi dyert e burgut per qeveritaret e korruptuar.Klodian Braho nuk ka KELLQE per ate pune. Merret me drejtoret e Ballukut,.Merret me gjurmet,kur Ulkonja shqyen akoma.Dergo Flete Arrestin me Akuzat e reja ne Parlament.Kjo eshte puna jote Klodian Braho!.
    Banda Edi Rama Parlamentit n`dac t`ja heqin imunitetin,n`dac ta mbajne,por me Ballukun po hikin te gjithe.
    Studentet me popullin po u vene flaken.

    Reply
  • Qytetar says:
    October 28, 2026 at 2:54 pm

    Si ne burg, si jashte burgut ne e dime tashme se ç’jane Balluket – jane ca “mut-muter”… Qe te jem i sinqerte, une dua burg per ta. Megjithate , per mua me e rendesihmja eshte t’ju marrin gjithe parate dhe ti lene me gishte ne goje. Te gjitha fare…. dhe te jetojne me qira ne bodrumet e shallvareve… plehrat…

    Reply
  • 1thundrak says:
    October 28, 2026 at 4:47 pm

    Baxhellski program

    Reply
  • Mentori says:
    October 29, 2026 at 4:53 am

    sa bukur të jesh qytetar i këtij vendi të bekuar, ku prej plot 36 vitesh dyshja e përhershme blu-e-kuqe punon me vetëmoim që ti të mos lodhesh duke mbajtur mbi supe barrën e rëndë të dinjitetit njerëzor.
    ​Pse të të prishë punë një koncept kaq i vjetruar, kur mund t’ia lësh gjithçka në dorë oligarkëve dhe miqve të pushtetit? Falë ligjeve tona antipopullore, çdo pasuri e paligjshme ka gjetur strehë te ata që nuk njohin kufij, ndërsa ty të është dhuruar statusi më i lakmueshëm: ai i shërbëtorit krenar në vilat e padronëve të tu, ku njeriu nuk është më qenie me të drejta, por një taksë e gjallë pune.
    ​Bravo! Edhe pak dhe do të jemi skllavi i parë në histori që duartroket me entuziazëm litarin e vet!

    Reply
    • K R says:
      October 29, 2026 at 5:28 am

      Bravo!

      Reply
  • Shqiptar says:
    October 29, 2026 at 6:10 am

    Po gjyqi Saliut kur behet?
    Ligji njesoj per te gjithe !!??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë kemi menduar për të varfërit”: Çfarë thonë shifrat e raporteve të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. L on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  2. demo on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Vlora 97 on VIDEO: “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027, PD largohet nga salla
  4. Albatros on VIDEO: A është normale?
  5. Jimi on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?